• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi: Pse SPAK amniston Elton Buallin, ushtarin e dyshes Mërtiri-Zoto?

13:36 : 19/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka ngritur pikëpyetjet se pse në urdhër-arrestet e lëshuara së fundmi nga SPAK për inceneratorin e Tiranës nuk ishte emri i Elton Buallit.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi u shpreh se Elton Bualli është një ndër emrat kryesorë të bandës së inceneratorëve, zbatuesi i të gjithë punëve të pista brenda dhe jashtë vendit të dyshes Mërtiri – Zoto

Këlliçi tha se Elton Bualli hherë shfaqet si drejtor i inceneratorit të Elbasanit, herë shfaqet si drejtori i inceneratorit Tiranë, herë shfaqet në komunikimet e tij me zyrtarët në Zimbabe, herë shfaqet në komunikimet në Hollandë, herë shfaqet duke dhënë urdhëra në e-maile për biznesin e dherave, e çuditërisht sipas tij, ky zotëri shfaqet në komunikimet mes zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë për investime resortesh qindra milionë euro në Tunizi.

Ish-deputeti demokrat tha se Elton Bualli shfaqet edhe si biznesmen, pasi në tetorit të vitit 2021, inceneratori i Tiranës, i jep gjysëm milioni euro borxh kompanisë së tij për të blerë toka pranë landfillit të Sharrës. Sipas tij, me paratë e inceneratorit fantazmë, Bualli ka blerë 10.500 m2 tokë në Sharrë.

Këlliçi tha më tej se AZHBR i ka dhënë Elton  Buallit plot 310.538 euro për të ndërtuar një sere, pikërisht mbi dy parcela toke që bleu pranë landfillit të Sharrës.

Lexo edhe:

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

Emrat/ Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët

“1. Përse është amnistuar shtetasi Elton Bualli?

2. E kujt është sera dhe toka që SPAK ka frikë të sekuestrojë?”

Ishin dy pyetjet që Këlliçi i drejtoi kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin DUmani, teksa SPAK-un e konsideroi si organizatë partnere të PS-së.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Ditën e martë, Prokuroria e Posaçme bëri publike masat e reja të arrestit për punonjësit e inceneratorit fantazmë të Tiranës, duke i quajtur ata një Grup të Strukturuar Kriminal.

Çuditërisht mes këtyre 8 shtetasve, mungonte një ndër emrat kryesorë të kësaj bande, zbatuesi i të gjithë punëve të pista brenda dhe jashtë vendit të dyshes Mërtiri – Zoto, shtetasi Elton Bualli. Se kush është ky personazh, ju ftoj të ndjekim këtë video të shkurtër.

Në 18 tetor të vitit 2020, së bashku me deputeten Ina Zhupa, shkuam në landfillin e Sharrës për të denoncuar skemën kriminale të vjedhjes të 130 milionë eurove, përmes një inceneratori që nuk ekzistonte në këtë landfill.

Siç e patë dhe në video, personi i cili na sulmoi ne dhe gazetarët e pakët prezent, ishtë pikërisht Elton Bualli.

Ky individ, herë shfaqet si drejtor i inceneratorit të Elbasanit, herë shfaqet si drejtori i inceneratorit Tiranë, herë shfaqet në komunikimet e tij me zyrtarët në Zimbabëe, herë shfaqet në komunikimet në Hollandë, herë shfaqet duke dhënë urdhëra në e-maile për biznesin e dherave, e çuditërisht ky zotëri shfaqet në komunikimet mes zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë për investime resortesh qindra milionë euro në Tunizi.

Ky individ, ndërkohë na shfaqet edhe si biznesmen. Këtu po ndalemi për një çast: Në ekran do të shihni një kontratë noteriale borxhi të tetorit të vitit 2021, në të cilën inceneratori i Tiranës, i jep gjysëm milioni euro borxh kompanisë së Elton Buallit, për të blerë toka pranë landfillit të Sharrës.

Me paratë e inceneratorit fantazmë, ose më saktë me paratë e qytetarëve të Tiranës, ky shtetas ka blerë 10.500 m2 tokë në Sharrë, siç mundet ta shihni në këto dy çertifikata pronësie. Por bujaria e Grupit të Strukturuar Kriminal drejtuar nga Erion Veliaj, nuk mbaron këtu.

AZHBR i ka dhënë këtij individi plot 310.538 euro për të ndërtuar një sere, pikërisht mbi këto dy parcela toke që ju treguam më sipër.

Ende sot që flasim, SPAK ka harruar të arrestojë këtë individ, SPAK ka harruar të vendosë sekuestron mbi këto parcela toke të blera me taksat e shqiptarëve, e mbi të gjitha SPAK ka harruar të sekuestrojë serën e ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre europianë. Për shkak të këtyre vjedhjeve, sot fermerët shqiptarë nuk mund të përfitojnë dot më fondet e IPARD.

Dua t’i drejtoj dy pyetje kreut të organizatës partnere të PS, Altin Dumanit.

1. Përse është amnistuar shtetasi Elton Bualli?

2. E kujt është sera dhe toka që SPAK ka frikë të sekuestrojë?

Për çdo qytetar shqiptar, sot është fare e qartë skema e vjedhjes së qindra milionë eurove me inceneratorin e Tiranës nga Grupi i Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, drejtuar nga Erion Veliaj, por është edhe më e qartë amnisitia që SPAK po i bën kreut të këtij Grupi të Strukturuar Kriminal.

Garantojmë qytetarët shqiptarë, se ne jemi të vendosur të bëjmë publik çdo fakt dhe provë dhe të çojmë përpara drejtësisë kupolën kriminale të “Rilindjes”.

 

Etiketa: amnistonBelind Këlliçielton bualliinceneratorispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

22:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

Emrat/ Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët

10:51 : 23/10/2025
AKTUALITET

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

17:51 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

13:24 : 22/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon për gjykim 6 persona për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm/ EMRAT

12:05 : 22/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakja socialiste e Lushnjes në SPAK për lulishten e qytetit, ia dha për shfrytëzim privatit/ Detaje

11:35 : 22/10/2025
Para

Pjesë e grupit të trafikimit të 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari në Shëngjin, mbante letra ukrainase

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te vila e Avdylajve

22:40 : 23/10/2025

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

22:31 : 23/10/2025

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com