• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministria e Mjedisit thotë se mbetjet toksike janë të Kurum

10:53 : 21/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Teksa vijon puna për lokalizimin e dy anijeve që dyshohet se transportojnë ngarkesë me mbetje të rrezikshme që janë nisur nga Porti i Durrësit, Ministria e Mjedisit ka dhënë detaje lidhur me ngarkesën që përmbajnë kontenierët. Ngarkesa ka vënë në alarm autoritetet në Tajlandë dhe jo vetëm, pasi dyshohet se është e mbushur me 816 ton pluhur të rrezikshëm nga filtrat e furrave të çelikut. Ka qenë qendra e specializuar “Basel Action Network” që ka denoncuar se ngarkesa me 100 kontenierë me mbetje industrialo-elektronike kishte kaluar në Durrës.

Mbetjet toksike të cilat kaluan nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, mbi të cilat po hetojnë autoritet shqiptare bashkë me Olaf, janë nisur nga impianti ‘Kurum’ pranë metalurgjikut në Elbasan. Ministria e Mjedisit ka deklaruar se mbi çështjen po heton edhe prokuroria shqiptare. Në reagim sqarohet se kontenierët përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan dhe janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS.

‘Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS.’- thotë ministria e Mjedisit për Report Tv.

“Në përgjigje të interesimit tuaj në lidhje me dyshimet mbi transportin e parregullt të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga procesi teknologjik, sqarojmë se për këtë rast Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka dhënë asnjë autorizim dhe si rrjedhojë kompania nuk ka paraqitur të dhëna mbi destinacionin e ngarkesës. Sa më sipër, ju informojmë se institucionet ligjzbatuese shqiptare janë angazhuar që në sinjalizimin e parë të këtyre dyshimeve dhe kanë kryer veprime hetimore të përbashkëta me Zyrën kundër mashtrimit të Bashkimit Evropian (OLAF) si dhe kanë referuar rastin pranë organeve të prokurorisë. Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS. Në vijim, këto njësi kontejnerike, në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC, dyshohet se janë transportuar drejt Portit të Triestes përmes anijeve kontejnerike ndërkombëtare. Në këtë port të Bashkimit Evropian njësitë kontejnerike nuk kanë qënë objekte kontrollesh dhe janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre duke u transportuar në anije të operuar nga një tjetër operator i mirënjohur ndërkombëtar (Maersk), me destinacion Azinë Juglindore. Vlen të theksojmë se konventat ndërkombëtare, dhe legjislacioni vendas i përputhur me to, parashikojnë një serë detyrimesh për prodhuesit dhe transportuesit e mbetjeve të tilla. Zbatimi i këtyre detyrimeve është gjithashtu objekt i hetimeve në proces. Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojnë prej vitesh me protokolle shumë të rrepta për sa i përket autorizimeve të përpunimt dhe transportit të mallrave të rrezikshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare përkatëse. Për më tepër kjo gatishmëri e institucioneve tona kombëtare është verifikuar dhe çertifikuar edhe nga inspektime të vijueshme ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit, duke e renditur Shqipërinë si një vend të sigurt. Institucionet shqiptare mbeten në kontakt dhe bashkëveprim me partnerët evropianë për kryerjen e hetimeve të plota dhe transparente të të gjitha rrethanave dhe të të gjithë hallkave logjistike që kanë kryer këtë transport të dyshuar nga Europa në Azinë Juglindore,” u përgjigj ministria e Mjedisit për Report TV.

Por kush është kompania turke ‘Kurum’ nga skandali financiar për tjetërsimin e aseteve, tek zjarri që përfshiu Elbasanin në 2023?

Lexo edhe:

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

Më 26 Tetor 2021 u zbulua se kompania turke, në burimin kryesor ka fshehur procedurat e falimentimit duke u përfshirë në një skandal financiar për tjetërsimin e aseteve në mënyrë që t’i shpëtonin sekuestrimit në vendin amë. Bazuar në një artikull të “Pamfletit” shkruhet se për llogari të mashtrimit të kompanisë mëmë në Turqi, ‘Kurum’ në Shqipëri ka hartuar bilance të rreme në 5 banka të nivelit të dytë në vendin tonë, duke u marrë 210 milionë euro kredi.

Lëvizja u mësua nga mediat turke, madje ‘SABAH’ bëri dhe një investigim lidhur me kreditë e marra, por jo vetëm që askush nuk u vu në lëvizje, madje ‘Kurum’ vazhdoi me mbledhjen e metaleve dhe prodhimin e hekurit në vendin tonë. Ndërkohë që në Turqi ka nisur një proces masiv penal ndaj drejtuesve të Kurum, të cilët akuzohen për pastrim parash, mashtrim me pasoja të rënda etj.

Më 18 mars të vitit 2022, “Reporter.al” investigoi sigurinë në punë pikërisht në këtë kompani. Sipas të dhënave të Inspektoriatit të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, nga viti 2015 deri në korrik të vitit 2021, në Elbasan janë regjistruar 19 aksidentë në punë në sektorin e industrisë së rëndë. Pavarësisht se u sanksionuan me gjobë, sërish duket se asgjë nuk ndryshoi.

Etiketa: Kürümligjimbetjet toksikeministria e mjedisit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

17:49 : 14/10/2025
AKTUALITET

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025
AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Zhupa depoziton në Kuvend projekt-ligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore

18:24 : 29/09/2025
Para

Detaje/ Bashkëshortja pranoi tradhtinë me Kostën, Goxhara i iku dy policëve pasi kreu plagosjen

TË GJITHA

Dita e pestë e grevës së urisë në Marinzë: Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve

10:05 : 19/10/2025

Irani shpall përfundimin zyrtar të marrëveshjes bërthamore 10-vjeçare

09:56 : 19/10/2025

Sot, 22-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare që fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqen

09:49 : 19/10/2025

Maratona e Tiranës/ Akset rrugore ku do të ketë bllokim dhe kufizim të qarkullimit

09:24 : 19/10/2025

Arrestimi i Ulian Barjamit/ Avokati LLangozi publikon audion e seancës

09:10 : 19/10/2025

Arrestimi i avokatit në Elbasan, Dhoma e Avokatisë: E paprecedentë. ILD dhe KLP të veprojnë urgjentisht

09:03 : 19/10/2025

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

08:35 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com