• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha për 36 vjetorin e varjes së Havzi Nelës: Ishte lajmëtari i fundit të diktaturës

20:50 : 10/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e sotme, ka kujtuar 36-vjetarorin e varjes nga regjimi komunist të poetit Havzi Nela.

“U përpoqën me të gjitha format ta damkosnin, të përhapnin terrorin e varjes së tij, por sot ai dhe përjetë ndodhet në panteonin e lirisë së kombit shqiptar, kurse xhelatët e tij Ramiz Alia, Kristaq Rama, digjen në ferrin e turpit të krimit, të terrorit, që i shkaktuan kombit të tyre dhe me të cilin, urdhëruan varjen e poetit të pavdekshëm”, ishin fjalët e Berishës.

Kryedemokrati më tej tha se ndëshkim i madh për lirinë e shqiptarëve, ky 36-vjetor gjen në pushtet të birin e xhelatit të Havzi Nelës (Kristaq Rama), Edi Ramën!

Deklarata e plotë:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, dinjitetit, votës së lirë, të qytetarëve shqiptarë, luftëtarëve të vendosur kundër formës më të egër, më çnjerëzore të diktaturës, diktaturë e bazuar në bandat, krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, diktatura e Edi Ramës.

Lexo edhe:

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

Të dashur miq!

Sot, mbarë shqiptarët, përulen me nderimin më të madh para veprës, kujtimit, shpirtit të pamposhtur, tribunit të vërtetë të lirive dhe të drejtave njerëzore, poetit disident Havzi Nela, i cili 36 vjet më parë, me firmën e diktatorit të fundit komunist, Ramiz Alisë, me firmën e skulptorit xhelat të intelektualëve, Kristaq Ramës, u var publikisht në qytetin e Kukësit vetëm një ditë para rënies së Murit të Berlinit.

Varja me litar e martirit të fjalës së lirë, e guximtarit legjendë, e atdhetarit të flaktë, përbën një nga aktet më makabre të diktaturës komuniste në grahmat e fundit të saj.

Havzi Nela ishte me poezitë e tij, Lajmëtari! Ishte Lajmëtari i fundit të diktaturës dhe përmbysjes së saj.

Ai, me vargjet e tij për liritë dhe të drejtat e njeriut, me vargjet e tij për frymën e Helsinkit, tronditi thellë regjimin e vetëm në Evropë që nuk kishte firmosur Kartën e Helsinkit, duke besuar se në këtë mënyrë do të shpëtonte prej frymës së saj.

Havi Nela, këtë frymë e mishëroi në poezitë e tij të pavdekshme si kushtrim lirie për shqiptarët. Ai e dinte se diktatori, kryexhelati i regjimit, me xhelatët e tjerë do t’i mirrnin jetën, por për atë më mirë i vdekur sesa i gjallë nën zgjedhën e egër të diktaturës komuniste.

Havzi Nela u var!

U përpoqën me të gjitha format ta damkosnin, të përhapnin terrorin e varjes së tij, por sot ai dhe përjetë ndodhet në panteonin e lirisë së kombit shqiptar, kurse xhelatët e tij Ramiz Alia, Kristaq Rama, digjen në ferrin e turpit të krimit, të terrorit, që i shkaktuan kombit të tyre dhe me të cilin, urdhëruan varjen e poetit të pavdekshëm!

Miqtë e mi! Si një ndëshkim i madh për këtë komb, si një ndëshkim i madh për liritë e shqiptarëve, ky 36-vjetor gjen në pushtet të birin e xhelatit të Havzi Nelës (Kristaq Rama), Edi Ramën!

E kam përsëritur shpesh dhe prapë e them: Kurrë nuk mund të mbahet përgjegjës, djali, për veprimet e babait. Por kjo “kurrë” ka vetëm një kusht: që ai t’i dënojë ato.

Kanë kaluar 36 vjet dhe Edi Rama jo vetëm që nuk ka dënuar aktin e tmerrshëm të babait të tij biologjik, xhelatit Kristaq Rama, por përkundrazi, përkundrazi, ka deklaruar se ai qëndroi në anën e drejtë të historisë!

Sipas Edi Ramës, këtij bastardi, që ndan me të atin, moralin e xhelatit, dhuna dhe terrori komunist, lufta e klasave, barbaritë e etërve të tij mbi shqiptarët, paskan qenë ana e drejtë e historisë!!!

Sipas këtij bastardi, varja e Havzi Nelës, varja publike e poetit disident që i këndoi lirisë dhe Kosovës, ekzekutimi me gjyq dhe pa gjyq, i dhjetëra mijëra shqiptarëve, internimi, persekutimi i qindra mijëra të tjerëve paskan qenë ana e drejtë e historisë, ndërsa kombet që jetonin në liri, paskan qenë në anën e gabuar të saj.

Xhelat bir xhelati! Nuk mund të kesh mendim tjetër ti përveç këtij!”

Etiketa: Edi Ramahavzi nelaKristaq RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

11:18 : 07/08/2025
Para

Zgjedhjet në SHBA, Harris kryeson ndaj Trump në 3 shtete kyçe sipas sondazheve

TË GJITHA

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

08:08 : 08/08/2025

Temperaturat deri në 39 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta

07:52 : 08/08/2025

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com