• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLSH kërkoi shkarkimin/ Eltar Deda i “Albpetrol”, 500 mijë USD për një tabelë prodhimi

13:12 : 13/08/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Rreth një vit më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkoi shkarkimin nga detyra të kreut të “Albpetrol” sha, Eltar Deda, për shkelje të rënda gjatë drejtimit të kompanisë publike të naftës.

Por, për njerëzit e emëruar dhe nomenklaturë e zv.kryeministres Belinda Balluku tashmë është një “periudhë e artë” dhe ata jo vetëm që nuk penalizohen, por promovohen, siç ka ndodhur së fundmi edhe me ish-kreun e Portit të Durrësit, Pirro Vëngu, i cili u gradua Ministër i Mbrojtjes.

E, nën petkun e Ballukut, drejtorët në varësinë e saj ndihen të paprekshëm, të paktën për momentin.

Lexo edhe:

Inagurimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: U vodhën 180 milionë euro, lubi Balluku këndonte e ekzaltuar

Taksë 250 lekë për tunelin që u kushtoi taksapaguesve 220 milionë euro

Eltar Deda ka vendosur së fundmi të shpenzojë 480 milionë lekë të reja (rreth 500 mijë euro) për ngritjen e një sistemi elektronik, në të cilin do të shënohen sasitë e prodhimit të naftës bruto që do të nxjerrë kompania.

Procedura me objekt “Ngritja e sistemit të raportimit për prodhimin e naftës bruto për shoqërinë “Albpetrol” është publikuar në Regjistrin e Parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe pritet të zhvillohet brenda këtij viti.

Për momentin, njoftimi për këtë tender nuk është shoqëruar me dokumenta të tjerë. Megjithatë, nisur nga objekti i prokurimit, duket qartë se bëhet fjalë për një tabelë të thjeshtë, në të cilën mund të shënohet data, numri i pusit nxjerrës dhe sasia e nxjerrë në baza ditore, javore apo edhe mujore.

Që kur kanë nisur të përdoren kompjuterat, shumë vite më parë, çdo llogaritar i thjeshtë në njësitë e vogla tregtare apo edhe financierët në ndërmarrje të mëdha e korporatave, përdorin një sistem shumë të thjeshtë, efikas dhe pa kosto-quhet “excel”.

Ky program i thjeshtë kompjuterik ka kosto fare minimale. Por, për kreun e “Albpetrol” duket se është e rëndësishme të shpenzojë plot 500 mijë euro për një tabelë të thjeshtë prodhimi.

Ky shpenzim, që në pamje të parë duket jashtëzakonisht i lartë, kryhet nga një institucion që ka raporte aspak të lehta me teknologjinë e informacionit.

Këtë e ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport të publikuar në mesin e vitit 2022.

“Janë shpenzuar vlera financiare prej 154.559.000 lekë për investime në aktive jo-materiale afatgjata, të cilat janë blerë, por nuk janë përdorur, duke i kthyer fondet e shpenzuar në jo-efektive. Të tilla shpenzime janë për sisteme softëare për GIS; për krijimin e bibliotekës dixhitale; dixhitalizimin e arkivës gjeologjike; sistemit të raportimit; për menaxhimin e problemeve të sistemeve e pajisjeve, por nuk janë përdorur realisht, duke shkaktuar shpenzim të pajustifikuar për “Albpetrol” sha”, shkruante KLSH në raportin e vitit 2022.

Në foto: KLSH konstatoi problematika në sistemet dixhitale të “Albpetrol”

Këto gjetje problematike i përkasin një periudhe, para se Eltar Deda të emërohej në krye të “Albpetrol”, në Tetor të vitit 2022.

KLSH: Të shkarkohet Eltar Deda

Ndërkohë, për Dedën personalisht dhe mënyrën e tij të menaxhimit, KLSH ka pasur një tjetër raport kritik, të publikuar në vjeshtën e vitit 2023.

Në atë raport, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, pasi shkeljet ishin tejet të rënda dhe u vlerësua se Deda ka probleme të theksuara me mënyrën e drejtimit të institucionit të rëndësishëm publik.

Megjithatë, Belinda Balluku, si eprore direkte e tij, nuk ka ndërmarrë asnjë masë, duke lejuar që Eltar Deda të vijojë ushtrimin e funksioneve të tij i pashqetësuar.

Ai konsiderohet përgjegjës pasi, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar shkaktimin e dëmit ekonomik në vlerë miliona dollarë, si edhe ka vendosur kompaninë përballë rriskut që të humbasë edhe dhjetra milionë dollarë të tjerë.

Dëmi më i madh është konstatur në shitjen e naftës bruto, të nxjerrë nga degët e Albpetrolit.

Sipas KLSH-së, u konstatua se kompania publike ka shitur në ankande produktin naftë jashtë standartit teknologjik. Në këtë mënyrë, është ulur çmimi i naftës së shitur dhe rrjedhimisht, edhe fitimi real i shoqërisë publike.

Audituesit shtetërorë kanë përllogaritur se, vetëm për shkak të kësaj situate, kompanisë Albpetrol i mungojnë rreth 5.8 milionë dollarë të ardhura.

Në foto: KLSH rekomandoi shkarkimin e Eltar Deda, në raportin e vitit 2023

Gjithashtu, shoqëria Albpetrol sh.a Patos, nga ana e sajë nuk ka marrë asnjë masë shtrëngues për arkëtimin e detyrimeve të energjisë elektrike të konsumuar nga shoqëritë koncesionarëve që operojnë në tregun e naftës.

Sipas KLSH-së, ky veprim përben risk të lartë për shoqërinë “ALBPETOL” sha me efekt financiar me dëm në shumën 3,013,481,000 lekë së bashku me kamatëvonesat, pasi në rast falimentimi ose largimi të ndonjë prej shoqërive koncesionare, detyrimet për energjisë mbesin për likujdim shoqërisë Albpetrol sh.a Patos.

Nga ana tjetër, audituesit shtetërorë kanë konstatuar problematika në një seri të gjatë tenderash publikë të zhvilluar nga Albpetrol, ku janë vërejtur standarte të dyfishta, kritere diskriminuese për operatorët ekonomikë e të tjerë, me një dëm ekonomik me vlerë disa milionë dollarë.

Për të gjitha këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar masa disiplinore për disa drejtues të kompanisë “Albpetrol”, përfshirë Administratorin Eltar Deda, për të cilin i sugjerohet Këshillit Mbikqyrës që ta shkarkojë nga detyra.

Etiketa: Albpetrolbelinda ballukueltar dedaklshtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inagurimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: U vodhën 180 milionë euro, lubi Balluku këndonte e ekzaltuar

17:48 : 05/09/2025
AKTUALITET

Taksë 250 lekë për tunelin që u kushtoi taksapaguesve 220 milionë euro

17:32 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Pse nuk arrestohet Balluku?”/ Hoxha: Shpenzoi 75 mln dollarë për 2 anije nga Bangladeshi që nuk u përdorën

18:27 : 02/09/2025
AKTUALITET

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:06 : 02/09/2025
AKTUALITET

160 mln euro import energjie/ Thatësira nxjerr zbuluar “Tigrat” lundrues të Belës

09:30 : 01/09/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon pamje të reja nga QV në Divjakë: Ja si Balluku kontrolloi votat në të gjithë qarkun e Fierit

15:57 : 29/08/2025
Para

Thellohet skandali/ Denis Meçe i vendosi gjobë Egli Progës dhe e dhunoi për vdekje në sy të policit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com