• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nismat ligjore të propozuara nga qytetarët mbeten në sirtarët e Kuvendit

12:12 : 07/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ndonëse Shqipëria ka parashikime kushtetuese për nismat ligjore qytetare si dhe një ligj të posaçëm, ky instrument mbetet ende një sipërmarrje e vështirë. Nga 499 amendamente që u votuan në Komisionet Parlamentare gjatë vitit 2023, vetëm 8% ishin nisma të shoqërisë civile.

Edlira Kovaçi, jeton me 5 vajzat e saj, në varfëri absolute në zonën e njohur si “Don Bosco”. Për të mbijetuar ajo mbledh kanoçe në koshat e mbeturinave, ndërsa rrëfen se ndihma ekonomike prej 10.800 lekë/muaj është e  pamjaftueshme për familjen prej 6 anëtarësh.

“Me këto lekë, paguaj vetëm qiranë e shtëpisë. Është shumë pak, nuk na mjafton”, – ankohetEdlira, e cila thotë se kërkesat e vazhdueshme pranë bashkisë Tiranë për një punë deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

Fëmijët e saj vuajnë edhe nga sëmundje të rënda, që kërkojnë kujdes të veçantë mjekësor.

“Gjatë pandemisë, komshinjtë na kanë mbajtur me bukë, por për vizitat mjekësore të vajzave s’kam ndihmë. Nuk i përballoj dot se vajzat kanë nevojë edhe për vizita që nuk i mbulon shteti”, – rrëfen ajo mes hidhërimit.

Lexo edhe:

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

Kuvendi Kombëtar/ Berisha lajmëron fitoren e shpejtë të PD-së

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se mbi 500 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri të plotë. Qeveria shqiptare ende nuk ka përcaktuar “minimumin jetik”, e konsideruar një “përbindësh financiar” nisma është mbajtur peng nga të gjitha qeveritë.

Në Shqipëri minimumi jetik është përfshirë në legjislacion që në vitin 1995, por nuk është përcaktuar në terma konkretë. Si pasojë shtresat në nevojë mbështeten me ndihmë sociale që është 8 mijë lekë të reja.

Nëse qeveria do të aplikonte minimin jetik dhe jo skemën e ndihmës ekonomike, ekspertët sugjerojnë se pesha në buxhet do të ishte e barabarte me fondin e pagave të administratës.

“Llogaritjet tregojnë se niveli i pranueshëm i minimumit jetik, në vitin 2024, duhet të jetë deri 24.000 lekë. Nëse nisemi nga kjo bazë krahasuese, atëherë kostot aktuale të buxhetit të shtetit për përkrahjen sociale dhe një politikë pensionesh të rinovuar duhet të rriten deri në 30% më shumë, pra një kosto e shtuar vjetore për buxhetin e njëjtë me atë të pagave të administratës”,- thekson Eduart Gjokutaj nga qendra “Altax”.

Në vitin 2021, Avokati i Popullit i kërkoi qeverisë shqiptare aplikimin e minimumit jetik, që u përllogariti të ishte 17.875 lekë. Propozimi deri më tani nuk është marrë në konsideratë.

“Nisur nga detyrimi kushtetues për të drejtat sociale, qeveria duhet të vendosë kriteret për minimumin jetik që rregullojnë përfitimet në para për të mos shkelur të drejtën themelore për garantimin e një ekzistence minimale dinjitoze”, –  thotë Eduart Gjokutaj.

Aktualisht në Kuvend janë depozituar dy nisma për miratimin e minimumit jetik.

Në vitin 2023 Lëvizja “Bashkë” mblodhi 21.600 firma të qytetarëve dhe më 30 mars të po atij viti dorëzoi në Kuvend projektligjin “Për përcaktimin e minimumit jetik në Shqipëri”. Nisma u përfshi në kalendarin e tre komisioneve parlamentare, por ende sot, nuk është përcaktuar asnjë datë shqyrtimi.

“Kur ka kaluar më shumë se një vit nga dorëzimi i dokumentacionit, me keqardhje konstatojmë se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nuk ka ndërmarrë veprime konkrete, përtej shfaqjes së projektligjit në kalendarin e përgjithshëm të punimeve ”- deklarojnë përfaqësuesit e Lëvizjes “Bashkë”.

Pak muaj më pas, në qershor 2023 deputetet Albana Vokshi dhe Sorina Koti, depozituan në Kuvend një tjetër projektligj për përcaktimin e minimumit jetik, të firmosur nga një grup deputetësh të opozitës. Ato kërkuan që brenda tre muajve të vendoset një dysheme për minimumin jetik prej 200 euro në muaj.

Për ekspertët Shqipëria ka pak për të demonstruar në fushën e ligjbërjes gjithëpërfshirëse.

“Vetë Kuvendi është i ngurtë që të pranojë edhe ligje të draftuara direkt nga parlamentarët, nëse këta i përkasin një grupimi në pakice.”, – e komenton situatën juristi Gerti Shella, nga INFOCIP.

Ndërkohë që Citizens po hulumtonte mbi nismat e shoqërisë civile dhe atë për minimumin jetik, kuvendi u vu në lëvizje. Në datë 8.5.2024, Komisioni i Punës dhe i Çështjeve Sociale, nisi diskutimin mbi projektligjin ‘Për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë“, por edhe në këtë rast bëhej fjalë për nismën e opozitës dhe jo të lëvizjes “Bashkë“.

“Dhuna e kartonit”, hartimi i ligjeve mbetet vetëm në dorën e qeverisë

“Iniciativat ligjvënëse qytetare janë të vështira”, – thotë Gerti Shella.  Nismat ligjore që vijnë nga qytetarët parashikohen në rregulloren e Kuvendit si dhe në ligjin e posaçëm   Ligji nr.54/2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”, duke sugjeruar për  një përfshirje më të madhe të qytetarëve dhe shoqërisë civile në propozime.

Sipas rregullores së kuvendit, në nenin 68 saktësohet se  “E drejta për të propozuar ligje i takon Këshillit të Ministrave, çdo deputeti dhe 20 mijë zgjedhësve”, por të dhënat e mbledhura nga Citizes.al tregojnë se shumë pak prej tyre gjejnë rrugën për tu futur për diskutim.

Gjatë vitit 2023 në komisionet parlamentare janë depozituar qindra projektligje dhe amendamente të deputetëve, shoqërisë civile ose grupeve të interesit. Por ndërsa nismat e qytetarëve presin për vite të shqyrtohen, ato që vijnë nga politika futen të parat në radhë.

Ekspertët mendojnë se tradita e Kuvendit është frustruese në këtë drejtim.

“Dhuna e kartonit preferohet më shumë se sa demokracia parlamentare”, – thotë Gerti Shella.

Nga analizimi i të dhënave, të konsultuara në faqen zyrtare të Parlamentit, evidentohet se amendamentet e tyre nuk janë miratuar në bllok, siç ka ndodhur me ato që janë depozituar në të shumtën e rasteve nga deputetët.

Përgjatë vitit 2023, komisionet e përhershme parlamentare shqyrtuan 576 amendamente të propozuara nga deputetët, shoqëria civile dhe grupet e interesit. Gjatë shqyrtimit, 499 prej tyre janë miratuar, nga të cilat 455 të deputetëve, ndërsa 44 ose rreth 8% e amendamenteve të miratuara, ishin propozuar nga forma të tjera. Në total deputetët propozuan 485 amendamente, nga të cilat 194 nga publiku, Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Grupet e Interesit.

“Në çdo rast Kuvendi ka rezerva të plota të vendosë veton ndaj këtyre nismave. Nuk ka garanci ligjore se fryma apo qëllimit e procesit ligjvënës të iniciuara nga 20 mijë zgjedhës do të mbeten të pa-kontaminuara  nga procesi politik në Kuvend”, – argumenton juristi Shella.

Pikërisht për shkak të ngadalësisë që lëvizin nismat ligjore nga shoqëria civile, në vitin 2020, INFOCIP depozitoi në Kuvend nëpërmjet deputetes Rudina Hajdari, projektligjin “Per Referendumet”. Siç e parashikon rregullorja, ai u miratua nga kryetari i Kuvendit dhe iu dërgua komisioneve parlamentare, për ta futur në rend ditë, por rregullorja nuk përcakton afate se kur komisioni vendos ta shqyrtojë.

Nga ana tjetër rregullorja parashikon se nëse deputeti humbet mandatin e përfaqësimit, bien edhe nismat ligjore të depozituara prej tij.

Kështu në vitin 2021 projektligji doli nga procesi legjislativ pasi Rudina Hajdari nuk mundi të marrë një mandat përfaqësimi në Kuvend.

Ne vitin 2024, INFOCIP i është drejtuar komisionit për Çështjet ligjore, për ta përfshirë këtë projektligji sërish në procesin legjislativ, por ende nuk ka një përgjigje.

Përkundër zvarritjes së propozimeve të shoqërisë civile, kur Kuvendi vetë ka interes të vjelë pikëpamjet e OSHC-ve, apo të përfshijë ekspertizën e tyre në procesin legjislativ, praktika është funksionale.

“Ne kemi patur disa bashkëpunime shumë të mira kur na ka thirrur kuvendi, por për projektligjin që kemi depozituar vetë ende nuk ka një zhvillim sa i takon caktimit të një datë në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Edhe kur ky ligj është i bërë gati, Kuvendi zgjedh të mos e miratojë, sikurse në rastin konkret ”, – përfundon i zhgënjyer Gerti Shella./Citizens

Etiketa: Kuvendimbetennë sirtarëtnga qytetarëtNismat ligjoretë propozuara

Lajme të lidhura

AKTUALITET

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kuvendi Kombëtar/ Berisha lajmëron fitoren e shpejtë të PD-së

19:29 : 30/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Kush ndjek Salianjin, i mbyll hesapet me PD-në

18:08 : 30/05/2026
AKTUALITET

Mbyllet Kuvendi i PD, delegatët votojnë për 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ja kur do bëhet numërimi

17:49 : 30/05/2026
AKTUALITET

Rama në “fluturim” drejt BE-së, por “nuk trazon çorbën” e Ballukut, Ferit Hoxhës dhe problemeve të Shqipërisë

19:12 : 24/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet drafti i konsensusit PS-PD/ Kreu i SPAK s’raporton më në Kuvend, por te komisioni ‘Xhafaj’

16:09 : 21/05/2026
Para

Përgjimet/ Ismail Zeneli kërkonte të hakmerrej, zbardhen DETAJE nga plani për vrasjen e vëllezërve Nela

TË GJITHA

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom