• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetari: Deklaratat e Rrumbullakut ishin skandaloze, ja dy rastet që rritën mosbesimin tek Policia

15:09 : 14/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetari Osman Stafa ka reaguar në lidhje me deklaratat e sotme të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili sulmoi mediat, që sipas tij, kanë keqinformuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës.

Në një postim në rrjetet sociale, Stafa shkruan se deklaratat e Rrumbullakut ishin skandaloze në drejtim të gazetarëve kur u thotë se për informacion të saktë, duhet t’i drejtohen zyres së medias në Policinë e Shtetit. Gazetari kujton dy momente të cilat sipas tij, kanë rritur tejskajshmërist mosbesimin tek Policia e Shtetit.

Një prej tyre është vrasja e Klodian Rashës, të cilin Policia e bëri të armatosur me pistoletë për të manipuluar ngjarjen dhe sipas Stafës, nëso do i kishin besuar autoriteteve policore, sot viktima do njihej si kriminel dhe protestat nuk do të bëheshin, duke e lënë ngjarjen të pazbardhur.

Një rast tjetër sipas gazetarit është edhe ai në Elbasan, para zgjedhjeve të vitit 2021, kur ish-kryepolici Ardi Veliu së bashku me Prokurorin e çështjes Alfred Shehu, thanë se në makinën e Mehmet Grecës nuk u gjet asnjë material zgjedhor, ndërkohë që rezultonte e kundërta.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Deklaratat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ishin skandaloze në drejtim të gazetarëve kur u thotë se për informacion të saktë, duhet t’i drejtohen zyres së medias në Policinë e Shtetit.

Do kujtoj 2 momente, të cilat janë flagrante dhe kanë rritur tejskajshmërist mosbesimin tek Policia e Shtetit.

1. Vrasja e Klodian Rashës.

E dini cili ishte njoftimi i Policisë së Shtetit, së cilit z. Rrumbullaku kërkon t’i referohemi e besojmë?

“u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë”, -thuhej në njoftim.

Nëse gazetarët do i kishin besuar këtij versioni të shpërndarë nga Policia e Shtetit, apo qytetarët s’do kishin protestuar, Klodian Rasha do mbahej mend si kriminel.

Kush e manipuloi vendngjarjen? Pasi u vërtetua nga Prokuroria se pistoleta e gjetur në vendngjarje nuk kishte lidhje me Klodian Rashën.

2. Ngjarja e disa ditëvë para zgjedhjeve të 2021-it në Elbasan.

Doli Drejtori i Policisë së Shtetit aso kohe Ardi Veliu së bashku me Prokurorin e çështjes Alfred Shehu, e thanë përpara opinionit publik se në makinën e Mehmet Grecës nuk u gjet asnjë material zgjedhor.

“Nga këqyrja e automjetit tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës,” deklaroi Veliu.

Por Prokuroria më vonë vërtetoi se në makinën pa targa të Grecës u gjetën fotokopje kartash ID, bllok shënimesh ku shkruhej pagesa, dhe fletpalosje të PS.

________

Në këto dy raste Policia e Shtetit tentoi manipulimin e ngjarjes. Cilës Polici t’i besojmë ne z. Rrumbullaku?

Kjo është Policia që na jep deklaratat e së vërtetës?

Etiketa: deklaratagazetaretmanipulonmuhamet rrumbullakungjarjetosman stafapoliciaSkandaloze

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025
AKTUALITET

Ktheu lokalin në laborator droge, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

12:30 : 15/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
Para

Zbutën akuzën për Denis Meçen/ ILD konfirmon verifikimin për gjyqtaren dhe prokuroren

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com