• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentat në Tiranë/ Polici plagos 45-vjeçarin, dyshohet se i ngacmonte partneren (EMRAT)

16:01 : 19/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një atentat me armë zjarri është regjistruar rreth orës 14:07 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku për pasojë mbeti i plagosur një person.

Burime bëjnë me dije se autori është shtetasi Erjon Goxhara, me detyrë efektiv policie, ndërsa “shënjestra” e atentatit ka qenë 45-vjeçari Lorenc Kosta.

Mësohet se Goxhara ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt Kostës, teksa këtë të fundit e kanë kapur më së paku dy plumba, duke e lënë të plagosur. 45-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Burime bëjnë me dije se Lorenc Kosta ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. Autori Erjon Goxhara ka qenë me një automjet tip “Mitsubishi” dhe i veshur me një bluzë të kuqe në mentin kur ka kryer atentatin dhe pas krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Lexo edhe:

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

Nga vëshgimi i kamerave të sigurisë në zonë është bërë i mundur lehtësisht identifikimi i tij dhe është shpallur në kërkim, ku blutë e kryeqytetit po punojnë për kapjen e tij.

Autori Erjon Goxhara

Sipas Policisë së Tiranës, krimi ka ndodhur për motive të dobëta. Nga hetimet paraprake mësohet se dyshohet se Lorenc Kosta i kishte ngacmuar partneren efektivit Erjon Goxhara dhe më pas ky i fundit ka ndërmarë aktin ekstrem duke i bërë atentat me armë zjarri.

Drejt vendit të ngarjes kanë shkuar forca të shumta policie, teksa në terren ka zbritur dhe drejtuesi i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Në një prononcim për mediat, Vocaj deklaroi se Goxharaj ka qenë jashtël shërbimit, teksa sipas tij, me shumë mundësi ai e ka kryer plagosjen me armën e shërbimit. Vocaj tha se ka komunikuar me Goxharaj dhe ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, teksa i bëri thirrje që të vetëdorëzohet.

“Probabiliteti është që ka qëlluar me armë e shërbimit. Motivet janë të dobëta. Mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtë, nuk tregon dashje për ta vrarë. Do të jenë ekzaminimet që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë. Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet.”, tha Vocaj.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në një prej zonave më të populluara të Tiranës, teksa qytetarët kanë dalë në rrugë të alarmuar pas të shtënave.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Etiketa: atentatiErjon Goxharakomuna e parisitLorenc Kostaplagosja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

09:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja brenda lokalit “City Lounge” në Tiranë, policia: Viktima u godit nga kolegu i tij, humbi jetën në spital

16:35 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Më bullizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vrasje (Emrat)

16:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Djali i Hysni Burgajt dhe djali i biznesmenit rrihen te Komuna e Parisit

13:55 : 24/09/2025
Para

Pushuesit largohen, moti i keq boshatis plazhet

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com