• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ligjvënësit izraelitë të vijës së ashpër kritikojnë thirrjet e nënpresidentes Harris

22:42 : 26/07/2024
në BOTA

Ligjvënësit e vijës së ashpër izraelitë kritikojnë kritikuan ashpër të premten thirrjet e nënpresidentes Kamala Harris për armëpushim dhe shqetësimin që ajo ngriti mbi vuajtjet njerëzore në Gazë, në përfundim të takimit që pati në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në komentet për gazetarët të enjten, zonja Harris tha se ajo shprehu angazhimin e palëkundur ndaj Izraelit dhe se përherë do të përpiqet që të sigurohet që Izraeli të jetë në gjendje të mbrohet.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Mënyra se si e bën këtë, ka rëndësi”, tha ajo.

Ajo theksoi se i kishte shprehur zotit Netanyahu shqetësimet e saj serioze për shkallën e vuajtjes njerëzore në Gazë, përfshirë vdekjen e “shumë civilëve të pafajshëm”. “Nuk do të hesht”, tha ajo.

Zonja Harris u kërkoi ndërmjetësuesve arritjen e një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës.

Lexo edhe:

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Në një postim në rrjetin social X, ministri izraelit i Financave, i vijës së ashpër, Bezalel Smotrich, kritikoi deklaratat e zonjës Harris, duke thënë se thirrja e saj për armpëpushim është një thirrje që Izraelit të dorëzohet.

“Kamala Harris zbuloi para gjithë botës atë që kam thënë prej javësh, çfarë fshihet në të vërtetë pas marrëveshjes”, shkroi ai. “Dorëzimi ndaj udhëheqësit ushtarak të Hamasit Sinwar. Mos bini në këtë kurth”!

Pak pas tij, një tjetër izraelit i vijës së ashpër, ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, shkroi shkurt në llogarinë e tij në rrjetin X, duke ndjekur të njëjtën linjë, se “nuk do të ketë armëpushim, Zonja Kandidate”.

Komentet e tyre vijnë pasi udhëheqësit e tre vendeve, Australisë, Kanadasë dhe Zelandës së Re bënë thirrje për një armëpushim.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të premten kryeministri australian Anthony Albanese, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kryeministri i Zelandës së Re Christopher Luxon bënë thirrje për “armëpushim urgjent në Gazë”.

Ata shkruan se “gjendja në Gazë është katastrofike. Vuajtja njerëzore është e papranueshme. Nuk mund të vazhdojë”.

Në deklaratën e tyre, të tre udhëheqësit thanë se mbeten të “vendosur” në qëndrimin e tyre për të dënuar Hamasin për mizoritë e sulmit terrorist të 7 tetorit dhe aktet e tij të vazhdueshme të terrorit.

Ata thanë se mbështesin marrëveshjen gjithëpërfshirëse të armëpushimit, të ofruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. “Ne u bëjmë thirrje palëve në konflikt të bien dakord për marrëveshjen. Çdo vonesë do të çojë në humbjen e më shumë jetëve”.

Bisedimet për armëpushim pritej të vazhdonin të enjten në Doha, me negociatorët nga Egjipti, Izraeli, SHBA dhe Katari, por Izraeli tha se negociatorët e tij ishin “vonuar”, pa dhënë shpjegime të mëtejshme dhe se bisedimet tani nuk do të rifillojnë deri në javën e ardhshme.

Etiketa: HarrisLigjvënësitTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
BOTA

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
Para

Skënderbeu shet kapitenin në Turqi, zbulohet klubi

TË GJITHA

VIDEO/ Medon Berisha përzgjidhet lojtari i ndeshjes në sfidën Lecce-Verona

21:18 : 08/11/2025

Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

21:04 : 08/11/2025

FOTO/ Shpërthejnë tubacionet e reja të ujësjellësit në Elbasan, institucionet bëjnë “sehir”

20:47 : 08/11/2025

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

20:37 : 08/11/2025

I humbur prej 25 tetorit pas rrëzimit të avionit të tij, gjendet në Grenlandë trupi i pilotit italian

20:34 : 08/11/2025

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

20:19 : 08/11/2025

Nesër votohet në pesë bashki, baza materiale gati nëpër KZAZ

20:00 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com