• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë kthen çështjen për rishqyrtim në Apelin e Posaçëm

16:08 : 25/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni, të cilët kanë vendosur kthimin e çështjes për rishqyrtim në po të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

“Prishjen e vendimit nr. 16, datë 20.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.” – thuhet në vendim.

Në datë 20 mars të vitit 2023, Apeli i Posacëm me vendim të gjyqtarëve Florjan Kalaja, Ilirana Olldashi dhe Miliana Muça, lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin e Festim Bixhdilit, kopshtarit të kompleksit ‘Golden’ si dhe për Olsi Turja.

Festim Bexhdili u dënua me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës’ e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes.

Lexo edhe:

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

Gjykata e Lartë thërret mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Ndërsa Olsi Turja u dënua me 3 vite burg për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, por dënimi u konsiderua i kryer, pasi prej kohësh ai qëndronte në masën ‘arrest në shtëpi”.

Jan Prenga u rrëmbye janarin e vitit 2020 në Kamëz. Pas rrëmbimit ai u dërgua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, ku Festim Bixhdili punonte si ishte kopshtari.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, Jan Prenga dyshohet se u dhunua për vdekje dhe asgjësimi i trupit ka dyshime se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit, teksa kufoma ende nuk është gjetur.

Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, urdhri për rrëmbimin e Jan Prengës ishte dhënë nga Dritan Rexhepi dhe i bashkëpandehuri i tij Gentian Funiqi (Doda), organizimi është bërë nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ndërsa ekzekutimi i rrëmbimit është bërë nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Porosia për rrëmbimin e Jan Prengës u dha teksa Rexhepi ishte i burgosur në Ekuador, në Amerikën Latine dhe kishte si qëllim shtrëngimin e vëllait të Prengës, që kishte vjedhur një sasi kokaine të trafikuar nga Ekuadori në Angli. Familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

Etiketa: apelifestim bixhdiliGjykata e lartejan prengarrembimivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë thërret mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:47 : 07/10/2025
AKTUALITET

Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mosbesimi te shteti çoi në këtë akt ekstrem

16:04 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

14:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Vlorës dhe e Dibrës pezullojnë seancat

11:20 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Komisionet Parlamentare nisin me një minutë heshtje

10:47 : 07/10/2025
Para

Tabaku: Fatkeqësi që raporti i KLSH nuk diskutohet në Kuvend, Qeveria ka plane ta mbyllë këtë institucion

TË GJITHA

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
Screenshot

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com