• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhurmat në Tiranë tejkalojnë normat ligjore, Bashkia nuk ka matës

14:01 : 03/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Çdokush që jeton në Tiranë e di mjaft mirë se zhurmat janë një nga problemet më të mëdha të këtij qyteti të mbipopulluar. Censi 2023 i INSTAT vërtetoi se 1/3-ta e banorëve të Shqipërisë jetojnë në Tiranë. Ky mbipopullim, i ndërthurur me mungesën e seriozitetit në marrjen e masave për uljen e ndotjes akustike, ka sjellë rezultatin e sotëm ku sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në Tiranë tejkalohet kufiri i zhurmave në të gjithë qytetin, si ditën ashtu edhe natën.

“Cilido qytetar që ndihet i kërcënuar nga kjo lloj dhune, pra zhurmat, do duhet të gjejë shpëtimin tek çdo uniformë” – Erion Veliaj, degjesa per planin per zhurmat, Dhjetor 2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në fund të vitin 2021 mbajti një dëgjesë për një plan për uljen e zhurmave në kryeqytet, ku i ftoi qytetarët që t’i drejtoheshin policisë Bashkiake për ndihmë në rast se ndihen të kërcënuar nga zhurmat, që me të drejtë i quante si dhunë.

Rreth dy vite e gjysmë pas kësaj deklarate dhe këtij plani të kryebashkiakut për t’i dhënë fund ndotjes akustike, Tirana dhe qytetarët e saj vijojnë të dhunohen çdo ditë nga zhurma të formave të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave krijohen pikërisht nga ndërtesat në process ndërtimi.

Kjo pranohet edhe nga vetë Bashkia Tiranë. Në përgjigje të kërkesës për informacion dërguar nga Faktoje, Bashkia na informon se gjatë 5 muajve (Janar – Maj 2024) pranë policisë Bashkiake kanë shkuar rreth 110 ankesa në lidhje me ndotjen akustike, që vijnë kryesisht për shkak të zhurmave nga lokalet apo baret, lavazhet e automjeteve, pompat e ujit në ambiente të pallateve, banorë që kryejnë punime në banesat e tyre, furrat e bukës, kantieret e ndërtimit etj.

Lexo edhe:

Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt

Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

Ajo që është shqetësuese në këtë përgjigje është se nw fakt, ankesat e qytetarëve dhe aq më tepër pretendimet e kryebashkiakut për t’iu drejtuar atyre për t’u mbrojtur nga zhurmat janë të pakuptimta, kjo sepse Bashkia ende nuk ka aparatura apo burime njerëzore, që mund ta bëjnë matjen e zhurmave në kryeqytet.

“Bashkia e Tiranës nuk mund të përcaktojë nivelin e zhurmave pasi ende nuk disponon aparatura apo burime njerëzore të specializuara apo trajnuara në verifikimin dhe kontrollin mbi nivelin kufi të zhurmës së lejuar […] dhe për rrjedhojë nuk mund të përcaktojë vlerat kufi të zhurmës së lejuar. – shkruan Bashkia e Tiranës.

Në fakt, për vlerat kufi të zhurmës së lejuar mund t’i referohemi udhëzimit të vitit 2023 ku përcaktohen qartësisht  vlerat sipas standardit të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Këto vlera kufi madje pasqyrohen edhe në planin për zhurmat të miratuar nga vetë Bashkia Tiranë për vitet 2022-2027.

Udhëzimi i Ministrisë së Brendshme, asaj të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Turizmit e Mjedisit thotë se është detyrë e Policisë Bashkiake të kryejë matjen e nivelit të zhurmës së gjeneruar nga veprimtaritë ekonomike apo sociale dhe, të vendosë gjoba në rast se shkelen nivelet kufi të zhurmës.

Njëkohësisht udhëzimi i kërkon Bashkisë Tiranë të masë nivelin e zhurmave bazuar në ankesën e paraqitur nga qytetarët, institucionet publike dhe private apo çdo subjekt tjetër i interesuar.

Faksimile e udhezimit te tre ministrive per zhurmat, viti 2023

Por Bashkia e pranon për Faktoje ajo vijon të mos e përmbushë këtë detyrim ligjor të saj.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit është një tjetër institucion i ngarkuar me detyrën për të matuar zhurmat në stacione të caktuara të vendit çdo vit. Faktoje iu drejtua kësaj agjencie për të kërkuar informacion mbi situatën në të cilën gjendet kryeqytetit lidhur me ndotjen akustike. Sipas AKM-së, matja në 15 vendndodhje të ndryshme të kryeqytetit tregon se në Tiranë ka një tejkalim të normës së zhurmave gjatë ditës dhe gjatë natës, në të gjitha stacionet e monitoruara.

Në vitin 2022, që janë dhe rezultatet e fundit zyrtare të publikuara nga AKM, tejkalimin më të lartë të normës ditën për vitin 2022 e ka pika e monitorimit “21 Dhjetori”me 25.45% dhe “Lapraka” me 25.47%. Tejkalimi më i lartë i normës gjatë natës vërehet tek pika e monitorimit “Ish Banka Amerikane” në Bllok pranë sheshit Willson me 30.51%.

Nisur nga këto të dhëna publike dhe informacione zyrtare të marra nga institucionet shtetërore, premtimin e Bashkisë Tiranë për menaxhimin dhe trajtimin e problematikës së ndotjes akustike nga Policia Bashkiake e konsiderojmë të pambajtur.

/Faktoje

Etiketa: Bashkianormënnuk ka matëstejkalojnëTiranezhurmat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt

08:23 : 27/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

18:56 : 25/08/2025
AKTUALITET

Vëllai plagos me th*kë vëllanë në Tiranë

13:07 : 25/08/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Sarandë, 2 persona humbin jetën dhe një i plagosur

21:18 : 24/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Aksident në Unzën e Re në Tiranë, përplasen dy makina

18:56 : 24/08/2025
AKTUALITET

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

13:20 : 23/08/2025
Para

Atletika nis me rekord botëror, SHBA e pakapshme në stafetën e përzierë 4×400 metra

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com