• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i ish-punonjëses: Xhili u vra nga neglizhenca e infermiereve pa licencë

16:20 : 09/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE

Nga Anila Hoxha

Raportimi i një krimi në shtepinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin……

Kur largimet e tij nga banesa për shkak të sklerozës u bënë të shpeshta, dhe pikërisht kur kuptoi se vazhdimisht kërkonte e alarmuar të atin nëpër Tiranë, me dhimbje vajza e Virxhilit vendosi ta çojë në azil.

Shfaqej shpesh aty mbasi i kishte gatuar dicka dhe pinin kafen së bashku në një lokal lagjeje, ngjitur me shtëpinë e të moshuarve. Sapo shikonte të bijën atij i qeshnin sytë. Vetëm kur shikonte atë, vështrimi i shuar i merrte jetë.

Ishte i qetë. Por shpesh ja harronte emrin edhe të shtrenjtës bijë, shumëçka ishte bërë si një letër e bardhë dhe e pashkruar nga jeta e tij. Nga ditët e të djeshmes kur mundet, në një të sotme me infermierë përreth.

Lexo edhe:

Ekonomia e krimit

“Blindohet” Rinasi/ Momenti kur mbërrin nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, publikohet VIDEO-ja

Për të kishte vetëm sot që tretej në mjegull. Ndonjëherë zbriste dhe e gjenin në oborr të përhumbur në mesnatë në mes të muzikës.

Ndonjëherë qante dhe kërkonte ti kapërcente ato mure të shtëpisë të të moshuarve. Në lagjen ku azili gjendet, banorët të tregojnë me kokë tavolinën ku ulej ai me të bijën, e cila nuk donte të mungonte në asnjë nga ditët e të atit.

Pinte kafen me të, i mbante duart fort. Pastaj ikte. Në luftrat e jetes së saj. Në azil gjithmonë takimet janë me orar.

Kishte patur një të djeshme Vixhili, përpara se të quhej moshë e tretë. Krijoi familje. Punoi në tregëti. I paqtë deri mbrëmjen kur shoku i dhomës, një historian i njohur e sulmoi në gjumë me një bastun. E vrau.

Edhe vrasësi i tij Zyhdi Shehi një i moshuar me probleme shëndetësore, i paqartë për çfarë ka bërë dhe plot kontradikta në rrëfimin e tij. Por ai e vrau. Dy infermiere njëra e diplomuar për mami, u përpoqën të fshijnë vendngjarjen ashtu siç fshin skleroza jeten. Por si ne jete edhe ne vendngjarje mbeten gjurme. Edhe ato u arrestuan dhe insistijne se nuk e dinin qe ishte vrasje.

Dhe mes pikëpyetjeve të kësaj ngjarjeje, shpirtvrarjes po ju sjell rrëfimin e një ish-punonjëseje në shtëpinë e të moshuarve. Shumë gjëra mbeten për tu konfirmuar por mbi gjithcka domosdoshmëria dhe urgjenca që institucionet përkatëse të ushtrojnë kontrolle mbi shtëpitë e të moshuarve qofshin ato edhe private, duke verifikuar që nga menunë ushqimore, medikamentet, trajtimin e tyre nëse është njerëzor apo jo.

Rrëfimi…..

“Une kam punuar në këtë institucion si infermiere. Si fillim dua të ndaj keqardhjen time për ish pacientin, që ka humbur jetën. Unë e kam pasur pacient Xhilin ( siç e thërrisnim ne shkurt). Ishte një zotëri që ka punuar tregtar për shumë vite po në atë lagje, ku ndodhet dhe azili. Një person i urtë dhe i sjellshëm. Vuante nga skleroza dhe nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese. Nuk ishte i dhunshëm. Vajza e tij shpesh vinte e vizitonte në mbasdite dhe e ushqente. Pacienti ka pasur probleme shpesh me gjumin natën dhe zgjohej. E gjenin në oborr në orën 3-4 të natës, e gjenim në guzhinë ose nëpër dhoma të tjera. Shpesh herë tentonte dhe të dilte nga godina.

Por dua të cek si fillim si funksionon puna për infermieret: Turni paradites ka maksimumi 5-6 infermiere që bëjnë në fillim ushqyerjen e pacientëve dhe shpëndarjen e medikamenteve dhe më pas ndërrimin e pelenave dhe të rrobave të pacienteve. Ndërsa në darkë qëndrojnë vetëm dy infermiere që kontrollojnë kapacitetin e pacientëve me 40 ose më shumë. Jemi ankuar shpesh për këtë gjë, për të shtuar staf, por pronari ka refuzuar. Turni natës është në orarin: nis në tre të mbasdites dhe përfundon të nesërmen në orën 7 tëe mëngjesit, ku dhe dorëzohet turni. Rregulli për turnin e natës është që të kontrollohen pacientët çdo një orë në të treja godinat. Godinat janë të pajisura me kamera ku kapet çdo pjesë e azilit. Normalisht turni i natës është turni më i lodhshëm dhe është lejuar që fjetja e infermiereve të bëhet me radhë. Por, ka pasur raste kur infermieret (të dyja) janë gjetur në gjumë, gjatë natës Kjo bën që gjatë natës të ndodhin dhe incidente të tjera perveç kësaj tragjedie.

Godina është e ndarë në tre pjesë, ku në të treja gjenden pacient në gjendje shëndetsore nga më të rënda me sëmundje të tjera shoqëruese.

Përsa i përket kryeinfermieres Z.N. M, ajo është me profesion Mamie dhe nuk ka një licencë si infermiere Kane punuar dhe vajza të tjera te cilat nuk kane qenë të licensuara ose të siguruara me siguracione. Azili është i pajisur me një mjek që përgjthësisht vjen paradite ku shikon gjendjen e pacientëve. Ai është një mjek i përgjidhshëm.

Gjithashtu në azil është dhe një punonjese sociale Ne raste ku shfaqen problematika me pacient me gjendje te rënduar mendore thirret dhe një neurologe Ne godinen ku gjendjet dhe dhoma infermiereve gjendjen dhe kati me pacientët më problematik. Madje ato mbahen të lidhur gjatë ditës por ka raste dhe gjatë natës. Pacienti që ka ndërruar jete ka qedron nje kate me siper dhomes se infermierise Dhe mendoj që infermierët kanë qenë në gjumë në momentin që ka ndodhur incidenti pasi ndryshe zhurmat do ishin dëgjuar dhe të bërtiturat.

Unë kam dhe disa foto nga pacientët që më kanë ngelur në telefon dhe gjendjen e tyre të mjeruar. Nëse ju intereson mund tua dërgoj. Kjo është një foto si mbaheshin të lidhur gjatë ditës.

Kjo ndodhet në katin e infermierisë. Dhe zgjidheshin në orën kur vinin familjaret për vizitat e drekës. Por shumica i takojnë në pjesën e hollit të azilit. Domethënë infermieret i zbresin pacientët poshtë dhe takohen aty. Pas mbarimit t. takimit ngjiten përsëri në dhomë sepse familjarët që kanë pacientët që ecin vetë nuk lejohen të futen në dhoma.”….

Etiketa: aziliinfermieretkrimiVirxhil Veshozyhdi shehi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekonomia e krimit

12:43 : 15/06/2025
AKTUALITET

“Blindohet” Rinasi/ Momenti kur mbërrin nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, publikohet VIDEO-ja

17:55 : 11/06/2025
AKTUALITET

Trenat që u përplasën me 11 maj vranë zgjedhjet..

14:07 : 11/06/2025
AKTUALITET

11 maji/ Vokshi: Ka pasur kudo banda kriminale, zgjidhja është qeveri teknike

21:53 : 09/06/2025
AKTUALITET

Et’hem Aga: Skandal! Vetëm në Shqipëri krimi punon për qeverinë

19:43 : 09/06/2025
AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
Para

Sherr mes vajzave në Lojërat Olimpike, kaos në gjysmëfinalen e hokejit (Video)

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com