• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku fton profesionistët e lirë t’i bashkohen PD: Të rrëzojmë një sistem të pandershëm taksimi

19:40 : 31/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Menjëherë pas zbardhjes së vendimit që rrëzoi taksimin për “Profesionistët e Lirë” deputetja demokrate, Jorida Tabaku, një nga kundërshtueset që e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim, ka postuar në rrjetet sociale një video ku analizon vendimin e Gjykatës dhe gjithashtu i fton profesionistët e lirë të bashkohen me PD për të rrëzuar një sistem të pandershëm taksimi.

Sipas deputetes së PD, Tabaku, që njëkohësisht është anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese është një dëshmi se kur njerëzit bashkohen mund të realizojnë edhe të pamundurën.

Gjithashtu Tabaku u shpreh se ajo dhe PD do të jenë përherë pranë profesionistëve të lirë në betejën e tyre kundër një qeverie që takson pandershmërisht mendjen dhe punën e tyre.

Tabaku u shpreh se 30 mijë profesionistët e lirë paguajnë përherë taksat dhe sjellja e qeverisë është dëshmi e mungesës së parimit të barazisë. Ne mund të bëjmë më shumë, shkruan Tabaku në faqen e saj në rrjetet sociale ndërsa poston videon e saj të shkurtër, së bashku, ne mund të rrëzojmë këtë sistem të padrejtë për një sistem taksimi të ndershëm dhe që promovon dijen, punën dhe shpirtin sipërmarrës.

Reagimi nga Tabaku:

Lexo edhe:

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 mln euro taksa/ Arsyeja

“Ne mund të fitojmë shumë. Shtresa e mesme sot është shtresa më e mbitaksuar në Shqipëri , është shtresa që punon më shumë dhe tatohet më shumë dhe që paguan gjithjë, drejtësisht taksat dhe për këtë arsye ato mbingarkohen.Sot 95% e shqiptarëve paguan taksa më të larta dhe më shumë se të gjitha mbingarkohet ajo shtresë që prodhon mendimin.

Ne duhet të jemi në mbështetje të punës, ne duhet të jemi në mbështetje të njerëzve të punës,ne duhet të jemi në mbështetje të njerëzve që kontribuojnë në ekonomi dhe në shoqëri e sa herë që bëhet fjalë për beteja të tilla unë do të jem me të gjithë profesionistët e lirë ashtu sic dhe grupi parlamentar ishte kësaj rradhe.

Kësaj rradhe vumë një tullë të vogël në sistemin e padrejtë të taksave,herës tjetër akoma më shumë. Kjo tregoi se kur jemi bashkë kemi fuqi dhe mund ta ndryshojmë këtë sistem.

Prova e zjarrit në Gjykatën Kushtetuese për taksimin antikushtetues ndaj profesioneve të lira tregoi se vullneti dhe qëllimi i përbashkët për të rrëzuar një sistem të padrejtë ka rezultat.

Me këtë vendim, të zbardhur sot, ne kemi rrëzuar së bashku një nga tullat e sistemit të pandershëm që është sot një nga shtyllat kryesore të një ekonomie që pasuron një pakicë dhe varfëron dhe shtyp një shumicë të heshtur që punon dhe meriton të respektohet.

Ne mund të bëjmë më shumë! Së bashku, ne mund të rrëzojmë këtë sistem të padrejtë për një sistem taksimi të ndershëm dhe që promovon dijen, punën dhe shpirtin sipërmarrës.

Patjetër që mund t’ia dalim!”, shkruan Tabaku.

Etiketa: profesionet e liraTabakutaksa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

08:35 : 12/07/2026
BOTA

Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 mln euro taksa/ Arsyeja

17:45 : 06/07/2026
AKTUALITET

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

08:45 : 29/06/2026
AKTUALITET

Rama bën gati favorin e dytë për miliarderët e Zvërnecit, “10 vjet pa taksa”

14:05 : 21/06/2026
SHOW BIZ

Shakira fiton gjyqin për taksat, Spanja duhet t’i kthejë 55 milionë euro

19:51 : 18/05/2026
AKTUALITET

Studimi: Të rriten taksat për pijet me sheqer në Shqipëri, të ulen për të shëndetshmet

17:46 : 12/05/2026
Para

Kujdes! Qetësuesit e zakonshëm pa recetë kundër dhimbjeve mund t'ju përkeqësojnë shëndetin

TË GJITHA

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit, kallëzohet penalisht pas dyshimeve për abuzime me fondet/ EMRI

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş