• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si i ruajnë shqiptarët kursimet e tyre në lekë? Depozitat me afat mbi 2 vjet më të preferuarat

17:08 : 07/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Lexo edhe:

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

Si rezultat i normës më të lartë të interesit, por jo vetëm, depozitat më të preferuara në lekë janë ato me afat mbi 2 vjet për individët, ndërsa për bizneset ato me afat njëvjeçar. Përkatësisht, vlera totale e depozitave me afat mbi 2 vjet arriti në 168 miliardë lekë në fund të gjysmës së parë të vitit, ku më shumë se 90% e kësaj shume, ose 160 miliardë, e përbënin depozitat e individëve.

Në vend të dytë renditen depozitat me afat njëvjeçar, ku shqiptarët numërojnë rreth 117 miliardë lekë kursime gjatë qershorit, përafërsisht 1 miliardë lekë më shumë se në fund të muajit maj. Nga ana tjetër, edhe depozitat pa afat klasifikohen si më të kërkuarat nga shqiptarët, gjë që vërehet në rritjen me 596 milionë lekë krahasuar me vlerën totale të pesëmujorit të parë. Më pak të preferuara për individët mbeten depozitat me afat 1 muaj, vlera e të cilave arrin në vetëm 1.8 miliardë lekë.

Shuma e depozitave me afat njëvjeçar ka arritur 8 miliardë lekë për bizneset, ndjekur nga depozitat pa afat, të njohura ndryshe si llogari kursimi pa normë interesi, me 5 miliardë lekë në total. Depozitat me afat gjashtëmujor vazhdojnë të mbeten më pak të zgjedhura nga bizneset, të cilat kapën shifrën 692 milionë në fund të gjashtëmujorit të parë.

Po sa ka arritur vlera e depozitave në lekë për individët dhe bizneset?

Kursimet në lekë kanë pësuar një rënie të ndjeshme në fund të muajit qershor, me përjashtim të atyre të individëve dhe më pak bizneseve. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se mbi 776 miliardë ishte totali i depozitave në lekë në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit, rreth 2.9 miliardë më pak se në muajin maj. Depozitat në qershor kanë shkuar shumë pranë vlerës së depozitave të janarit, ku 776,406 lekë ishte shuma e tyre gjithsej.

Kursimet e bizneseve dhe individëve kanë pësuar një rritje të vogël, ndërsa kategoritë e tjera kanë qenë ato që kanë ndikuar më së tepërmi në rënien e vlerës totale të depozitave. Konkretisht, vlera e depozitave të korporatave jo-financiare private arriti nga 109 miliardë që ishte në muajin maj në 112 miliardë lekë, ndërsa vlera e depozitave të korporatave jo-financiare publike arriti nga 21 miliardë në 22 miliardë lekë.

Për sa i përket individëve, numri dhe vlera e depozitave të tyre në banka është shoqëruar me një rritje të konsiderueshme. Sipas informacioneve të publikuara nga Banka Qendrore, shuma e depozitave të tyre në lekë kapte shifrën 431 miliardë në fund të pesëmujorit, ndërkohë që në fund të muajit qershor, kjo shifër arriti në afro 595 miliardë, gati 164 miliardë lekë më shumë./SCAN

Etiketa: afat mbi 2 vjecardepozitakursimetlekëshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

09:48 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025
AKTUALITET

U kapën me shkelje/ Shoferët e ambulancave në Lushnje detyrohen të kthejnë miliona lekë pas auditit

21:12 : 20/10/2025
AKTUALITET

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

19:29 : 20/10/2025
AKTUALITET

“E di që është brenda, por s’hap derën”/ Pronari i “exchange”-it i zhduk të moshuarit 12 mln lekë

22:32 : 17/10/2025
AKTUALITET

“40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie”, Teliti: Pabarazia nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes

16:26 : 17/10/2025
Para

Strazimiri: "Nacionalistët" që "shpëtuan" Himarën nga greku, votuan në këmbim të 500 eurove

TË GJITHA

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com