• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden-Harris-Trump, takime të veçanta me kryeministrin izraelit

18:47 : 26/07/2024
në BOTA

Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris zhvilluan të enjten takimeve të veçanta me udhëheqësin izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Vizita e zotit Netanyahu në Uashington vjen në një moment delikat të konfliktit në Gazë e mes paqartësisht në politikën amerikane.
Takimi mes Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit izraelit në mesin e një ‘stuhie politike’ në Shtetet e Bashkuara, u përqëndrua tek bisedimet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme e për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gazë.

Presidenti Biden ishte i rezervuar në komentet e tij.

“Mirë se erdhet sërish zoti Kryeministër. Kemi shumë për të biseduar dhe mendoj se duhet t’i trajtojmë këto çështje”.

Nënpresidentja Harris u shfaq me një ton të vendosur pas takimit me Kryeministrin Benjamin Netanyahu disa orë më vonë, duke u përqëndruar në tmerrin e përjetuar nga popullata në Gazë. Ajo i kërkoi Izraelit të pranojë marrëveshjen e ofruar për t’i dhënë fund luftimeve, çka do të çonte në lirimin e pengjeve.

“I shpreha gjithashtu kryeministrit shqetësimin tim serioz për shkallën e vuajtjeve njerëzore në Gazë, përfshirë vdekjen e shumë civilëve të pafajshëm. E bëra të qartë shqetësimin tim të madh mbi situatën e tmerrshme humanitare atje, ndërsa mbi 2 milionë njerëz përballen me pasiguri ushqimore dhe gjysmë milioni të tjerë përballen me nivele katastrofike të pasigurisë akute ushqimore. Ajo që ka ndodhur në Gazë gjatë nëntë muajve të fundit është tejet e rëndë”, tha ajo.

Lexo edhe:

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

Fjalët e zonjës Harris u përforcuan nga protestuesit jashtë Shtëpisë së Bardhë të enjten, të cilët kundërshtonin sjelljen e ushtrisë izraelite në Gazë dhe i kërkonin Presidentit Biden të mos ofronte mbështetje për Izraelin.

Shtëpia e Bardhë tha se takimi Biden-Netanyahu ishte produktiv, por pa përmendur ndonjë përparim.

“Ishte një diskutim i mirë me Kryeministrin Netanyahu. Presidenti pati mundësinë të parashtrojë shqetësimet e tij rreth asaj se ku jemi lidhur me marrëveshjen e armëpushimit dhe të kërkojë finalizimin e saj, si dhe të bisedojë për një sërë çështjesh të tjera siç janë aktivitetet destabilizuese të Iranit, tensionet me Libanin, nevoja për më shumë ndihmë humanitare për popullin e Gazës. U diskutuan shumë çështje”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

Sot zoti Netanyahu takohet edhe me kandidatin republikan për President Donald Trump.

Bisedimet e Kryeministrit Netanyahu me tre udhëheqësit amerikanë shihen si një përpjekje për një ruajtur një balancë delikate politike. Disa analistë pro-izraelitë thonë se pozicioni sfidues i zotit Netanyahu ndaj Uashingtonit, ka sjellë rezultate.

“Ka më shumë gjasa për një armëpushim aktualisht sesa kishte disa muaj më parë, përpara se Izraeli të hynte në Rafah. Nënpresidentja Harris i tha izraelitëve se nuk duhet të hynin, përndryshe do të përballeshin me pasoja. Presidenti Biden nuk donte që ushtria izraelite të hynte. Në fakt rezultoi të ishte një mision mjaft i suksesshëm. Misioni në Rafah nuk ka përfunduar ende, por Izraeli arriti të zhvendosë me shpejtësi shumë civilë palestinezë në zona të tjera, në mënyrë që ushtria, të mund të luftonte kundër Hamasit”, thotë Michael Makovsky, i Institutit Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës

Por kundërshtarët e zotit Netanyahu, si jashtë ashtu edhe brenda Kongresit, nuk bien dakord me një gjë të tillë. Ata po i kujtojnë presidentit të ardhshëm amerikan– kushdo qoftë, ai ose ajo – se fjala e tyre ka peshë në këtë çështje./ VOA

Etiketa: biudenbotaTrumpvoa

Lajme të lidhura

BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
Para

Alpinisti nga Kosova vdes në Valbonë, u rrëzua nga shkëmbi! E pamundur ndërhyrja nga toka dhe ajri

TË GJITHA

Aksident në aksin Lushnje-Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

15:38 : 01/11/2025

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025

Drejtori teknik i ARRSH-së, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

15:11 : 01/11/2025

Nga maskat te besëtytnitë, teologu zbulon rrënjët fetare të Halloween-it

14:56 : 01/11/2025

Lëvizje e mistershme e Musk në SpaceX, a planifikon një shitje masive të Bitcoin?

14:46 : 01/11/2025

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com