• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

U dhunua nga motrat Berisha/ Klea Prenga tregon gjendjen në fytyrë pas dhunës

15:37 : 20/08/2024
në SHOW BIZ, VIDEO

Blogerja Klea Prenga ka publikuar për herë të parë disa foto në rrjetet sociale, ku ka treguar gjendjen e saj pas dhunimit brutal nga motrata Antonela dhe Mariela Berisha mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant të kryeqytetit, duke i thyer shishen e qelqit në fytyrë.

Në fotot e publikuara nga Klea duket se gjendja është përmirësuar goxha edhe pse shenjat duken ende aty dhe po kurohet.

“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses.”, shkruan ajo duke shkëputur një frazë nga bibla.

Vlen të theksohzet fakti se pas ngjarjes së rëndë, Policia e Tiranës i shpalli në kërkim dy motrat Berisha, por deri më tani ato vazhdojnë të jenë ende në arrati.

Lexo edhe:

Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

Dhunimi i efektivit të Rrugores në Kukës, Policia shpall në kërkim një prej autorëve

Burime për mediat bëjnë me dije se zyrtarisht, sipas TIMS, Antonela dhe Mariela Berisha nuk janë larguar jashtë vendit, pavarësisht thashethemeve se mund të fshiheshin në Dubai.

Gjithashtu, mësohet se janë sekuestruar dy automjete të përdorura prej tyre. Njërën makinë dy motrat e kanë pasur natën e ngjarjes dhe pas dhunimit barbar të 24-vjeçares kanë lëvizur nga restoranti drejt banesës së tyre te zona e Rrugës së Kavajës në Tiranë, dhe me makinën tjetër u larguan nga banesa në drejtim të paditur.

Makinat u identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe u sekuestruan nga policia. Makinat kanë qenë në përdorim të personave të tjerë, miq të motrave.

Prokurori e Tiranës ka nxjerrë urdhër-arresti për akuzën e plagosjes së rëndë kryer në bashkëpunim.

Antonela Berisha duket e pashqetësuar si nga ngjarja e rëndë, por edhe nga fakti se është në kërkim nga Policia, pasi ajo vazhdon të reklamojë veshjet e butikut të saj në rrjetet sociale.

Dyshohet se shkaku i sherrit mes vajzave të ashtuquajtura “VIP-e”, ka qenë një ndërhyrje në çift. Pak kohë më parë, Mariela Berisha është ndarë nga partneri i saj, biznesmeni Mir Pepa, me të cilin ka edhe një djalë.

Ky i fundit dyshohet se kishte krijuar një romancë të re me blogeren Klea Prenga dhe ky dyshohet se ka qenë shkaku pse motrar Berisha e dhunuan atë brutalisht.

Ngjarjen ka qenë vetë Klea Prenga e cila e ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi edhe pamjet e rënda të të çarave në fytyrë.

“Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme. Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.

Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyhet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde. Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore. Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia, sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.

Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti. Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur”, shkruan Klea Prenga në postimin e saj.

Etiketa: antonela berishadhunimiklea prengamariela berishamir pepa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

17:07 : 08/05/2025
AKTUALITET

Dhunimi i efektivit të Rrugores në Kukës, Policia shpall në kërkim një prej autorëve

20:51 : 06/05/2025
AKTUALITET

Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër

19:29 : 26/04/2025
AKTUALITET

Dhunimi i faturistes së OSHEE, arrestohet 39-vjeçari që ndihmoi autorin të arratisej

22:01 : 25/04/2025
AKTUALITET

Dhuna ndaj Klea Prengës, shtyhet seanca për motrat Berisha

12:04 : 24/04/2025
AKTUALITET

Dhunuan hetuesit e BKH-së, Gjykata lë në burg nipat e Agron Kapllanajt

11:28 : 18/04/2025
Para

Krimi në vend/ Sociologu: Në Shqipëri mungon komunikimi

TË GJITHA

Zogjtë nuk votojnë, por mund të rrëzojnë një avion

19:40 : 08/05/2025

Kush është Robert Francis Prevost, Papa amerikan i parë në historinë e Kishës Katolike

19:37 : 08/05/2025

Berisha uron Papën e ri: Suksese në misionin e tij hyjnor

19:32 : 08/05/2025

Zbulohet EMRI, një amerikan zgjidhet Papa i ri i Kishës Katolike

19:26 : 08/05/2025

LaCivita rikthehet në fushatën e PD: Ne kemi besim te Berisha, ka ardhur koha të rrëzoni Ramën

19:19 : 08/05/2025

Xavi flet për të ardhmen si trajner: Do të doja shumë të punoja në Premier League

19:14 : 08/05/2025

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com