• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

3 të vrarë në Memaliaj/ Vritet babai i Tik Kalemit, viktimë dhe kamarieri e një klient i lokalit

07:30 : 21/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një atentat mafioz me tre viktima dhe një të plagosur është regjistruar mesnatën e kaluar në Memaliaj, ku shënjestër e atentatit kanë qenë anëtarë të fisit Kalemi.

Sipas autoriteteve policore, ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 23:20 në ambientet e lokalit të shtetasit K. K. në lagjen nr. 3 të Memaliajt.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave të breshërisë së kallashnikovit kanë mbetur të vrarë Shyqo Kalemi 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç, si dhe Gledio Muka, 36 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Artur Kalemi 57 vjeç.

Mësohet se Shyqo Kalemi është babai i Andrea alias Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemit të cilit iu kanë shpëtuar tre atentateve të mëparshme. Artur Kalemi, i cili mbeti i plagosur është vëllai i Shyqo Kalemit dhe xhaxhai i Adriatik (Andrea) Kalemit.

Shyqo Kalemi

Ndërsa dy viktimat e tjera Marsel Çela dhe Gledio Muka mësohet se ishin njëri klient i lokali dhe trjetri kamarier i lokalit, duke shënuar dhe dy viktima aksidentale.

Lexo edhe:

Memaliaj/ Patronazhisti Ilir Ruka kapet duke orientuar votuesit në qendrën e votimit – VIDEO

Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

I plagosuri Artur Kalemi është transportuar me urjgencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Burime bëjnë me dije se autorët kanë qenë me një automjet tip “BMW” me ngjyrë të zeza dhe kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi nga makina drejt lokalit, duke vrarë tre persona dhe plagosur një tjetër. Pas atentatit mafioz autorët janë larguar drejt Mallakastrës ku kanë djegur automjetin e përdorur në krim në fshatin Bejaj, detaj ky i konfirmuar dhe nga Policia e Shtetit.

Shyqo Kalemi dhe vëllai i tij, Artur Kalemi kanë qenë të ulur në tavolinën e jashtme të lokalit, ku një prej autorëve ka zbritur nga mjeti dhe ka hapur zjarr me kallashnikov ndaj tyre.

Gledio Muka, i cili punonte si kamarier në lokal ka qenë pranë vëllezërve Kalemi, teksa nuk iu ka shpëtuar plumbave nga breshëria e kallashnikovit.  Ndërsa, Marsel Çela ishte klient në lokal dhe ndodhej në pjesën e brendshme të lokalit, por u kap nga plumbat dhe për pasojë edhe ai humbi jetën.

Autoritetet njoftojnë se Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.

Një prej pistave ku po heton Policia është hakmarrja ndaj Andrea (Adriatik) Kalemin.

Dyshohet se atentati i mbrëmshëm ka lidhje me sagën e vrasjevë të nisur që prej 11 Qershorit të vitit 2022 ku u ekzekutua Aleksandër Sadikaj në një atentat me eksploziv pranë rrethrrotullimit të TEG dhe që pasoi disa muaj më vonë, më 16 Dhjetor të po atij viti me vrasjen e Edmond Papës në zonën e Selitës në Tiranë.

Në vrasjen me bombë me telekomandë të Sadikajt dyshohet se ka qenë i përfshirë Edmond Papa dhe kushërinjtë e tij u hakmorën për të. Për vrasjen e Edmond Papës autoritetet policore kanë arrestuar Albano Velon, teksa është shpallur në kërkim Andrew (Edvin) Bode, i cili dyshohet se ka qenë në rolin e ekzekutorit.

Por, në vrasjen e Edmond Papës dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe Andrea (Adriatik) Kalemi. Ky i fundit i shpëtoi një atentati më 9 Gusht të vitit 2023 në ishullin Paksos të Greqisë ku kishte shkuar me pushime.

Autori i atentatit lëvizte me një skaf që më pas rezultoi se ishte nisur nga Italia dhe kishte mbërritur aty. Ai ka qëlluar të paktën 14 herë në drejtim të lokalit ku Kalemi ishte ulur për të darkuar bashkë me gruan e 3 fëmijët. Kalemi u qëllua me 10 plumba dhe u plagos rëndë duke u transportuar me urgjencë në spitalin e Janinës, por fatmirësisht arriti të shpëtonte.

Atentati mafioz në ishullin grek vijon të mbetet pa autor. Por nga ana tjetër, pasi u kurua nga plagën të spitalin e Janinës, Adriatik Kalemi u vu në pranga dhe u dërgua në burgun e Koridhalosë, pasi kishte një proces të hapur ndaj tij në Greqi.

Ndërkohë, më 15 Dhjetor të vitit 2023, Andrea (Adriatik) Kalemi tenton të vritet sërish brenda qelisë në Greqi, teksa ishte në pritje të lirisë.

Një i burgosur tjetër, me kombësi egjiptiane, e sulmoi atë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë e në gjoks. Dyshimet se bëhet fjalë për një sherr të zakonshëm mes të dënuarve në burgun e Koridhalosë u shuan shpejt sapo u mësua identiteti i autorit. Ai rezultoi se nuk kishte asnjë njohje të mëparshme me 51-vjeçarin Kalemi, as jashtë dhe as brenda burgut. Për më tepër, ai ishte transferuar aty vetëm pak orë para ngjarjes. Sipas të gjitha të dhënave ai kishte ardhur me porosi dhe i paguar nga persona të tjerë për të vrarë Adriatik Kalemin. Me vete kishte një thikë dhe një celular, që ende nuk dihet se si dhe me ndihmën e kujt i ka futur brenda burgut.

Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28-vjeçarin egjiptian, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup. Atij më pas iu sekuestrua thika dhe një celular që ishte thyer.

Kalemi mori plagë në kraharor, qafë e krah dhe u transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë dhe arriti tçi shpëtonte edhe këtij atentati.

Ndërsa më 12 Janar të vitit 2024, iu bë atentat Zamir Kalemit, vëllai i Andrea (Adriatik) Kalemit. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi, nga një mjet në lëvizje, por mundi të shpëtojë edhe pse u godit nga 4 plumba. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”.

Kalemi lëvizte me një automjet “Smart” kur u qëllua me breshëri kallashnikovi. Pas ngjarjes atentatorët kanë vijuar rrugën në drejtim të Bërzhitës, ku më pas i kanë vënë flakën makinës tip “Nissan”. Brenda mjetit të djegur u gjet edhe arma që dyshohet se është përdorur në krim. Policia tha se nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri me targë MHY 66 50, rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13 shkurt 2023.

Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës,ka prodhuar disa të vrarë dhe të plagosur ndërsa duket se ende s’ka mbaruar.

Andrea Kalemi rezulton bashkëpronar dhe administrator i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k me adrese ne Memaliaj dhe objekt “Ne fushën e tregtisë, import, eksport, tregti me shumice dhe pakice e mallrave industriale, ushqimore, bujqësorë e blegtorale, veshmbathje, konfeksione, prodhim, përpunim e tregtim i materialeve te ndërtimit, inerte, rëre, zhavorr, tregtim i automjeteve, makinerive, hidrosanitare, bimëve medicinale, te lendes drusore, plastike, duraluminit etj. Bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj. Agjensi shitblerje dhe dhënie me qira te pasurive te patundshme, agjenci transporti te udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete te ndërtimit. Pastrim te sipërfaqeve urbane, gjelbërim mirëmbajtjen e sipërfaqeve te gjelbëria, mirëmbajtjen e varrezave publike dhe dekorim te qytetit”.

Mes të tjerash ai rezulton të jetë pronar i një bujtine në Memaliaj, vendlindjen e tij si dhe të një lokali në Tiranë.

Në vitin 2001 Andrea (Adriatik) Kalemi rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë së bashku me dy persona të tjerë, pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Etiketa: Adriatik KalemiAndrea KalemiArtur KalemiatentatiGledio MukaMarsel celaMemaliajShyqo Kalemivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Memaliaj/ Patronazhisti Ilir Ruka kapet duke orientuar votuesit në qendrën e votimit – VIDEO

14:15 : 11/05/2025
AKTUALITET

Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

17:07 : 08/05/2025
AKTUALITET

“E hoqa qafe me shotgan për t’i dhënë një mësim”/ Çfarë shkroi në rrjet Ylber Jaku pasi kreu vrasjen

20:11 : 07/05/2025
AKTUALITET

Ky është 34-vjeçari që u vra me pushkë në Has, motra e tij rrahu prindërit e autorit

19:07 : 07/05/2025
AKTUALITET

“Mjaft është mjaft! Kur injoroni drejtësinë…”/ Si e paralajmëroi një ditë më parë vrasjen Ylber Jaku

18:37 : 07/05/2025
AKTUALITET

Vrasja në Has/ 21-vjeçarja i rrahu prindërit, djali i të moshuarve i ekzekutoi të vëllain (EMRAT)

18:06 : 07/05/2025
Para

Ethet e turizmit! A rrezikohet të na kthehet në një bumerang

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

21:08 : 14/05/2025

BE paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

21:07 : 14/05/2025

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

20:59 : 14/05/2025

Lëvizje e papritur, zyrtari i Juventusit jep dorëheqjen para sfidave vendimtare

20:48 : 14/05/2025

Incident i frikshëm në një kopsht zoologjik në Francë, 13 persona goditen nga rrufeja

20:47 : 14/05/2025

Noka: Socialistët blenë me 10 mijë euro kartat e një fisi në Vlorë, që të mos shkonin të votonin

20:42 : 14/05/2025

Dieta e vezëve, a duhet ta provoni për të ulur peshën?

20:31 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com