• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

I akuzuari për organizimin e sulmeve të 11 shtatorit ndaj kullave binjake, do të pranojë fajësinë

08:56 : 01/08/2024
në BOTA

Personi i akuzuar si organizatori i sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Al-Kaidës ka rënë dakord të pranojë fajësinë, tha të mërkurën Departamenti i Mbrojtjes.

Khalid Sheikh Mohammed dhe dy bashkëpunëtorë të tij pritet ta deklarojnë fajësinë para Komisionit Ushtarak në Gjirin e Guantanamos në Kubë javën e ardhshme.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë pothuajse me siguri përfshijnë pranimin e fajësisë në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje.

Zyrtari tha se kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura publikisht, por tha se ekziston mundësia që ajo të parashikojë një dënim me burgim të përjetshëm.

Khalid Sheikh Mohammed është i burgosuri më i njohur në qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos, që u krijua në vitin 2002 nga Presidenti i atëhershëm Xhorxh W. Bush për të mbajtur të ndaluar të dyshuarit si militantë të huaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Lexo edhe:

Sulmet ndaj Drejtësisë, Rama nuk tërhiqet: Do merrem prapë, është çështje personale!

Sulmet e avionëve luftarakë në qiellin e NATO-s, shqetësim për Aleancën

Numri më i lartë i të ndaluarve në atë kompleks ka qenë 800. Sot në Guantanamo janë 30 të burgosur.

Marrëveshja mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të akuzuarve për pranimin e fajësisë për 11 shtatorin vjen më shumë se 16 vjet pasi filloi procesi penal ndaj tyre lidhur me sulmet e Al-Kaidës dhe më shumë se 20 vjet pas sulmeve që shkaktuan vdekjen e afro 3,000 personave dhe pas së cilave SHBA filloi një luftën në Afganistan që vazhdoi për dy dekada.

Familjet e shumë prej viktimave kanë thënë se donin që të akuzuarit për organizimin e sulmit të pranonin zyrtarisht fajin.

Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell dënoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

“E vetmja gjë më e keqe se të negociosh me terroristët është të negociosh me ta pasi ata janë në paraburgim”, tha Senatori McConnell në një deklaratë./VOA

Etiketa: 11 shtatorifajesineKhalid Sheikh Mohammedkullat binjakesulmet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sulmet ndaj Drejtësisë, Rama nuk tërhiqet: Do merrem prapë, është çështje personale!

13:15 : 03/10/2025
BOTA

Sulmet e avionëve luftarakë në qiellin e NATO-s, shqetësim për Aleancën

17:51 : 24/09/2025
BOTA

Trump nderon viktimat e 11 Shtatorit: Përbindësha të egër sulmuan qytetërimin tonë

17:37 : 11/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari misterioz mes CIA-s, xhihadistëve dhe një të kaluare kriminale

21:09 : 06/09/2025
AKTUALITET

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025
BOTA

38 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, teksa bisedimet për armëpushim hyjnë në fazën vendimtare

15:13 : 07/07/2025
Para

VIDEO/ Milani "i ringjallur" me Fonseca-n, mposht edhe Real Madridin në miqësore

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com