• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha nxjerr foton e Ramës dhe Ballukut në Ankara: Fituan 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë

11:02 : 30/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me denoncimin e djeshëm të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili denoncoi aferën korruptive të tunelit të Llogarasë.

Ahmetaj denoncoi se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro u anulua pas presionit ndaj pronarit të kompanisë dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë, ndërkohë që punimet i bërish kompania shqiptare që fitoi tenderin në fillim.

Ndërkohë, Berisha në rrjetet sociale ka publikuar një postim të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila mban datën 3 Qershor 2021 dhe shfaqet krah kryeministrit Edi Rama në Ankara dhe konfirmon takimet me kompanitë aty.

“Produktiviteti i madh i takimit të Ramës dhe Ballukut në Turqi, fituan 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë!” – shkruan Berisha krahas postimit të Ballukut.

Lexo edhe:

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

Ndërkohë, nëse kontrollon postimin e plotë të Belinda Ballukut, nga fotot e postuara prej saj vihet re se pjesë e takimit dhe e vizitës në Ankara ka qenë edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Denoncimi i Arben Ahmetajt për tunelin e Llogarasë

Ahmetaj: E dyta, tuneli i Llogarasë është një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk i cili sipas…

Peka: Kush i bëri bisedimet në Ankara…

Ahmetaj: Të gjithë i ke me fotografi. Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pa bërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit e tij.

Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, kur ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka.

Peka: Pra ju dha dikujt me 50 mln euro më shumë kosto?

Ahmetaj: Po. Dhe punën e bëri i njëjti gjë që e anuluan. Se ai është i specializuar për tunelet.

Peka: Dhe marrëveshja është bërë në Ankara.

Ahmetaj: Po patjetër, le të thonë sa të duan, jo takime zyrtare. Duan ta vazhdojnë bisedën le ta vazhdojnë.  Ky Altin Dumani, heroi i fëmijëve të mi, pse nuk merret me gjakderdhjen …

Peka: Ministrja përgjegjëse për këtë tender, Belinda Balluku? Ishte Belinda Balluku në Turqi kur u bë ky takim.

Ahmetaj: Merrni dhe investigojeni ti dhe Altini. Ti si gazetar e Altini si prokuror. Jooo do futeshin tek unë, ta çojmë në të s’ëmës këtë, se kështu na ka thënë ky burri i madh i shtetit.

Peka: Vazhdojmë…

Ahmetaj: E dini sa paga ka paguar turku? 2 mln euro paga. Bechtel paguante 50 mln. Imagjino edhe menaxhimin e ka bërë Gjoka, këta kanë marrë para ekstra pa bërë gjë. Le ta investigojnë, nuk kanë këllçe ta investigojnë se i del ai që i del, siç i thotë njerëzve; o Zot kudo që ne hapim një dosje, na del ai, për kryeministrin. Dhe nuk ka këllçe ta vazhdojë. E ka thënë, ja them unë Edi Ramës, kështu e ka thënë. Që sa herë hap një dosje i del ti, sipas atij. Ti që ke thënë që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tek tenderat, që Infrastruktura ka bërë gati 10 miliardë tendera, bashkia 6, shëndetësia 3 miliardë euro tendera dhe Ben Ahmetaj zero. Dhe ky urdhëroka arrestim për mua. Dhe fillojnë njerëzit, që o vëlla po, patjetër që është politike, por kështu janë këta. Ou. Dmth Shqipëria është vari leshtë për këta. E drejta është vari leshtë për këta. Reforma në drejtësi është vari leshtë për këta, sepse këtu kemi Kim Jongun që komandon me batuta të gjithë nëntokën dhe mbi tryezë dhe u dashka që të bëjnë një ish/zv-kryeministër kokë turku që ta përdorim dhe si statistikë se na duhet suksesi. Ja ku e ka faktin, meqë deshët fakt.

Etiketa: 50 milion euroAnkaraArbnen AhmetajEdi RamakorrupsionSali Berishatakimtuneli i llogarase

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025
AKTUALITET

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025
AKTUALITET

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

14:13 : 26/08/2025
AKTUALITET

A do të jetë ende Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet Berisha

13:43 : 26/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Ushtria, diplomacia dhe universitetet pjesë e administratës

13:15 : 26/08/2025
AKTUALITET

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

11:29 : 26/08/2025
Para

"Natë e frikshme për banorët"/ Zjarri në Shëngjin, Gjekmarkaj: Qeveria është e zënë me propagandën

TË GJITHA

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025

BE dënon sulmet izraelite në Gaza: V*asja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

17:32 : 26/08/2025

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi

17:15 : 26/08/2025

Gazetarja Valerie Zink jep dorëheqjen nga Reuters: Agjencia i shërben Izraelit

17:00 : 26/08/2025

Ndërpritet seanca, Nenad Rashiç nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës

16:44 : 26/08/2025

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

16:26 : 26/08/2025

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

16:15 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com