• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioni Rregullator nuk miratoi afatet për zgjedhjet në Himarë, PS padit KQZ-në

10:08 : 15/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Partia Socialiste ka paditur Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në Gjykatën Administrative të Himarë, ku shkak është bërë mbledhja e Komisionit Rregullator.

Më konkretisht bëhet fjalë për mbledhjen e 9 Korrikut, ku Komisioni Rregullator në KQZ nuk miratoi projekt-vendimin për afatet e zgjedhjeve të 4 Gushtit për kreun e Bashkisë së Himarës.

Anëtarët e Komisionit Rregullator e konsideruan si të pavlefshëm për shkak se nuk kishte bazë ligjore, vendimin e Celibashit, për të shpallur të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, e po kështu për pasojë bëhet i pavlefshëm edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj. Anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër miratimit në parim të projekt-vendimit, duke e bërë kështu të pamundur miratimin, pasi duhej një shumicë votash 4 me 1.

Sipas socialistëve anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ kanë tejkaluar kompetencat, pasi duhej të miratonin projekt-vendimin për afatet e zgjedhjeve të 4 Gushtit në Himarë.

Objekti i ankimit është “Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Lexo edhe:

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

Altin Goxhaj: Marr përgjegjësitë e mia për rezultatin, jap dorëheqjen

Në orën 12:00 do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të marrë në shqyrtim këtë çështje.

Vlen të theksohet fakti se kreu i shtetit Bajram Begaj nuk priti afatin prej 30 ditësh që Fredi Beleri ka për të ankimuar vendimin e KQZ-së në KAS, teksa edhe ky i fundit e ka ankimuar dekretin e presidentit në Gjykatën Administrative.

Kandidati i mazhorancës për kreun e Bashkisë së Himarës është Vangjel Tavo, teksa ai do të ketë përballë kandidatin e opozitës, Petro Gjikuria.

Sipas projekt-vendimit që ishte planifikuar të miratohej në mbledhjen e Komisionit Rregullator të KQZ-së, kandidatët do të kenë 9 ditë afat për fushatën zgjedhore për të shpalosur programet politike, e cila do të nisë më 26 Qershor.

Sipas KQZ, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore prej 9 ditësh kushtëzohet nga afati i krijimit të KZAZ-ve, regjistrimit të subjekteve zgjedhore, komiteteve nismëtare, koalicioneve dhe kandidatëve, duke mos dhënë arsye pse është kaq me ngut për të mbajtur zgjedhje në Himarë në mes të Gushtit.

“Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë është parashikuar të fillojë më datë 26 korrik 2024, duke u garantuar kohë të mjaftueshme subjekteve zgjedhore për të shpalosur programet e tyre. Referuar nenit 77 të Kodit Zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Duke qenë se afati 30 ditor nga dekretimi i zgjedhjeve është shumë i ngushtë, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore prej 9 ditësh kushtëzohet nga afati i krijimit të KZAZ-ve, regjistrimit të subjekteve zgjedhore, komiteteve nismëtare, koalicioneve dhe kandidatëve”, thuhet në projekt-vendim.

Gjitashtu, thuhet se kërkesa për regjistrimin e subjekteve zgjedhore duhet të paraqitet jo më vonë se data 15 korrik. Nëse KQZ i kthen subjektit për plotësim kërkesën, atëherë ai ka 24 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin.

NJOFTIM PËR MEDIA

Në datën 15.07.2024 ora 12:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.3 Regj.Themeltar Dt.12.07.2024 Regjistrimi, me:

PADITËSE:  Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI:  – Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

– Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:

“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).

Tiranë, më 15.07.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Etiketa: himareKomisioni RregullatorKQZpadiPartias Socialistezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025
AKTUALITET

Altin Goxhaj: Marr përgjegjësitë e mia për rezultatin, jap dorëheqjen

17:13 : 16/05/2025
AKTUALITET

KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga shqiptarët në Greqi

16:04 : 16/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhje me burime shtetërore/ Drejtorët e PS më të votuarit, “vranë” garën edhe brenda llojit

15:27 : 16/05/2025
AKTUALITET

Meloni e quan “tërësisht të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje

14:35 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025
Para

U konfliktuan për motive banale, 69-vjeçari plagos me mjet prerës të riun

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com