Policia e Korçës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia, pasi rreth një vit më parë kishte plagosur të vëllain e tij për motive pronësie në fshatin Tushemisht. Në pranga është vënë shtetasi D. H., banues në Tiranë.
“Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 27.07.2023, në fshatin Tushemisht, ka plagosur me mjet të mprehtë (kaçavidë), vëllanë e tij, për motive pronësie.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.














