• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjedhja e “TIMS”/ PD kërkon zgjatjen e hetimit: Të dhënat e llahtarshme, të vijë dhe Rama

10:56 : 15/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioni hetimor parlamentar vjedhjen e sistemit “TIMS” në Policinë e Shtetit është mbledhur këtë të hëne, ku ka dëshmuar ish-drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Dorian Tola.

Tola mori disa pyetje nga anëtarët e komisionit, ndërsa tregoi edhe procedurat si zyrtarët mund të marrin certifikatën për informacion të klasifikuar.

“Ligji është i qartë, një nga kushtet për tu njohur me informacion të klasifikuar është pajisja me certifikatë sigurie të përshtatshme, por kjo nuk do të thotë që në momentin kur emërohesh të kesh certifikatën. Një nga kushtet e tjera është edhe nevoja për njohje. Kjo fillon nga momenti kur emërohesh në detyre. Përveç disa agjencive të inteligjencës që e kanë vendosur në ligjin e tyre që është kusht paraprak për emërimin në detyre pajisja me certifikatë sigurie të gjithë zyrtarët e tjerë, përfshirë edhe ministra pajisjen me certifikatë sigurie pasi emërohen në detyrë.”, tha Tola.

Gogu: Kur ju keni qenë në detyrën e drejtorit të DSIKS-së cfarë ndërveprimi keni pasur me sistemin TIMS

Tola: Statusi i sistemit TIMS është një sistem që nuk është i akredituar për trajtuar informacion të klasifikuar. Në këto kushte nuk ka qenë objekt i punës tonë.

Lexo edhe:

Salianji pas atentatit në Rinas: Në Shqipërinë e Ramës nuk ecet me monopatina, por me makina të blinduara e armë

PD bojkoton mbledhjen e Komisonit për reformën Administrativo-Territoriale, aleatët marrin pjesë

Salianji: Kam një pyetje në lidhje me subjektin Ervin Muça që ka ardhur kërkesa për pajisje me certifikatë sigurie. Pse DSIK ka shkelur ligjin duke kthyer përgjigje 8 muaj pas kërkesës, ndërkohë që nuk është ky afati  dhe cila ishte arsye e refuzimit?

Tola: Legjislacioni në fuqi  përcakton që afati për kryerjen e procedurës së verifikimit është 120 ditë, por në pikën vijuese thuhet që ky afat mund të zgjatet kur autoritetit i duhet më shumë kohë për të konkluduar në një vendimmarrje. Nuk është shkelje ligjore. Ne kemi shumë raste të tilla, ku për arsye të nevojës së punës për të marrë një vendimmarrje në interes të qytetarit është dashur të shkojmë përtej afatit 120 ditë. Sa i takon pyetjes së dytë, deri në momentin e lirimit tim nga drejtori ne nuk kemi konkluduar për një vendimmarrje për zotin në fjalë. Nuk e di nëse është marrë një vendim për refuzim apo jo.

Salianji: A keni pasur presion për këtë rast?

Tola: Nuk kam pasur asnjëherë presion për çdo vendimmarrje.

Salinjai: Ligjërisht mund të ketë akses në informacion të klasifikuar cilido zyrtar i shtetit që nuk është i pajisur me këtë certifikatë?

Tola: Ligji është i qartë, një nga kushtet për tu njohur me informacion të klasifikuar është pajisja me certifikatë sigurie të përshtatshme, por kjo nuk do të thotë që në momentin kur emërohesh të kesh certifikatën. Një nga kushtet e tjera është edhe nevoja për njohje. Kjo fillon nga momenti kur emërohesh në detyre. Përveç disa agjencive të inteligjencës që e kanë vendosur në ligjin e tyre që është kusht paraprak për emërimin në detyre pajisja me certifikatë sigurie të gjithë zyrtarët e tjerë, përfshirë edhe ministra pajisjen me certifikatë sigurie pasi emërohen në detyrë.

Ndërkohë, pas dëshmisë së Tolës, deputeti i PD-së, Asllan Dogjani kërkoi zgjatjen e afateve të hetimit, duke thënë se nuk i kanë shkuar deri në fund dhe se sipas tij duhet të vijë të dëshmojë edhe Kryeministri Rama.

Dogjani: Ta zgjasim afatin e hetimit dhe të na jepet mundësia për të thirrur Ramën, të vijë të na tregojë për deklaratat publike që ka bërë lidhur me ndërhyrjen në TIMS, ish ministrin e brendshëm, por ka edhe shumë dëshmitarë të tjerë që nga hetimi na ka rezultuar se ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Ne kemi kërkuar të hetojmë jo vetëm 2 gushtin, por edhe raste të tjera kur janë bërë publike të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Nuk mund të ndalohemi dhe ta mbyllim këtu hetimin në një kohë që problemet që kanë dalë janë shumë të mëdha dhe fakti që në vendin tonë asnjë nuk është i sigurt.

Salianji: Kanë dalë të dhëna të llahtarshme që duhen të hetohen dhe persona që s’duhet të shmangen nga hetimi që ju ka dalë emri gjatë dëshmive. Dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore, për këtë arsye duhej të kishim thirrjen e dëshmitarëve të tjerë.

Në mbledhjen e radhës pritet të diskutohen kërkesat e Partisë Demokratike dhe nëse socialistët do e rrëzojnë zgjatjen e hetimit, dy partitë duhet të kenë gati raportet mbi hetimin.

Etiketa: hetimikomisioniPDTIMSzgjatjen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji pas atentatit në Rinas: Në Shqipërinë e Ramës nuk ecet me monopatina, por me makina të blinduara e armë

16:41 : 11/11/2025
AKTUALITET

PD bojkoton mbledhjen e Komisonit për reformën Administrativo-Territoriale, aleatët marrin pjesë

12:54 : 11/11/2025
AKTUALITET

Berisha pas zgjedhjeve të pjesshme: Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje, ishin farsë

17:47 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Bojkoti s’është opsion”, Berisha: Do përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi t’i kthehet rregullit

17:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

PD mbledh grupin parlamentar pas bojkotit të komisioneve/ Korreshi: Të ngujohemi te zyra e Peleshit

13:17 : 10/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Mazhoranca i mohoi opozitës çdo debat në Kuvend

13:10 : 10/11/2025
Para

Debate në Kuvend, socialistët futin me procedurë të përshpejtuar një ligj të ri për armët

TË GJITHA

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025

Hipi në një traget nga i cili nuk zbriti kurrë/ Zhdukja misterioze e Irena Selit, lidhja me 100 mijë euro të zhdukura

21:58 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com