• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prapaskenat e deportimit, Dervishaj dhe Meçaj shkelën rëndë kushtet e lejes së qëndrimit në Dubai

10:09 : 16/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një konflikt me një shtetas të huaj që më pas solli dhe një denoncim në policinë e Dubait, se Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, do e vrisnin, ka bërë që policia e Emirateve Arabe të ndalojë me shumë urgjencë dy shqiptarët e shpallur në kërkim nga Shqipëria për “vrasje”, “tentativë vrasje”, “trafik kokaine”, “Shkatërrim i pronës me tritol”, “Sigurim kushte për të kryer vrasje” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Autoritet e migracionit në Policinë e Dubait, që nga dita e arrestimit kanë mbajtur në ambientet e një kampi për gati 1 muaj, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, deri në momentin kur dy ditë më parë ata janë deportuar me shumë urgjencë në drejtim të Shqipërisë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit autoritet në Dubai e kanë motivuar deportimin e Dervishaj dhe Meçaj, me faktin se ata kanë shkelur rëndë rregullat e qëndrimit në territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke kryer vepra penale në shoqërinë e tyre.

Për pasojë ata kanë vendosur ti deportojnë në shtetin e origjinës në Shqipëri, ku si Dervishaj dhe Meçaj, i presin dy procese penale të hapura nga prokuroria e posaçme SPAK.

Deportimi është kryer pa pritur një vendimmarrje nga Gjykata e Dubait, që shqyrton rastet e të drejtave të emigrantëve, të cilët kanë arritur të fitojnë lejen e qëndrimit.

Lexo edhe:

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

Por me sa duket një rol të rëndësishëm për deportimin e menjëhershëm në Shqipëri të Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, ka luajtur dhe marrëveshja e firmosur në muajin Prill 2024 mes ish-ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe Ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilën parashikuan deportimin e shqiptarëve që kërkoheshin nga Drejtësia në Shqipëri për vepra të rënda penale.

Të dy personat e deportuar ishin me leje qëndrimi në Dubai, duke pasur të drejtën ta shtynin atë dhe në vitet në vijim.

Në muajin Dhjetor 2020, Plaurent Dervishaj, u arrestua dhe më pas u lirua pasi SPAK në Shqipëri e kishte shpallur në kërkim për akuzën e Vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj, Artan Arsi dhe Klodian Saliu, ngjarje këto të ndodhura në muajin Shkurt 2005.

Por nuk kaloi shumë dhe sërish Plaurent Dervishaj së bashku me Julian Meçaj, shpallet në kërkim për vrasjen e shtetasit Andi Maloku, Vrasjen e mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasjen e babait të Andi Malokut”, Vjedhje, Trafik Kokaine etj.

Ndërkohë për vrasjen e Andi Malokut, dhe tentativën e vrasjes së Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit, pak muaj më parë u dënua me burgim të përjetshëm Redjan Rraja dhe me 35 vite burgim Ariol Halilaj.

Në mujin shkurt 2024 në Dubai arrestohet dhe më pas lirohet miku i tij, Julian Meçaj, i cili u pajis me leje qëndrimi.

Deportimi me shumë urgjencë nga Dubai i Plaurent Dervishaj dhe mikut të tij Julian Meçaj, solli tronditjen e parë të botës së krimit që qëndrojnë si rezidentë në “parajsën” e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjatë kësaj kohe SPAK, ishte në pritje të ekstradimit të Durim Bamit, një vrasësi me pagesë nga Nikla e Fushë-Krujës, por pak ditë më parë kjo procedurë “dështoi” dhe Durim Bami mundi të lerë qelinë duke qëndruar i lirë në kompleksin e tij të banimit.

Por një tjetër procedurë e përshpejtuar ishte në planet e SPAK dhe Policisë së Shtetit, të cilët prej 1 muaji kishin nisur negociatat për deportimin “top sekret” të dy emrave të njohur të botës së krimit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Në muajin qershor 2019, Julian Meçaj, Plaurent Devishaj dhe Bashkim Haxhia, i shpëtuan një atentati të mirëorganizuar në Sukth të Durrësit,teksa po udhëtonin me një automjet tip “Range-Rover”, kur u qëlluan nga dy persona në mënyrë të befasishme.

Kjo ngjarje vijon të jetë ende pa autor ndërsa dosja ndodhet në prokurorinë e Durrësit. Përplasjen më të madhe grupi i Plaurent Dervishaj e ka me grupin e Aleksandër Lahos (Rrumi) që bazën e veprimit e ka në Shijak.

Ndërsa në konflikt Dervishaj është dhe me grupin e Xhevdet Troplinin e njohur si “Poja” si dhe me vetë grupin shoqëror ku ai aderonte të ish-kunatit të tij, Lulzim Berisha, i cili pritet të ekstradohet shumë shpejt nga Spanja në Shqipëri./ Ora News

 

Etiketa: depertimDubaiJulian MeçajlejePlaurent Dervishaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

13:29 : 13/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

13:04 : 09/05/2025
AKTUALITET

Arrestohen në Dubai 3 kriminelë të bandës së Talo Çelës (EMRAT)

08:34 : 08/05/2025
AKTUALITET

Vrasësi i Renato Hoxhaj është rumun, ja roli i Alesio Dobrozit në krim. Porosia u dha nga Dubai

21:00 : 06/05/2025
AKTUALITET

Dosja e të penduarit, vrasjet e Vlorës me porosi nga Dubai

16:01 : 05/05/2025
AKTUALITET

U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc Çapjan

10:35 : 05/05/2025
Para

Basha i përgjigjet Metës: Ke përdorur pushtetin e demokratëve për të fuqizuar veten dhe Ramën

TË GJITHA

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

18:19 : 13/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

18:15 : 13/05/2025

Pezullohet mbrojtësi, titullari i Juventusit mbyll sezonin

18:13 : 13/05/2025

Legjenda gjermane: Bayern nuk do të paguajë 150 mln euro për Wirtz, harrojeni!

18:00 : 13/05/2025

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025

SHBA dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshjen prej 600 miliardë dollarësh

17:49 : 13/05/2025

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com