• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Nuk kam bërë pakt me Ramën për Reformën Zgjedhore

15:59 : 27/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, VIDEO

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një reagim pas votimit në Kuvend, ku PD bashkoi votat me PS-në për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, theksoi se nuk ka asnjë pakt me socialistët për Reformë Zgjedhore.

Berisha thekson se nuk ka patur Reformë Zgjedhor por vetëm zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij janë zbatuar vendimi për votimin e shqiptarëve jashtë shtetit dhe vendimi për herësin.

“Theksoj se kjo nuk është Reformë Zgjedhore dhe se nuk trajton asnjë nga problemet madhore të zgjedhjeve në Shqipëri si: blerjen e votës, makinerinë elektorale të partisë shtet dhe përdorimin e të gjithë resurseve të saj njerëzore dhe logjistike, financiare për kontrollin e vullnetit të zgjedhësve, përdorimin për këtë qëllim të ushtrisë elektorale të patronazhistëve, manipulimin masiv të listave dhe përdorimin e bandave dhe vrasësve serialë për të diktuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.“, tha Berisha ndër të tjera.

Berisha shprehet se PD, duke qëndruar plotësisht për hapjen e listave, nuk pranon kategorikisht të vendoset në asnjërin ekstrem të hapjes së tyre dhe këtë e konsideron qëndrim publik politik të saj. Ai thekson më tej se “në qoftë se u futën 3 deputetë me herësin 10 mijë, pa herës shanset janë të futen edhe 43 deputet në Parlament nëpërmjet garës së hapur të listave të hapura”.

Reagimi i plotë:

“Nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”

Të dashur qytetare dhe qytetarë mirëdita. Me këtë mesazh dëshiroj t’ju përshëndes dhe t’ju informojë çdo njërin prej jush sa vijon. Gjatë dy ditëve të fundit ju keni dëgjuar qindra e qindra herë të shqiptohet dhe lakohet fjala ‘Reformë Zgjedhore’ apo pakt marrëveshje Berisha-Rama etj. Lidhur me këtë zhurmnajë të madhe ju deklaroj sa vijon:

Së pari të gjithë ata që bejnë fjalë për Reformë Zgjedhore në këtë rast mashtrojnë me qëllim apo janë vetë të mashtruar. Nuk ekziston absolutisht asnje marreveshje lidhur me reformën zgjedhore. Ndryshimet e votuara në Parlament në Kodin Zgjedhor nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me Reformën Zgjedhore të rekomanduar nga OSBE ODHIR për zgjedhje të drejta dhe të ndershme në Shqipëri. Pra nuk është trajtuar asnjë pikë e vetme e rekomandimeve të OSBE ODHIR.

Lexo edhe:

Farsa zgjedhore/ Berisha paralajmëron protesta

11 Maji/ Berisha publikon VIDEO-n: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

Së dyti dy problemet e trajtuara nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe të votuara mbrëmë në Parlament nuk kanë asnjë lidhje me reformën zgjedhore të rekomanduar nga OSBE ODHIR, por vetëm me zbatimin e 2 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht për:

1. Votimin e shqiptarëve jashtë shteti, një e drejtë kjo themelore Kushtetuese për çdo shtetas shqiptar. Ky votim ka qenë premtim solemn publik i kahershëm para vitit 2013 dhe pas vitit 2013 i Partisë Demokratike. Ne jemi vendi i vetëm në Europë në të cilin bashkatdhetarët tanë jashtë vendit nuk votojnë dhe kjo vetëm e vetëm sepse Edi Rama e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe kategorike këtë të drejtë Kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendi. Lobimi I fuqishëm I aktivistëve të diasporës për këtë të drejtë dhe vendimi I Gjykatës Kushtetuese pas padisë së tyre në favor të votimit të shqiptarëve jashtë vendit, detyroi Edi Ramën të tërhiqej nga kundërshtimi kategorik I votës së shqiptarëve jashtë vendi. Megjithëkëtë ai ishte për një votim me përfaqesues të tyre me proporcion dhe të realizuar nëpërmjet portalit e-albania dhe Postës Shqiptare. Kurse Partia Demokratike në bashkëpunim me përfaqesuesit e diasporës për Shqipërinë e lirë ishte për votimin e shqiptarëve jashtë vendit për kandidatin që duan në zonën nga e cila ata janë larguar. Siç kërkohet edhe nga vetë ata. Në këtë proces Edi Rama kërkonte që çdo operacion të kryhej nëpërmjet portalit tashmë të shqyer dhe të manipuluar e-albania dhe Postës militante Shqiptare. Të gjitha këto u rrëzuan dhe u vendos që për këto qëllime të kontraktohet një postë serioze ndërkombëtare, e cila nuk do sjellë asgjë në postën shqiptare, por në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mendoj se me këtë akt merr fund një dhunim masiv I të drejtës Kushtetuese të votimit të qytetarëve shqiptarë të cilët sot janë ndoshta më shumë jashtë vendi se në Shqipëri dhe që shprehte padyshim një reminishencë të qendrimit politik ndaj shqiptarve jashtë vendi të regjimit hoxhist. Me këtë akt PDSH si parti e lirive dhe të drejtave te shqiptarve realizoi një premtim dhe objektiv madhor të saj të shpallur publikisht me dhjetra e qindra herë. Po ju rikujtoj këtu se në mënyrën më të përsëritur kam deklaruar ne emër të Partisë Demokratike se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje pa pjesmarrjen e emigracionit dhe diasporës në procesin zgjedhor dhe kjo tashmë është e sanksionuar në Kodin Zgjedhor të vendit. Mendoj se ky është shërbimi më minimal që mund t’i bënim ne miliona shqiptarëve që u larguan nga ky vend, njohjen e të drejtave politike të mohuara në mënyrë antikushtetuese deri sot.

2. Vendimi i dytë I Gjykatës Kushtetuese kishtë të bënte me herësin. Kjo Gjynaktë ka vendosur që herësi prej 10 mijë votash që duhej thyer për të fituar një vend në Parlament jashtë listës së mbrojtur duhet të ishtë në proporcion në mënyrë që lista të ishte më e hapur. Po theksoj këtu Gjykata nuk vendosi heqjen e herësit, por të themi zvogëlimin dhe zbutjen e tij. Partia Socialiste propozoi që herësi të zbritej në 7 mijë vota kurse PD kërkoi heqjen fare të herësit, duke bërë kështu që vendet në listën e hapur të fitohen nga deputetët që kanë marrë nga qoftë edhe një votë më shumë se sa tjetri që renditet në listë para tij. Mendoj se ky akt është një hap I ri drejt hapjes. Në rast se në herësin qe ekzistonte më pare u futën gjithsej 3 veta që thyen herësin prej 10 mijë votash, me këtë sistem mundësia për tu future në parlament në këtë garë ekziston për 40 deputete. Nuk e mohoj ne kemi qenë për një përqindje më të vogël se 1/3 në listën e mbrojtur por natyrisht Partia Socialiste e cila pranoi heqjen e herësit nuk pranoi zvoglimin e kësaj përqindje në listën e mbrojtur. Sidoqoftë unë duhet të them dy fjalë këtu për spekullimin e tmerrshëm masiv që bëhet: deputetë të partisë-deputetë të popullit. Qesharake! Çdo deputet në listat e partisë është deputet I partisë, përndryshe ai e ka të lirë të jetë deputet i pavarur dhe ne bëm edhe për deputët e pavarur hoqëm pengesat e mëdha që ekzistonin më parë. Pra nuk ka deputetë te popullit dhe të partisë, e vërteta është ka deputetë të listave të partisë te vendosur në lista vetëm nga partia. Në përputhje me gjykimin e saj për pozicionin në këtë kontekst ne jemi absolutisht për një përqindje më të vogël, por theksoj se nga 43 vende në të cilat funksionojnë listat e hapura, janë vetëm 3 vende në të cilat listat janë të hapura plotësisht. Në 40 të tjera shkalla e hapjes së listave varion në përqindje të ndryshme.

PD duke qendruar plotësisht për hapjen e listave nuk pranon kategorikisht të vendoset në asnjërin ekstrem të hapjes së tyre dhe këtë e konsideron qendrim publik politik të saj. Por theksoj se në qoftë se u futën 3 deputetë me herësin 10 mijë, pa herës shanset janë të futen edhe 43 deputet në Parlament nëpërmjet garës së hapur të listave të hapura.

Së fundi të dashur qytetarë dhe qytetare, theksoj përsëri se kjo nuk është Reformë Zgjedhore dhe se nuk trajton asnjë nga problemet madhore të zgjedhjeve në Shqipëri si: blerjen e votës, makinerinë elektorale të partisë shtet dhe përdorimin e të gjithë resurseve të saj njerëzore dhe logjistike, financiare për kontrollin e vullnetit të zgjedhësve, përdorimin për këtë qëllim të ushtrisë elektorale të patronazhistëve, manipulimin masiv të listave dhe përdorimin e bandave dhe vrasësve serialë për të diktuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk adreson as simetrinë e plotë të institucioneve të procesit electoral, as dhe amnistinë kriminale të krimit elektoral nga ‘Skapi’ I partisë. Kjo reformë zgjedhore vendimtare për rikthimin e votë së lirë kërkon sakrifica, kërkon guxim, kërkon revoltën e çdo qytetari mbasi Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër përveç gjuhës së forcës. Ne nuk do mashtrojmë qytetarët shqiptarë.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ka rotacion me votë dhe nuk mund të ketë. Ndaj dhe të bashkojmë forcat të shkojmë drejt qeverise teknike si rruga e vetme për të bërë Reformën e vërtëtë Zgjedhore, garantuar ndryshimin e pushtetit, fitoren e opozitës.

O sot, o kurrë!

Faleminderit!

Etiketa: Edi Ramareforme zgjedhoreSali BerishaVota e diasporës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Farsa zgjedhore/ Berisha paralajmëron protesta

13:46 : 14/06/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Berisha publikon VIDEO-n: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

13:21 : 14/06/2025
AKTUALITET

Vota e diaspores/ PD denoncon skandalin: Zarfet u tërhoqën në dyqane duhani në Greqi

11:57 : 14/06/2025
AKTUALITET

Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet

09:20 : 14/06/2025
rama inflacion
AKTUALITET

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025
AKTUALITET

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025
Para

Kosovë, regjistrohen 19 raste me COVID-19

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com