• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministri i Financave nuk mban përgjegjësi për ecurinë e koncensioneve

20:02 : 25/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri i Financave, Ervin Mete pranoi se raportet për koncesionet ishin “të vonuara dhe të mangëta”, por ia pasoi përgjegjësinë ministrive të tjera në cilësinë e autoriteteve kontraktore.

I thirrur në një interpelancë parlamentare të enjten, ministri i Financave, Ervin Mete pranoi se raportimet që kjo ministri kishte detyrim të bënte ishin të vonuara dhe të mangëta, por hoqi përgjegjësinë nga vetja për këtë mungesë transparence në menaxhimin e fondeve publike.

Tabloja që paraqiti Mete në Kuvend tregonte për një refuzim të autoriteteve kontraktore për të raportuar në Ministrinë e Financiare për ecurinë e zbatimit të kontratave me partneritet publik-privat, duke mos bërë kështu transparente se për çfarë paguhen miliona euro në vit nga buxheti i shtetit.

“Janë autoritetet kontraktore që monitorojnë zbatimin nëpërmjet njësive të tyre të menaxhimit të kontratave dhe janë ato që raportojnë në ministrinë e Financave, që në vijim bëhet ky raport,” tha Mete, duke i kërkuar deputetit Agron Shehaj, i cili e kishte thirrur në interpelancë, që t’u drejtohej institucioneve të tjera.

“Autoriteti kontraktor është ai që ka njësinë e zbatimit të projektit dhe bordet e monitorimit dhe që raportojnë pastaj në ministri të Financave për pagesat buxhetore…”- këmbënguli Mete, duke shtuar se kjo ministri kishte bërë “përpjekje për të mbledhur raportimet nga të gjitha entet dhe autoritetet kontraktore”.

Lexo edhe:

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, reagon Grupi Parlamentar i PD: Dhunim flagrant i të drejtave të opozitës

Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës

Mete nuk dha një përgjigje sepse mungonte në raport raportimi për një prej kontratave më të shtrenjta për ndërtimin e një rruge, asaj Thumanë-Kashar, duke u mjaftuar me ‘s’ka pasur raportim nga autoriteti kontraktor’.

Por ai premtoi se dikasteri i tij do të hartonte deri në shtator një dokument të risqeve fiskale pasi detyrimi i ministrisë ishte të analizonte risqet fiskale të këtyre këtyre kontratave.

Sipas Shehajt, Mete s’mund ta trajtonte raportimin mbi kontratat koncensionare si një burokraci, por si një domosdoshmëri për të monitoruar pagesat buxhetore.

“Fajin dhe përgjegjësinë e keni ju dhe nëse minstritë e tjera nuk u japin informacione shkoni në SPAK,” paralajmëroi ai.

Deputeti kërkoi sqarime mbi raportin e fundit të ministrisë, për të cilin ai tha se ka mungesë totale informacioni për rrugën Thumanë-Kashar, ndërsa e cilësoi tallës informacionin e dhënë për kontratat e tjera.

“Ne dimë sa para jep shteti koncesionarëve, por nuk kemi asnjë informacion mbi ecurinë e investimeve që privatët duhet të kishin bërë, zbatimin e afateve…,” tha ai.

Në raportin e publikuar në qershor koncesione të tilla si Rruga e Kombit, Aeroporti i Rinasit, Rruga e Arbrit e të tjera, mbartin përshkrime të llojit: “janë në fazë ndërtimi”, apo “punimet vazhdojnë”, por nuk përcaktohet ecuria e investimeve të dakordësuara dhe në asnjë rast nuk paraqiten të dhëna, siç ka ndodhur në raportet e viteve të mëparshme, për rastet kur kontraktori privat ka shkelur kushtet kontraktuale.

Me kërkesën e Fondit Monetar Ndërkombëtar 6 vite më parë Ministrisë së Financave iu dha një detyrë ligjore që të përgatisë një raport të përvitshëm mbi ecurinë e koncesioneve dhe ky raport duhej të ishte publik, pjesë e projekt-buxhetit të shtetit duke besuar se kështu transparenca do të nxiste llogaridhënien e qeverisë për menaxhimin e fondeve publike të dhëna me koncension. Ky raport nuk u publikua sipas këtij parashikimi në vitin 2022 dhe 2023./BIRN

Etiketa: Ervin MeteKoncesionetkuvendMinistri i Financavenuk mban përgjegjësi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, reagon Grupi Parlamentar i PD: Dhunim flagrant i të drejtave të opozitës

13:23 : 11/11/2025
AKTUALITET

Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës

14:59 : 10/11/2025
AKTUALITET

Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

14:39 : 10/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Mazhoranca i mohoi opozitës çdo debat në Kuvend

13:10 : 10/11/2025
AKTUALITET

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025
AKTUALITET

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025
Para

Partizani pëson disfatë në Gjeorgji, vështirësohet objektivi për kualifikim

TË GJITHA

Në makinë me punonjësin e Policisë, zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe “Sheqerit”

19:44 : 11/11/2025

Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

19:43 : 11/11/2025

Vrasja në Rinas/ Dërgohet për ekspertizë “Benz-i” luksoz i “Visit të garave”

19:31 : 11/11/2025

Arrestohet në aeroportin e Veronës 32-vjeçari shqiptar, drejtonte një grup trafiku droge në Angli

19:19 : 11/11/2025

“Policët nuk rrinë në kuzhina se janë kthyer në shoferë të kriminelëve”

19:11 : 11/11/2025

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025

Vrau shqiptaren Ilaria Sula, nesër del para gjykatës italiane 23-vjeçari

18:48 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com