• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ “Iu çojmë në Angli”, agjensia në Tiranë “vjedh” dhe mashtron qytetarët

21:19 : 19/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare denoncoi të premten një agjensi, e cila pasi u mori paratë qytetarëve për t’i dërguar në Angli, nuk iu përgjigj dhe s’iu ktheu shumat. Por, pas interesimit të emisionit investigativ, denoncuesit morën paratë mbrapsht.

Në redaksinë e Fiksit u ankua Andi Josifi, i cili thotë se ka parë në rrjetet sociale për një agjenci e quajtur “Alxher”, me pronare dhe administratore znj. Xherina Nasufi.

“Zyrat i ka te ‘rruga e Kavajës’, në një pallat në kat të katërt. Vjet në gusht shkova te kjo agjensi dhe aplikova për të punuar në Angli fermer, në bujqësi. Do më nxirrte kontratën e punës. Bëra një kontratë me këtë kompani. Kontratën ma dërguan në e-mail. E plotësova online dhe ua dërgova. Të njëjtën gjë bëri edhe vëllai dhe një shoqe e vëllait. Pronaren Xherinën e takuam vetëm njëherë ku na premtoi se do na nxirrte kontratën për në Angli”- thotë Andi.

Ai shton se, pasi plotësuan kontratën, në mes të gushtit 2023 i dërguam edhe paratë kësaj agjencia.

“Secili nga ne pagoi 350 euro. Gjithsej 1.050 euro. Në kontratë parashikohej që brenda 4 muajsh kjo agjenci do na siguronte kontratën. 4 mujorëshi përfundoi në mes të dhjetorit dhe në kontratë parashikohej që, kur të mbaronte afati 4 mujor, agjencia do na kthente lekët nga 1 deri në 6 muaj. 6 mujorëshi përfundoi në mes të qershorit dhe kjo pronare dhe agjencia as nuk duken, janë zhdukur. Kam shkuar me dhjetëra herë te zyrat, në rrjete sociale dhe asnjë përgjigje të tyre. As telefonin dhe as rrjetet sociale. Unë kërkoj të më kthejnë paratë. Nuk janë shumë, por janë të miat”- thotë Andi, i cili ka edhe disa dyshime.

Lexo edhe:

Prej 15 vitesh “noton” me ujërat e zeza të komshinjve/ Insitucionet delegojnë problemin, s’japin zgjidhje

Ilir Mëngrës i del situata jashtë kontrollit, qytetarët 4 orë pritje për të marrë shërbimet

“Dyshoj se është një skemë, pasi megjithëse paguam nga 350 euro, do na kthejnë vetëm 300 mijë lekë. Kush e di sa persona të tjerë do kenë paguar si puna ime dhe asnjë gjë. As kontratë s’na sollën, na mbajtën zvarrë dhe as paratë mbrapsht” përfundon ai.

Pas ankesës, Andi shkon te Agjencia në “rrugën e Kavajës”, por dera e zyrës ishte e mbyllur. Asnjë nuk i përgjigjet, megjithëse insiston disa herë. Ai telefonon disa numra telefoni, disa të padisponueshëm ndërsa një tjetër që është funksional nuk përgjigjet njeri.

Gazetarët e Fiks Fare, bashkë me Andin, shkojnë te Agjencia “Alxher”, ku zërish e gjejnë derën e mbyllur. Presin me minuta të tëra, por asnjë gjurmë të punonjësve dhe të pronares. Telefonojnë numrat, por sërish disa jashtë funksioni dhe të tjerë që nuk përgjigjen.

Në numrin funksional, që ndodhej në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Fiksi i dërgon një mesazh dhe pas disa orësh telefonon pronarja Xherina Nasufi. Gazetarët i bëjnë me dije problemin dhe ajo thotë se “kam qenë në spital ndaj nuk i jam përgjigjur klientëve”.

Fiksi i thotë se janë disa denoncues, ndërsa pronarja përgjigjet se do të shohë kontratat dhe do t’na kthente përgjigje. Ajo kërkon emrat e denoncuesve dhe se do të shohë afatet. Fiksi i dërgon emrat e personave që kanë kryer pagesën dhe ajo përgjigjet se “po, ka kaluar afati dhe se do të veprojë”.

E pyesin nëse do t’u kthejë paratë, teksa nuk kthen përgjigje.

Ndërkohë, disa ditë pas interesimit të Fiks Fare, pronarja e agjencisë kontaktoi denoncuesin Andi Josifin, duke i kaluar edhe pagesën në llogarinë bankare.

“Kisha 1 vit që as më kthente përgjigje dhe më sorollaste. Pas interesimit tuaj, më kontaktoi direkt dhe pranoi se kishte kaluar afati. Faleminderit Fiks Fare, më zgjidhet këtë problem. Agjencia më ktheu mua lekët, vëllait dhe shoqes së vëllait”– përfundon Andi./ TCH

Etiketa: agjenciaparaqytetareTiranevjedh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prej 15 vitesh “noton” me ujërat e zeza të komshinjve/ Insitucionet delegojnë problemin, s’japin zgjidhje

20:53 : 15/07/2025
AKTUALITET

Ilir Mëngrës i del situata jashtë kontrollit, qytetarët 4 orë pritje për të marrë shërbimet

14:44 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane

14:16 : 15/07/2025
AKTUALITET

Gjenerali i ‘Guardia di Finanza’: Mafia shqiptare dominante, pastrimi i parave problem i madh

18:43 : 14/07/2025
AKTUALITET

Rritja e çmimeve të qirave u përshpejtua në maj 2025

08:15 : 14/07/2025
AKTUALITET

Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bën Kishën Ortodokse me kullë 10-katëshe në Tiranë

16:43 : 13/07/2025
Para

‘Black Out-i’ global/ Çfarë dihet deri më tani mbi avarinë kibernetike?

TË GJITHA

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025

Operacioni “fadroma” te Arena

22:03 : 16/07/2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Shehaj: Rama kërkon të implementojë planin e tij

21:54 : 16/07/2025

“Më bëri përshtypje gjesti i Tares”, Luka Modriç zbulon pse zgjodhi Milanin

21:45 : 16/07/2025

“Show” i mbrëmjes/ Fadromat e IKMT-së ngrenë shqiptarët nga kafenetë e stadiumit “Air Albania”

21:44 : 16/07/2025

Ethet e Nilit Perëndimor “mbërrijnë” në Itali

21:30 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com