• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bajram Begaj dekreton ministrat e rinj të Ramës, pasdite pritet seanca në Kuvend

11:54 : 30/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nuk ka patur surpriza! Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në Qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, të mbajtur ditën e diel.

Lajmi bëhet me dije nga Presidenca, teksa kreu i shtetit i ka dekretuar të gjitha propozimet e Ramës, si për shkarkimet nga ministritë, po ashtu edhe emërimet e ministrave të rinj.

Ndryshimet në Qeveri u bënë si gjithnjë nga kryeministri Edi Rama pa trasnparencë dhe pa llogaridhënie, teksa në poste kyçe vendos emra “anonim”, sa i përket politikës.

Një ndryshim surprizë në qeveri ishte shkarkimi i Taulant Ballës nga posti i Ministrit të Brendshëm, duke e emëruar në postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit.

Rama largoi edhe Ervin Meten nga posti i ministrit të Financave, duke emëruar në vend të tij Petrit Malajn. Ndërkohë, Ervin Hoxha është emëruar ministër i Brendshëm, ndërsa Pirro Vengu është emëruar ministër i Mbrojtjes.

Lexo edhe:

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

Të tre ministrat e rinj, Petrit Malaj, Ervin Hoxha dhe Pirro Vëngu aktualisht mbajnë poste drejtorësh në institucione në varësi të ministres së Infrastrukturë dhe Energjitikës, Belinda Ballukut.  Ervin Hoxha mban postin e drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Petrit Malaj mban postin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Pirro Vëngu mban postin e kreu të Autoritetit Portual të Durrësit.

Ditën e dielë, kryeministri Edi Rama tregoi nxitim për të dorëzuar personalisht në Presidencë dekretet për ndryshimet e reja në qeveri, pak pas përfundimit të Kongresit të Partisë Socialiste. Por, presidenti Bajram Begaj mori dy ditë kohë me arsyetimin se po kryente verifikimin e emrave të ministrave të rinj.

Opozita ka ngritur shqetësimin në lidhje me emërimin e Pirro Vëngut si ministër i Mbrotjes, pasi nuk dihet nëse ai e ka ende shtetësinë greke apo jo.  Kjo për shkak se çështja e kufirit detar me Greqinë mbetet ende e hapur dhe duke nisur nga roli i Ministrisë së Mbrojtjes, ai mund të veprojë kundër interesit të shqiptarëve.

Pas dekretimeve nga ana e Bajram Begajt, në orën 17:00 të pasdites seanca e posaçme parlamentare për miratimin e ndryshimeve në Qeveri, për të cilat do të duhen 71 vota që më pas ata të marrin detyrën.

Gjithashtu, edhe Elisa Spiropali do të marrë votëbesimin si kryetare e re e Kuvendit. Rama propozoi emërimin e Spiropalit për të zëvendësuar Lindita Nikollën në postin e kryetares së Kuvendit, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Ndërkohë, Rama ka larguar edhe Ermonela Felajn nga posti i nënkryetares së Kuvendit, dhe në vend të saj ka emëruar Bledar Çuçin, i cili mbante postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së. Në vend të Çuçit, në postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Rama ka emëruar Niko Peleshin, duke e larguar nga posti i Ministrit të Mbrojtjes.

Ndërkohë, nuk dihet nëse do të marr pjesë opozita në seancën e sotme në Kuvend për miratimin e ndryshimeve në Qeveri.

Etiketa: Bajram BegajdekretonEdi Ramaministratndryshimetqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:17 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Relatorja lexon pretendimet e Veliajt: Këshilli i Ministrave shkeli ligjin! Presidenti mori atributet e gjykatës (LIVE)

11:04 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025
Para

Deklarata e Ahmetajt, Gjokutaj: Prisja që të nxirrte fakte rreth aferave të qeverisë

TË GJITHA

E rëndë në Elbasan! 58-vjeçarja konsumon acid në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë

13:30 : 31/10/2025

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025

Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet autori/ EMRI

13:13 : 31/10/2025

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com