• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti/ Shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku, në detyrë në kundërshtim me ligjin

12:54 : 06/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Spitali i Onkologjikut përfshihet nga skandali në skandal.

Së fundmi gazetari Osman Stafa ka denoncuar se në kundërshtim me ligjin Silvana Çeliku megjithëse në vitin 2021 duhet të dilte në pension, ajo sot vazhdon qëndron në punë duke marrë postin e “shefes” së Onkologjikut.

Sipas denoncimit, Çeliku shumë afër ditës së pensionimit të saj, merr titullin: “Profesor i Asociuar”. Ky titull i dyshimtë i dha mundësinë asaj të qëndronte ende në punë madje të merrte edhe postin drejtues në spitalin në QSUT.

Një mjek tjetër i Onkologjikut, Helidon Nini bën padi në Gjykatë, me argumentin se ky titull, i është dhënë në kundërshtim me ligjin. Pra Çeliku është në atë detyrë vetëm si pasojë e atij titulli, që Gjykata e Shkallës së Parë, ia ka hequr, pasi vlerëson se është marrë në kundërshtim me ligjin dhe në konflikt interesi.

Reagimi nga Osman Stafa:

Lexo edhe:

Denoncimi i gazetarit: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si sportel banke

Situatë alarmante, denoncimi i gazetarit: Pacientët 33 ditë pa trajtim brakiterapie në Onkologjik

“SHEFJA E ONKOLOGJIKUT, SILVANA ÇELIKU, NË DETYRË NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN

Znj. Çeliku në 2021, duhet të dilte në pension. Por kjo nuk ndodhi, pasi shumë afër ditës së pensionimit të saj, ajo merr një titull: “Profesor i Asociuar”. Ky titull i dha mundësinë asaj, të qëndronte ende në punë dhe të emërohej Shefe e Onkologjikut.

Një mjek tjetër i Onkologjikut, Helidon Nini bën padi në Gjykatë, me argumentin se ky titull, i është dhënë në kundërshtim me ligjin.
Gjykata ka arritur në konkluzionet:

1. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë nuk i ka përcjellë Departamentit të Kirurgjisë dosjen e kandidates Silvana Çeliku për titullin akademik “Profesor i asociuar”, në shkelje të ligjit për arsimin e lartë dhe Rregullores së UMT-së.
2. Departamenti i Kirurgjisë nuk është njohur me dosjen e aplikantes, nuk është mbledhur asnjëherë për ta shqyrtuar aplikimin dhe nuk ka asnjë vendimmarrje lidhur me të.
3. Drejtuesi i Departamentit të Kirurgjisë, bashkëshorti i Silvana Çeliku, në konflikt të pastër interesi, ka marrë pjesë në procedurën për dhënien e titullit “Profesor i Asociuar” bashkëshortes së tij.
4. Drejtuesi i Departamentit nuk ka njoftuar anëtarët e Departamentit për aplikimin, nuk ka thirrur asnjë mbledhje apo të ketë kërkuar marrjen e një vendimi, por në shkelje të detyrimeve ligjore, ka caktuar një komision të posaçëm për të vlerësuar dosjen e bashkëshortes së tij.
5. Nisur nga shkeljet e rënda proceduriale, Gjykata ka vendosur konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit për dhënien e titullit akademik “Profesor i asociuar” dhe heqjen e këtij titulli zonjës Silvana Çeliku.
________
Pra znj. Çeliku është në atë detyrë vetëm si pasojë e atij titulli, që Gjykata e Shkallës së Parë, ia ka hequr, pasi vlerëson se është marrë në kundërshtim me ligjin dhe në konflikt interesi.

A është kjo arsyeja se pse znj. Çeliku, nuk flet për mungesën e ilaçeve kimio, të cilat nëse nuk jepen sipas protokollit nuk kanë asnjë vlerë për pacientin?

A është kjo arsyeja, marrja e një titulli në mënyrë të padrejtë, që shefja e onkos, të relativizojë skandalet e atij pavioni?

p.s Unë nuk kam asnjë lloj njohje personale me Silvana Çelikun as me Helidon Ninin. As kam pasur të bëj dhe uroj që asnjëherë të mos të kem të bëj me të dy. Me emrin e znj. Çeliku jam njohur për herë të parë në Dosjen “Onkologjiku” dhe për herë të dytë në Komisionin e Shëndetësisë, ku ajo raportoi për skandalin.

Gjithë këto kohë ende nuk kam arritur të jap një përgjigje pyetjes: Si ka mundësi të bëj ato deklarata, ku ndër më skandalozet ishte; “mungesa ka pasur edhe do ketë”?

Si mund të flasë një shefe kështu? Në vend që ajo të ngrejë kujën se ilaçet kimio mungojnë, ajo relativizion çdo gjë.

Më bëri shumë përshtypje, sesi mbronte një sistem (Onkologjikun), i cili në momentin që ajo po fliste mungonin 4 medikamente shumë të rëndësishme. (Gemcitabina, irinotekani, erlotinib, paxlitacel).

Më besoni, unë kurrë nuk do të shkruaj për një mjek, veçse kur ka vendime gjykate, apo kur bëjnë deklarata skandaloze, duke mbrojtur të pavërtetën, në dëm të pacientit.

Jam me të gjithë ata mjekë të cilët punojnë ndershmërisht, e duan këtë vend dhe duan të bëjnë më mirë për shëndetësinë shqiptare“, shkruan Osman Stafa.

Etiketa: kanceronkologjikuosman stafaPacientëtSilvana Çelikuskandaltitulli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi i gazetarit: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si sportel banke

14:28 : 17/08/2025
AKTUALITET

Situatë alarmante, denoncimi i gazetarit: Pacientët 33 ditë pa trajtim brakiterapie në Onkologjik

18:25 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

23:15 : 12/08/2025
SHENDETI

Një virus i zakonshëm mund të nxisë zhvillimin e një lloji të rrezikshëm kanceri

20:06 : 09/08/2025
AKTUALITET

“Pse e bëre publike?”/ Drejtoresha e Dispancerisë presion pacientit pasi i dhanë barna të skaduara

10:33 : 05/08/2025
Para

Deklarata e fortë e Trump: Kam dëgjuar që Irani do sulmojë sonte Izraelin...

TË GJITHA

Aksident në Vlorë/ Makina humbun kontrollin dhe përplaset me rrethimin vilës qeveritare

09:34 : 18/08/2025

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

09:21 : 18/08/2025

News24 rikthehet në transmetim

09:14 : 18/08/2025

A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim në Gjermani?

08:56 : 18/08/2025

Letra/ Profesionistët e Lirë: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

08:44 : 18/08/2025

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

08:32 : 18/08/2025

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

08:26 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com