• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zvarritja e hetimeve ndaj Veliajt për Teatrin/ Budina: Një lojë dhe farsë e shëmtuar nga SPAK

20:30 : 11/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) vijon hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj lidhur me procedimin penal të regjistruar në vitin 2020 për shpërdorim detyre për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Një prej aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, regjisori Edmond Budina, thotë në një komunikim për MCN se pavarësisht se kallëzimi nga ana e tyre është bërë para katër vitesh, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk është thirrur asnjëherë në SPAK lidhur me ecurinë e këtyre hetimeve.

“Problemi qëndron në faktin se aty ka shkelje të rënda sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar dhe të mos harrojmë se këtë gjë e ka thënë edhe Kontrolli i lartë i Shtetit dhe mbi të gjithë Gjykata Kushtetuese ka thënë që duhet të rikthehet prona ashtu siç ka qenë në 7 maj.

E gjithë kjo është një shkelje e rëndë e shtetit shqiptar. Në këto kallëzime i kemi bërë herë pas here në gjithë këto vite nja 40 here kemi shkuar në SPAK dhe prap edhe nesër do shkojmë për të lëvizur ujërat. Për mendimin timin e gjitha kjo më duket një farsë, një shfaqej e shëmtuar qoftë nga ana e SPAK, qoftë nga ana e kryetarit të bashkisë së Tiranës, ata duhej të gjykoheshin si grup kriminal.

Sepse SPAK para 4 vitesh na ka thirrur kemi dhënë deponimet tona dhe nuk ka thirrur asnjëherë të akuzuarin prej nesh, z.Veliajn, asnjëherë nuk e ka thirru për ta hetuar. Atëherë ne kemi të drejtë të mendojmë se këtu është një lojë sepse të gjitha afatet ligjore kanë skaduar, d.m.th. çështja o duhej të ishte çuar për gjykim o duhej të ishte mbyllur. Fakti që kjo çështje vazhdon të zvarritet dhe mbi të gjitha ata thotë po hetojnë çfarë ka këtu për tu hetuar, ligjet janë atje shkeljet janë të dukshme, për çfarë po hetojnë ata. Gjëja e parë që do bënte SPAK ishte sekuestrimi i truallit të TK, ku është kryer krimi, të themi, të sekuestronte truallin, çfarë po kërkon të gjej SPAK, nuk po arrijmë të hetojmë.” – tha Budina.

Lexo edhe:

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

Regjisori Budina, të tërë këtë aferë e cilëson si një zvarritje të qëllimshme nga ana e vetë SPAK duke e quajtur edhe lojë të tyre për ta shtyrë në afate kohor.

“Për mendimin tim është një zvarritje e qëllimshme, sepse nuk ka për tu studiuar as se cfarë do zbulojnë aty gjërat janë të dukshme, ajo është një aferë e dukshme, një abuzim me ligjet e vendit. Kjo e tëra është një lojë e SPAK, për ta shtyrë sa të jetë e mundur, për ta nxjerr më pas si shpërdorim detyre, jo po ishte, jo po nuk ishte, sa kjo gjë të harrohet dhe të mos ju hyj gjen në këmbë.” – deklaroi regjisori.

Më tej Budina thotë se është dyshues fakti se projekti i ri për Teatrin Kombëtar asnjëherë nuk është bërë publik për opinionin publik dhe vet komunitetin artistik në vend.

“Tjetra, pse askush nuk e di ku është ky projekti i Teatrit Kombëtar, pse askush nuk e di, ne e kemi kërkuar të bëhet transparent, askush nuk na tregon projektin e mbajnë të fshehtë, duhet të bëhet publik, të diskutohet me tërë komunitetin artistik, kushdo që marrin vesh, e mbajnë të kyçur të fshehur.” – tha ai.

Etiketa: Edmond BudinaErion VeliajspakTeatrri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
Para

"Hapja e tunelit të Porto Palermos e paligjshme"/ Meçollari: Nuk është nxjerrë nga plani i ushtrisë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com