• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro zbret për herë të parë në histori në 100.08 lekë, zhvlerësohet 15% në dy vjet

14:35 : 09/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Monedha e përbashkët ka shënuar ulje të vazhdueshme gjatë kësaj jave, duke zbritur të premten në nivelin e 100.08 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në këmbimin e Euros me Lekun, duke iu afruar kufirit të 100 lekëve.

Që në qershor, Euro i ishte afruar ndjeshëm nivelit të 100 lekëve që njihet dhe si kufi psikologjik, por më pas nivelet e këmbimit ishin të qëndrueshme, kryesisht për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në blerje të valutës. Guvernatori Sejko tha në konferencën e fundit se kursi i këmbimit ka qenë relativisht i qëndrueshëm gjatë muajve të fundit, duke pasqyruar – ndër të tjera – edhe një nivel më të lartë blerjesh valute në treg nga Banka e Shqipërisë.

Por, fillimi i gushtit gjithnjë shoqërohet me efekte sezonale, si rrjedhojë e shtimit të valutës në treg, nga emigrantët që kthehen në atdhe dhe vitet e fundit edhe nga turistët, që po sjellin valutë në vend.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 27 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Këmbimi valutor 26 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Për periudhën janar-9 gusht, Euro është këmbyer mesatarisht me 101.7 lekë, nga 111 lekë që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një nënçmim prej 8.3%.

Ndërsa në raport me janar-9 gusht 2022, kur këmbehej mesatarisht me 120 lekë, monedha e përbashkët vlen gati 20 lekë më pak, me rënie 15%.

Sipas aktorëve të tregut, ky zhvlerësim i fortë në tregun vendas lidhet me ofertën e lartë për valutë, që ka ardhur si nga turizmi, ashtu dhe nga burimet informale, që janë gjithmonë të pranishme, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Rënia e euros ka goditur ndjeshëm eksportuesit, të cilët kanë parë rënie të të ardhurave, madje shumë sipërmarrje në industrinë fason kanë deklaruar që janë në prag falimentimi.

Një tjetër sektor i goditur është turizmi, me hotelet që u detyruan të rrisin çmimet për të amortizuar rënien e Euros, çka nga ana tjetër çoi në tkurrje të kërkesës dhe prenotimeve.

Individët që paguhen në valutë janë të tjerë humbës dhe po ashtu familjet që marrin të ardhura nga emigrantët.

Të fituarit më të mëdhenj janë importuesit, që po blejnë më lirë dhe qeveria që i ulet kosto e borxhit të jashtëm. Individët që kanë kredi në euro janë gjithashtu të lehtësuar.

Edhe ata që duan të bëjnë pushime jashtë mund të blejnë më shumë valutë me të njëjtën sasi lekësh./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 27 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 27/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 26 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 26/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:14 : 25/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 24 qershor/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

10:49 : 24/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 23 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:20 : 23/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:34 : 22/06/2025
Para

A duhet të hetojë SPAK tunelin e Llogorasë? Ironia e Metës: Ndoshta s’është krim intelektual si Inceneratori

TË GJITHA

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025

Jashari dëshiron Milanin, mesfushori ka kërkuar largimin nga Club Brugge

22:10 : 27/06/2025

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

22:00 : 27/06/2025

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com