• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarret, VOA: Shqipëria nuk ka kapacitete dhe mjete për të shuar flakët

19:50 : 19/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Zjarret në sipërfaqet pyjore prej disa javësh vazhdojnë të djegin me qindra hektarë me pyje dhe kullota në një pjesë të territorit të Shqipërisë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, zonat më të prekura deri tani janë Njësitë Administrative të Qarqeve Dibër, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër.

Prej disa javësh forca dhe mjete të shumta të njësive zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga forcat e ushtrisë dhe dy helikopterë po luftojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, të cilat, në disa raste, i janë afruar edhe zonave të banuara.

Në pjesën më të madhe, vatrat e zjarreve janë shuar, por aktualisht situata është përqendruar në Qarkun e Dibrës, ku temperaturat e ditëve të fundit arritën nivelin maksimal, me 43 gradë, duke rritur rrezikun e shfaqjes së vatrave të reja të zjarrit.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njoftoi sot se, në të gjithë territorin e vendit janë aktive 7 vatra zjarri. Situata është më problematike në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku helikopteri i Forcave të Armatosura i është bashkuar operacionit për të penguar përhapjen e flakëve në drejtim të fshatit.

Lexo edhe:

14 vatra zjarri aktive në vend, evakuohen banorët në fshatin Krongj dhe në Poliçan

Kreditimi i pamundur, pesha e bujqësisë në ekonomi bie në minimumin historik

Në bashkinë Pukë pati sot dy vatra zjarri të reja, në fshatin Rras dhe një tjetër në fshatin Kuzhnen, ndërsa në bashkinë Fushë-Arrës forcat zjarrfikëse u përfshinë sot në shuarjen e një vatre zjarri në fshatin Sakat. Vatra zjarri u regjistruan sot edhe në bashkinë e Kolonjës, atë të Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Zjarret e shfaqura tre javët e fundit, në sipërfaqet pyjore, paraqitën vështirësi për shuarjen e tyre, ndaj më 13 korrik Shqipëria kërkoi aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili dërgoi dy avionë zjarrfikës për luftimin e vatrave të zjarreve kryesisht në zonën e Gjirokastrës.

Shqipëria ka rreth 36 për qind të territorit të saj me pyje dhe kullota dhe ndryshimet klimatike të viteve të fundit kanë rritur rrezikun e shtimit të zjarreve në pyje. Çdo vit regjistrohen më shumë se 200 vatra zjarri në pyje dhe kullota, duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm ekonomisë së vendit dhe mjedisit natyror.

Kapacitetet e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, sidomos në zonat e thella malore, janë të kufizuara. Shërbimi zjarrfikës ka vetëm 147 automjete zjarrfikëse, pjesa më e madhe të vjetruara, dhe rreth 1300 punonjës, por asnjë avion zjarrfikës./VOA

Etiketa: pyjeShqiperizjarrezjarrfikese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

14 vatra zjarri aktive në vend, evakuohen banorët në fshatin Krongj dhe në Poliçan

11:12 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kreditimi i pamundur, pesha e bujqësisë në ekonomi bie në minimumin historik

09:16 : 11/08/2025
AKTUALITET

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

19:32 : 10/08/2025
AKTUALITET

38 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, situatë kritike në Finiq

16:31 : 10/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Finiq shkakton dëme masive, digjet një shtëpi dhe kisha në Krongj

11:59 : 10/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Goditet trafiku i armëve Shqipëri-Itali, arrestohet kreu i bandës, në pranga dhe dy të tjerë

15:32 : 09/08/2025
Para

Elon Musk del hapur në mbështetje të Trump, do të financojë fushatën e ish-presidentit

TË GJITHA

U përfshinë në konfliktin e dhunshëm, procedohen 6 persona në Durrës

15:08 : 11/08/2025

Qëlluan me armë një person që i parakaloi në aksin Durrës-Tiranë, arrestohet shoferi/ EMRI

15:06 : 11/08/2025

Koreja e Veriut paralajmëron kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

14:50 : 11/08/2025

Një periudhë me shumë fat fillon për këto tre shenja horoskopi

14:42 : 11/08/2025

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

14:26 : 11/08/2025

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

14:20 : 11/08/2025

Aksident me tre të plagosur në Mamurras-Thumanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

14:05 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com