• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Asgjësohen 374 bimë kanabisi në Mirditë, arrestohet autori, procedohet kryeplaku i fshatit

11:02 : 13/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia ka finalizuar pas disa javësh operacionin e koduar “Seven” në Mirditë ku u sekuestruan 374 bimë kanabis sativa dhe dy armë gjahu.

Në pranga ka rënë autori i dyshuar, Endri Çupi i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët. Ndërsa është identifikuar bashkëpunëtori Jetmir Marku.

Po ashtu është proceduar kryeplaku i fshatit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë intensifikuar kontrollet në terren dhe hetimet proaktive të bazuara edhe në inteligjencën policore.

Lexo edhe:

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi disajavor në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Lezhë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Seven”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

* E. Ç., 27 vjeç, banues në fshatin Batra, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas dyshohet se në hapësirën e pyllit në afërsi të fshatit të tij në vendin e quajtur “Përroi Batrajve”, kishte kultivuar në 7 parcela të ndryshme në distancë nga njëra tjetra, 374 bimë kanabis sattiva.

Gjatë operacionit, ky shtetas u kap në flagrancë në njërën nga parcelat duke u kujdesur për bimët narkotike në orët e vona të mbrëmjes.

Gjithashtu pas një pune intensive hetimore, është arritur të identifikohet i dyshuar si bashkëautor në këtë aktivitet kriminal, shtetasi J. M., 33 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim ku vijon puna për kapjen e tij.

Në vijim të hetimeve proceduriale nga policia, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. Ç., është sekuestruar një armë gjahu çifte pa leje si dhe është bërë bllokimi i po një arme tjetër gjahu me leje.

Në vijim të operacionit, u procedua penalisht për shpërdorim detyre shtetasi S. Gj., me detyrë kryeplak i fshatit Batra. Ky shtetas dyshohen se nuk ka kryer detyrën e tij funksionale, në zonën që mbulon.”– njofton policia.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: kanabismirdite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lumi Fan i mori shtëpinë, prej 8 vitesh jeton në kontenier, ende pa dëmshpërblim

21:20 : 31/10/2025
AKTUALITET

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025
AKTUALITET

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT

14:32 : 22/10/2025
Para

Afera e inceneratorit të Tiranës/ SPAK urdhërarrest edhe për biznesmenin Ilir Dedja

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com