• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zelensky konfirmon operacionin ushtarak të Ukrainës në Rusi

14:32 : 11/08/2024
në BOTA

Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi për herë të parë se forcat ukrainase po luftonin në sulmin e befasishëm në Kursk të Rusisë, ndërsa përleshjet në rajonin kufitar vazhduan me autoritetet ruse që nxitonin të evakuojnë banorët e zonës.

Forcat e Moskës po përballen për të gjashtën ditë me radhë me beteja intensive kundër ndërhyrjes më të madhe të Kievit në territorin rus, që nga fillimi i luftës.

Rusia vendosi një regjim gjithëpërfshirës sigurie në tre rajone kufitare të shtunën, një shenjë që flet për seriozitetin e situatës, ndërsa Bjellorusia, një aleate e vendosur e Moskës, dërgoi më shumë trupa në kufirin e saj me Ukrainën, duke akuzuar Kievin për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Në video-fjalimin e tij gjatë natës presidenti Zelensky tha se kishte diskutuar operacionin me komandantin e lartë ukrainas Oleksandr Syrskyi, duke u zotuar të rivendoste drejtësinë pasi Rusia nisi agresionin në shkallë të gjerë kundër fqinjit të saj më të vogël, në shkurt të vitit 2022.

Lexo edhe:

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

“Sot mora disa raporte nga Komandanti i Përgjithshëm Syrskyi në lidhje me vijën e frontit dhe veprimet tona për të shtyrë luftën në territorin e agresorit”, tha presidenti Zelensky. “Ukraina po dëshmon se me të vërtetë mund të rivendosë drejtësinë dhe të sigurojë trysninë e nevojshme mbi agresorin”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se kishte shkatërruar 14 dronë ukrainas dhe katër raketa balistike taktike Tochka-U gjatë natës mbi rajonin Kursk dhe 18 dronë mbi rajonet e tjera ruse, që sulmohen shpesh nga Ukraina.

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti sulmin ukrainas, për të cilin analistët ushtarakë thonë se e zuri Kremlinin në befasi, si një provokim të madh.

Gjenerali rus, Valery Gerasimov, tha të mërkurën se sulmet ishin ndalur, por Rusia nuk i ka zmbrapsur forcat ukrainase përtej kufirit.

Blogerët ushtarakë rusë thanë se situata ishte stabilizuar pas dërgimit të përforcimeve nga Rusia, megjithëse, thanë ata, Ukraina po shtonte forcat e saj me shpejtësi.

Mëngjesin e së dielës zyrtarët e Kurskut thanë se 13 persona u plagosën në qytet, pasi mbetjet e një rakete të shkatërruar ukrainase ranë mbi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe.

Nuk ishte e qartë nëse kishte dëme të tjera.

Alexei Smirnov, guvernatori në detyrë i Kurskut, urdhëroi autoritetet lokale të përshpejtojnë evakuimin e civilëve nga zonat e rrezikuara. Të shtunën, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se më shumë se 76,000 njerëz ishin evakuuar.

Kievi dhe Moska mohojnë të kenë shënjestruar civilët në sulmet e tyre në luftë, e cila ka lënë pas vetes mijëra të vrarë, ka çuar në shpërnguljen e miliona ukrainasve dhe fundi i saj nuk shihet në horizont.

Blogerët ushtarakë rusë thonë se luftimet po zhvillohen deri në 20 km brenda rajonit Kursk, duke bërë që disa prej tyre të pyesin përse Ukraina ishte në gjendje të depërtonte aq lehtë në rajon.

Pasi një burrë dhe djali i tij 4-vjeçar u vranë në një sulm ajror rus në rajonin e Kievit të dielën, shefi i kabinetit të presidentit Zelensky, Andriy Yermak, u zotua për më shumë sulme në infrastrukturën ushtarake të Rusisë, duke thënë se Moska nuk njeh “argumente të tjera”.

Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut Tatyana Moskalkova, tha se i kishte dërguar një thirrje Kombeve të Bashkuara duke kërkuar që organizata të dënojë veprimet e Ukrainës në Kursk.

Në një postim në rrjetin Telegram, Tatyana Moskalkova tha se po i kërkonte komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që “të marrë masa për të parandaluar shkeljet e rënda masive të të drejtave të njeriut”.

Ndërkohë, Bjellorusia tha të shtunën se po dërgonte më shumë trupa në kufirin e saj me Ukrainën, duke pretenduar se dronët ukrainas kishin shkelur hapësirën e saj ajrore si pjesë e sulmit ushtarak të Kievit në rajonin Kursk të Rusisë.

Udhëheqësi autoritar Alexander Lukashenko tha se forcat e mbrojtjes ajrore bjelloruse shkatërruan të premten dhjetëra dronë që fluturonin nga Ukraina mbi rajonin Mogilev, i cili kufizohet me Rusinë.

Ministri bjellorus i Mbrojtjes Viktor Khrenin, tha se Bjellorusia e konsideron shkeljen e hapësirës së saj ajrore si një provokim dhe është “gati për veprime hakmarrëse”./VOA

Etiketa: RusiUkraineZelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

22:53 : 19/08/2025
RAJONI

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

08:32 : 18/08/2025
BOTA

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025
BOTA

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

20:25 : 17/08/2025
BOTA

Liderët evropianë i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin në Uashington

13:13 : 17/08/2025
Para

Nga Komani në Ksamil, bllokohen 44 mjete lundruese. Gjobiten 10 drejtues, rrezikonin jetën e pushuesve

TË GJITHA

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

21:55 : 21/08/2025

Sigurimi i detyrueshëm i pronës, biznesi kërkon rishikimin e kushteve shtrënguese

21:35 : 21/08/2025

Autor i 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë shqiptari, ekstradohet në Milano

21:33 : 21/08/2025

Rama-Balluku “respektojnë” me dy leje të reja për pallat të dënuarin për trafik droge, Fejzo Zekaj

21:21 : 21/08/2025

“Serbia në prag të luftës civile”, Enver Bytyçi: Destabilizimi do ndikojë në Shqipëri dhe Kosovë

21:11 : 21/08/2025

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

20:58 : 21/08/2025
Foto ilustruese

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

20:49 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com