• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, por s’ka kapacitete dhe mjete për ti shuar!

21:18 : 27/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Zjarret prej disa javësh vazhdojnë të djegin me qindra hektarë me pyje, kullota, vreshtari e në disa raste edhe shtëpi nga jugu e deri në veri të Shqipërisë.

Vetëm pasditen e sotme, 27 korrik, janë shënuar 4 vatra të reja zjarri, konkretisht në Kukës, Shëngjin, Mirditë e Konispol.

Pak kohë më parë, VOA evidentoi në një artikull se kapacitetet e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, sidomos në zonat e thella malore, janë të kufizuara. Shërbimi zjarrfikës ka vetëm 147 automjete zjarrfikëse, pjesa më e madhe të vjetruara, dhe rreth 1300 punonjës, por asnjë avion zjarrfikës.

Këtë e fakton edhe zjarri i pasdites së sotme në Konsipol ku për të shuarflakët është vepruar me mjete rrethanore dhe me pompa shpine me ujë pasi forcat zjarrfikëse nuk kanë kapacitet e duhura për terrene të vështira. Kjo bën që përmasat e zjarrit të zgjerohen frikshëm. Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaron me krenari ditë pas dite se si po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Lexo edhe:

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

Shkrumbohet një makinë e parkuar në Lezhë

Deputeti Agron Gjekmarkaj, teksa shpërndau pamje nga zjarri në Shëngjin, tha se mosveprimi i autoriteteve po shndërrohet në krim mjedisor dhe i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi t’i përgjigjen apelit për të ndërhyrë ushtria dhe çdo institucion që mund të jetë i dobishëm.

Kujtojmë se çdo vit regjistrohen më shumë se 200 vatra zjarri në pyje dhe kullota, duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm ekonomisë së vendit dhe mjedisit natyror.

  • Zjarri në Kukës, shpërthejnë minat luftarake

Në fshatin Peraj të Hasit, pranë kufirit me Gjakovën, zjarri ka shpërthyer disa mina luftarake, prezenca e të cilave mendohet të jetë që prej luftës në Kosovë në vitin 1999.

Për shkak të kësaj situate, punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse kanë ndërprerë punën, duke ia lënë vendin forcave ushtarake që do të monitorojnë situatën në mënyrë të specializuar.

Vatër e re zjarri në Kukës, shpërthejnë minat luftarake. Forcat ushtarake në terren

 

  • Zjarri në Shëngjin/ Gjekmarkaj: Mosveprimi po shndërrohet në krim mjedisor

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në malin e Rrencit dhe të Shëngjinit. Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj deklaron se zjarri po merr përmasa dramatike, ndërsa ndërhyrja është modeste.

Ai deklaron më tej se mosveprimi po shndërrohet në krim mjedisor dhe i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi t’i përgjigjen apelit për të ndërhyrë ushtria dhe çdo institucion që mund të jetë i dobishëm.

“Zjarri në Malin e Rrencit e të Shëngjinit po merr përmasa dramatike. Flakët dhe tymi janë kudo rreth qytetit si rrezik real i çastit por edhe pak më afatgjatë për shëndetin!

Deri tani përpjekjet për ta shuar kanë qenë modeste. Duhet ndërhyrje urgjente jo vetëm nga pushteti lokal por nga qeveria qendrore me çdo mjet, mundësisht me helikopter nga ajri.

Nuk ka më kohë për propagandë. Mosveprimi po shndërrohet në krim mjedisor , në rrezik për jetën e pronat në kulmin e sezonit turistik. I bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama , ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi t’i përgjigjen apelit për të ndërhyrë ushtria dhe çdo institucion që mund të jetë i dobishëm. Nuk duhen fjalë dhe  mbi të gjitha jo gënjeshtra por lëvizje menjëhere e Qeverise dhe Shtetit nëse kemi ënde të tilla në të vërtetë e jo në sporte propogande.

Shtëllungat  e tymit kanë zëvendesuar retë ! Banoret po thithin tym. Zjarri nuk po djeg vetëm pemë e shkurre por edhe seriozitetin e emergjencave civile dhe gadishmërinë për të reaguar.  Nesër do jetë vonë. Sonte duhet bërë diçka. Afër portit punë orësh po afrohet një vatër e re zjarri. Pasojat merren me mend!”- shkruan Gjekmarkaj.

Zjarri në malin e Shëngjinit, Gjekmarkaj: Mosveprimi po shndërrohet në krim mjedisor

  • Zjarri në Mirditë shkrumbon dy banesa

Një zjarr masiv raportohet se ka rënë në Kodër Rrëshen ku flakët kanë djegur dy banesa, ndërsa rrezikohen edhe disa të tjera. Gjithashtu është djegur edhe një sipërfaqe e madhe vreshtari.

Zjarr masiv në Mirditë/ Flakët shkrumbojnë dy banesa, rrezikojnë edhe të tjera

  • Përfshihet nga flakët mali në Konispol

Flakët kanë përfshirë një pjesë të malit të Saraqindit, duke përfshirë zonën e Shalës-Dishat- Markat, të bashkisë së Konispolit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Konispolit, Sarandës dhe Finiqit.

Për shkak të terrenit të vështirë për të shuar zjarrin është vepruar me mjete rrethanore dhe me pompa shpine me ujë.

Një tjetër zjarr masiv në vend, përfshihet nga flakët mali në Konispol

  • Vlora e mbuluar nga tymi helmues

Ndërkohë, fusha e mbetjeve në Vlorë po digjet për të katërtin vit radhazi, ndërsa autoritetet nuk kanë ende një zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve dhe po i lënë banorët dhe turistët në mëshirë të tymit helmues.

Etiketa: konispolmirditeshengjinzjarfikeszjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

14:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet një makinë e parkuar në Lezhë

21:30 : 07/10/2025
AKTUALITET

Zjarr në hyrje të parkut Divjakë-Karavasta

22:05 : 04/10/2025
AKTUALITET

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

21:10 : 04/10/2025
RAJONI

Zjarri në diskotekën e Koçanit, miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

17:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

Ortakja lidh sahatin me ndihmën e policisë dhe OSHEE-së, hoteli në rrezik zjarri

21:11 : 01/10/2025
Para

Skandali me flamurin shqiptar në Paris, Luiza Gega: Ishte imitim kinez!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com