• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Volumet e tregtimit të valutës u rritën 30%, prurje nga turizmi dhe pasuritë e paluajtshme

10:31 : 19/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Volumet e tregtimit në tregun valutor vendas u rritën ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e vëllimeve të tregtimit u përshpejtua në 30% në tremujorin e dytë, nga 16% që ishte në tremujorin e parë të vitit dhe 11.5% vitin që kaloi.

Rritja e volumeve të tregtimit nënkupton kryesisht një rritje të flukseve valutore hyrëse në ekonominë shqiptare. Besohet se këto prurje janë të lidhura kryesisht me turizmin dhe investimet në tregun e pasurive të paluajtshme nga individë të huaj ose shqiptarë jorezidentë në Shqipëri.

Kursi i këmbimit është mbiçmuar në tremujorin e dytë të vitit, pas ecurisë së qëndrueshme të shfaqur në tremujorin e parë. Kursi euro/lek rezultoi mesatarisht 101.5 në muajin prill dhe 100.4 në muajt maj e qershor, nga 104.0 që ishte në dy tremujorët paraardhës.

Gjatë muajit korrik, ai është shfaqur i qëndrueshëm pranë mesatares së dy muajve të mëparshëm. Banka e Shqipërisë vëren se krahasuar me një vit më parë, shpejtësia dhe masa e mbiçmimit të vërejtur deri tani gjatë këtij viti janë ndjeshëm më të ulëta. Për pasojë, mbiçmimi vjetor i kursit euro/lek është zvogëluar në tremujorin e dytë, duke zbritur në 6.4% në qershor e më tej në 2.8% në muajin korrik, nga 9.4% që ishte në fund të tremujorit të parë të vitit.

Lexo edhe:

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

Megjithatë, frenimi i mbiçmimit të lekut tremujorin e dytë dhe fillimin e tremujorit të tretë i detyrohet në një masë të madhe ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, që ka kryer rregullisht blerje të valutës për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të monedhës vendase.

Objektivi i Bankës së Shqipërisë ka qenë mbajtja e kursit sipër kufirit psikologjik të 100 lekëve. Megjithatë, edhe ky kufi u thye gjatë muajit gusht, sapo banka qednrore e liroi kontrollin mbi kursin e këmbimit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të premten euro u këmbye me 99.81 lekë, ndërsa të enjten pati arritur nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, me 99.79 lekë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, Banka e Shqipërisë është tërhequr nga ndërhyrjet në tregun valutor këtë muaj dhe kjo ka bërë që euro të bjerë gradualisht poshtë kufirit të 100 lekëve.

Në harkun e pesë viteve të fundit, kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë me afërsisht 18%. Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo rënie i detyrohet kryesisht rritjes së shpejtë të sektorit të turizmit dhe rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme.

Forcimi i lekut e ndihmoi ekonominë shqiptare të përballonte me pasoja më të zbutura valën inflacioniste të vitit 2022. Gjithashtu, forcimi i lekut në përgjithësi vlerësohet të ketë luajtur një rol pozitiv në stabilitetin financiar, duke rritur aftësinë paguese të huamarrësve në euro, me të ardhura në lekë. Por, nga ana tjetër, leku më i fortë ka dhënë efekte të dukshme negative në sektorët eksportues të ekonomisë. / MONITOR

Etiketa: ekonomivaluta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

12:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

12:56 : 06/10/2025
AKTUALITET

Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin

15:21 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

10:52 : 01/10/2025
AKTUALITET

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

10:59 : 30/09/2025
AKTUALITET

Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi

15:01 : 29/09/2025
Para

Tentoi të dilte nga Shqipëria me 41.000 euro të padeklaruara, nis hetimi ndaj 50-vjeçares

TË GJITHA

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, roja i sigurisë: Kur Elvis Shkambi kaloi me armë, unë isha i sëmurë

10:08 : 09/10/2025

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025

Kryetarja e Bashkisë Mödling promovon librin e Fate Velajt

09:26 : 09/10/2025

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com