Ish-gjyqtarja e Elbasanit mjaft e përfolur Pajtime Fetahu është një nga njerëzit e drejtësisë që akuzohet nga SPAK për korrupsion në shumën 11 mijë euro plus një monedhë flori që dyshohet se ka marrë nga Mikael Kamami dhe bashkëpunëtori i tij, Arzen Mama, djali i “Dine Çamit”.
Vetë gjyqtarja Fetahu, e cila thirrej me nofkën “Komshia”, nuk del në asnjë komunikim të drejtpërdrejtë me anëtarët e kësaj organizate, as rezulton të jetë përdoruese e aplikacionit “Sky”, por SPAK i kanë mjaftuar disa komunikimi të bëra në “Sky” mes Arzen Mama, sekretares Denada Toda dhe Mikael Kamamit, që të çojë në “arrest shtëpi” ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Edhe pse jo komunikuese direkte, SPAK thotë se ka evidentuar dy raste ku Pajtime Fetah ka marrë nga Mikael Kamami, nëpërmjet Arzen Mama, shumën monetare prej 10 mijë euro, 1 mijë euro në rastin e dytë dhe një monedhë floriri në rastin e tretë, në shenjë dhurate për nder të lindjes së mbesës së saj, pasi Pajtimja ishte bërë gjyshe.
Por nga ana tjetër në bisedat e zhvilluara mes dy anëtarëve të organizatës kriminale, ata flasin se Pajtimja i ka kërkuar Arzen Mama, që ti lejë një aparat telefonik.
Edhe sipas bisedave del qartë se Pajtimja takohej me Arzen Maman në ambientet e shtëpisë së saj dhe merrte informacion nga grupi “Çopja” me emrat konkretë si Nuredin Dumani, Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku.
Por gjatë kësaj kohe, kur Pajtimja ka mbyllur në burg Erjon Alibej, një muaj më pas në muajin Tetor 2020, hapet një thashetheme sikur ishin lëshuar disa masa arrestimi për Mikael Kamamin, Hajdar dhe Franci Çopjan për ngjarjen e masakrës së trefishtë në Bradashesh.
Për këtë lajm në 13 Tetor 2020, Franc Çopja bisedon në “Sky” me Mikael Kamamin në lidhje me disa masa arresti që janë nxjerrë për ngjarjen tek “Dervishi”, duke ju referuar ngjarjes së ndodhur në 29 dhjetor 2018 ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dilgjeri dhe miku i tyre, turku Erdal Dyranaj.
Në komunikim e sipër mbi problemin e urdhër-arresteve Franc Çopja i dërgon mesazh në “Sky” Mikael Qosjas me përmbajtje si më poshtë vijon duke përmendur emrin e një prokurori: ”…po prap ky K… vetë duhet ta dinte, apo i kanë sjell ato të Tiranës? Po i solli, po tek K… do shkoj…”.
SPAK thotë se gjyqtarja Pajtime Fetah për shkak të pozicionit të punës ka marrë vendime, të cilat më pas ia ka bërë me dije Mikael Kamamit, nëpërmjet Denada Todes dhe Arzen Mama.
Gjithashtu Pajtime Fetahu ka informuar Mikael Kamamin në lidhje me të dhënat që ajo i ka mësuar për shkak të detyrës si dhe vendimmarrjes së saj mbi çështjen që ka patur në gjykim.
Në 18 shtator 2020 Pajtime Fetahu, ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë, duke caktuar masën e “arrestit në burg” për Erion Alibej dhe këtë vendimmarrje të saj ia ka përcjellë Mikael Kamamit, përmes sekretares Denada Toda dhe Arzen Mama.
Gjithashtu, Pajtime Fetah, i është kërkuar nga Mikael Kamami nëpërmjet Arzen Mama, që ajo të ndikojë dhe të ndihmojë në lehtësimin e pozitës penale të dy anëtarëve të grupit “Çopja”, Ervis Daka alias “Dragoviçi” dhe Altin Kamami.
Në 14 gusht 2020, kohë kur Elbasani vlonte nga vrasjet seriale Mikael Kamami i ka kërkuar Arzen Mama që të shkojë tek “komshia”, Pajtime Fetah, dhe ti japë mbiemrin e personit.
Më pas Arzen Mama informon Mikael Kamamin se vajza e Pajtimes, M.Fetah e ka marrë letrën. Më tej Mama i thotë Mikaelit, se “komshija” nuk ka dijeni për deklarimet, pasi prokurori i çështjes nuk i ka vendosur në dosje që të mos dalë sekreti hetimor.
Po në 18 Gusht, Mikael Qosja informon Arzen Mama se “komshija” ka prerë fletën e arrestit për Erjon Alibej, lidhur me vrasjen e Emilajno Ramazanit dhe Regis Runaj. Në lidhje me këtë fakt i tregon Arzenit se ka marrë konfirmimin nga Denada Toda, motra e viktimës Regis Runaj.
Në vijim Arzen Mama informon Mikael Kamami se “Mara” nuk e ka takuar dot komshijen. Mikael Kamami, i tregon Arzen Mama se është i sigurt që e ka bërë “komshia” arrestimin.
Më pas, Arzen Mama i ka kërkuar Mikael Kamamit që t’i japin sa më shumë informacione “komshies” (Pajtime Fetah), pasi duhen prova që të arrestojnë Nuredin Dumanin.
Arzen Mama, i ka treguar Mikael Kamami se gjatë diskutimit që ai ka patur me “komshien” ajo i ka thënë se “Vis Korçarit” i kanë dalë tabulatet telefonike në Ksamil, kur është ekzekutuar Emiljano Ramazani, duke hequr dyshimet e grupit “Çopja” se në këtë ngjarje kishte marrë pjesë “Vis Korçari”.
Më pas Arzen Mama i dërgon Mikael Kamamit, mesazhet me këtë përmbajtje: “…Unë për ju kam fut me themel më tha, do ti shuaj ato, edhe unë tha edhe prokurori”.
Më pas, Arzen Mama i tregon Mikael Kamamit se i ka thënë Pajtime Fetah se Mikaeli, e ka marrë vesh për urdhër-arrestin e firmosur nga ajo për Erion Alibej.
Mesazhet që Arzen Mama i dërgon Mikael Kamamit: “…Më shpejt e mori vesh për ty i thash, që firmose për atë (për Erjon Alibej)…”.
Pajtime Fetah, e ka pyetur Arzen Mamën se informacionin lidhur me arrestimin e Erjon Alibej, mos e ka marrë tek Denada Toda.
Arzen Mama, i tregon Mikael Kamamit se ka biseduar me “komshien”, të cilës i ka kërkuar që ajo të bisedoj me kryeprokurorin lidhur me mundësinë që Erion Alibej të porosisë ekzekutimin e ndonjë personi gjatë kohës që ndodhet në paraburgim dhe këtë t’ia faturoj personave të tjerë.
Në vijim të bisedave, Mikael Kamami i tregon Arzen Mama se mund të ketë folur dhe dikush tjetër për ngjarjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.
Arzen Mama informon Mikael Kamami se nëse do ishte e vërtetë do e kishte firmosur “komshija” (Pajtime Fetah), pasi ajo e ka dosjen deri në fund të hetimeve.
Gjithashtu, Arzen Mama i tregon Mikael Kamami se “Komshija” (Pajtime Fetah) vendimin tek “Krymi” (arrestimin e shtetasit Erjon Alibej) e ka bërë për 30 minuta me vendim të shkurtuar pa sekretare pa asnjë gjë.
Ndërkohë më 20 shtator 2020, Arzen Mama i ka treguar Mikael Kamami se e ka takuar shumë pak komshien (Pajtime Fetah), me të cilën ka biseduar për problemin e Ervis Dakës alias Dragoviç i cili ishte i arrestuar për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
Pajtime Fetah, i ka thënë Arzen Mamës se nuk duhet të bëjnë lëvizje në qytet dhe se të nesërmen do takojë prokurorin.
Më 24 shtator 2020 Arzen Mama informon Mikael Kamami, të cilit i thotë se nesër në darkë do takoj komshien (Pajtime Fetah) në shtëpi dhe se do të marrë informacione për persona të cilët kanë ndihmuar grupin e Erjon Alibej.
Mikael Kamami, i tregon Arzen Mama se personi i cili ka siguruar makinat për vrasjet është Irfan Azisi nga Poshnja e Beratit. Që në fakt ky është miku i ngushtë i Talo Çelës dhe njeriu që Talo i bëri atentat pasi dyshonte se makina për vrasjen e vëllait të tij Bujar Çela, ishte shitur nga Irfan Azisi.
Më 25 shtator 2020, Arzen Mama i tregon Mikael Kamami se në darkë do ta takoj komshien (Pajtime Fetah) dhe i kërkon Mikaelit, që të mbaj telefonin afër.
Në vijim, Arzen Mama informon Mikael Kamamin se Pajtime Fetah, i ka dhënë emrin prokurorit, emrin e Ardjan Çollakut. Ky person është vrarë në muajin Tetor 2021 në Elbasan së bashku me Lulzim Bitrin, vëllain e Eljo Bitrit.
Gjithashtu Kamami, i ka kërkuar Mamës të bisedoj me komshien (Pajtime Fetahu) pasi Altin Kamami e ka gjyqin me është më mirë që mos të paraqitet në gjyq, pasi mund ta godasë ndonjë person ta ekzekutojë.
Arzen Mama i ka treguar Mikael Kamamit se nesër do takoj Dhuratën dhe do ti thotë që nuk vjen dot Altini në gjyq.
Më pas Arzen Mama informon Mikael Kamami, të cilit i thotë se xhaxhi (Abedin Mama) e ka takuar komshien (Pajtime Fetah) dhe se i ka thënë për Altin Kamamin.
Në vijim, Arzen Mama i ka kërkuar Mikael Kamamit nëse do t’i japin ndonjë pagesë komshies (Pajtime Fetah) pasi e ka takuar për Altin Kamamin dhe do ja mbylli.
Arzen Mama e ka pyetur po për “Merini” dhe të tjerët do japin gjë pasi po i bëjnë dhe kto gjërat e tjera. Në vijim Arzen Mama ka informuar Mikael Kamamin se “komshia” nesër do nxjerrë në kërkim policor Nuredin Dumanin lidhur me ngjarjet që hetohet Erjon Alibej dhe do hetohen në një çështje.
Po ashtu sipas tij, “komshia” i ka kërkuar Arzen Mamës mos të lajmëroj njeri lidhur me shpalljen në kërkim të Nuredin Dumani dhe mos të bëj asnjë lëvizje pasi do ti mbylli të gjithë në burg.
Në vijim të bisedave Mikael Kamami i ka kërkuar Arzen Mamës t’i dërgojë 10.000 Euro komshies (Pajtime Fetah) lidhur me ndihmesën që po bën.
Nga bisedat evidentohet se Arzen Mama i ka dërguar 10.000 Euro në shtëpi gjyqtares Pajtime Fetah. Mikael Kamami e pyet Arzen Mamën nëse ju bë qejfi komshies? (Pajtime Fetah). Arzen Mama i ka dërguar mesazhin:
”…Po ça thua e lale, më tha mua do më japi 1000 mijë euro i thash un ca thua, nuk dua asgjë këto janë të tuajat. U zuna aty në shtëpi me atë Jo i thash ca thua, Këto janë të tujat…”.
Ndërkohë në 2 tetor 2020, Arzen Mama ka informuar Mikael Kamamin se po pret të takoj komshien (Pajtime Fetah). Mikael Kamami i ka kërkuar Arzen Mamës ti kujtoj komshies (Pajtime Fetah) se kanë gjyqin në Elbasan, “Visi”, “Rreli” dhe “Meti” për çështjen e policit.
Por gjatë kësaj kohe kur Erjon Alibej është arrestuar dhe ndodhej në burg, në muajin Tetor 2020 hapet një thashethem sikur ishin lëshuar disa masa arrestimi për Mikael Kamamin, Hajdar dhe Franci Çopjan për ngjarjen e masakrës së trefishtë në Bradashesh.
Për këtë lajm në 13 Tetor 2020, Franc Çopja bisedon në “Sky” me Mikael Kamamin në lidhje me disa masa arresti që janë nxjerrë për ngjarjen tek “Dervishi”, duke ju referuar ngjarjes së ndodhur në 29 dhjetor 2018 ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dilgjeri dhe miku i tyre, turku Erdal Dyranaj.
Mikael Kamami përmes një foto, informon Francin se personi me emrin “Dhurata”, ka informuar personin me emrin “Nada”, se do të ketë 5 urdhër-arresti për vrasjen e trefishtë në Bradashesh.
Franci i thotë Mikaelit se atë e tremb më shumë ngjarja e “Dervishit”, duke i shkruar: “…Tani mua ma shumë më tremb ngjarja e Dervishit…”.
Në vazhdim Mikael Qosja vijon ti shkruajë Franci në “Sky”, ku ky u fundit i thotë se mos po bëjnë lojë të dyfishtë personat Franc ii referohet me nofkën “Lupeni” dhe “Milan”.
Në vijim i Franci i tregon Mikael Qosja se “Lupeni” i ka thënë Francit 3 ose 4 ditë përpara që do arrestohet “Krymi” Erjon Alibej si dhe kur ka fol nusja e atij Xhuljano Hoxhës, “Lupeni” i ka thënë Francit: “…e gjetën atë që donin…”.
Në komunikim e sipër mbi problemin e urdhër-arresteve Franc Çopja i dërgon mesazh në “Sky” Mikael Qosjas me përmbajtje si më poshtë vijon duke përmendun emërin e një prokurori në Elbasan.
Sipas Mikael Qosja, dosja e vrasjes së trefishtë në Bradashesh ndodhet ende në prokurorinë e Elbasanit dhe se sipas tij për Mikaelin, Francin dhe Hajdar Bakon nuk ka asnjë provë, vetëm hamendësime.
Për çështjen e 5 urdhër-arresteve ndaj grupit Çopja dhe Talo Çelës ishte publikuar dhe një lajm në media, dhe gjatë komunikimit në “Sky” mes Hajdar Çopjas dhe Talo Çelës ai garanton këtë të fundit se është lajm i rremë, lajm kot.
“…të shofim nesër ça do thonë, por deri tani me çin kemi fol na kanë thanë është lajm kot. Të faqa e policisë nuk është ky lajm…”-i thotë Hajdar Bako, Talo Çelës./Ora News