• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plumb mbi policin me uniformë/ Azgan Mërnica: E vrava se më shau, jam penduar, i kërkoj falje familjes

15:47 : 12/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Ka thyer heshtjen Azgan Mërnica, njeriu që ekzekutoi në muajin Maj 2024 me një plumb të vetëm punonjësin e Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

Personi që u vetëdorëzua në polici, pas 48 orëve që u kërkua në fshatrat e Fierit, është bërë pishman për kryerjen e vrasjes së policit, duke shfaqur pendesë.

“…ndihem i penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës…” – ka deklaruar para hetuesve të çështjes, Azgan Mërnica.

“Ora News” ka mundur të sigurojë të plotë dëshminë e Mërnicës dhe akte të tjera të dosjes penale me Nr. 689, ku të gjitha provat e grumbulluara nga policia kriminale, si dëshmitarë, pamjet filmike të një biznesi, e deri tek dëshmia e nënës së tij, nxjerrin si autor të vrasjes së Novruz Cenalia, 23-vjeçarin Azgan Mërnica.

Nga ambientet e burgut të Fierit, i riu Mërnica ka treguar para hetuesve të policisë, se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër pasi në një kthesë të fortë në fshatin Baltëz, ai për paksa nuk është përplasur me mjetin që drejtohej nga polici Cenalia, i cili në atë moment ishte i veshur me uniformën e kuqe të skuadrës “Shqiponja”.

Lexo edhe:

Vrau partneren/ Zbardhet dëshmia e amerikanit: Ishim të dy të dehur, kohët e fundit ziheshim shpesh

Arrestohet amerikani që vrau bashkëshorten në Shkodër

Ndaj të riut zhvillohen hetime për akuzën e “Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, dy akuza këto që e çojnë automatikisht në një dënim me burgim të përjetshëm.

Teksa është marrë në pyetje për llogari të hetimit me Nr.689 Azgan Mërnica e kujton kështu momentin kur ka kryer krimin e rëndë të vrasjes së punonjësit të policisë në datën 13 Maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit.

“…kur kthehesh direkt nga drejtimi që vjen për tu futur në rrugën e Baltzës, sapo marr kthesën me makinë dhe futem për në rrugën e Baltzës, drejt meje po vinte një autoveturë që mu duk si “Benz” dhe besoj se ishte ngjyrë e zezë. Unë me makinën time, në kthesë e kam prerë menjëherë timonin për të marrë kthesën, pash që shoferi i makinës ma bëri me shenjë dhe nga mimika mu duk se më shau, por unë nuk dëgjova sharje. Pashë vetëm nga gjestet që bëri dhe personi që drejtonte “Benzin”, ndaloi direkt makinën dhe më pas ndalova edhe unë makinën pak më përpara dyqanit. Të dy në hapëm dyert e makinës dhe unë zbrita nga mjeti. Me drejtuesin e “Benzit” këmbyem fjalë nga makinat me dyer të hapura. Unë i them: “…për ça më shave…” dhe ai vijoi të më shajë prap. Atëherë unë u drejtova drejt tij dhe ai u drejtua drejt meje, unë i thashë: “…mos shaj se jam me njerëz…” dhe në këto momente shkëmbejmë sharje me njëri-tjetrin. Për një moment personi që zbriti nga “Benzi” vuri dorën në armë dhe në këtë kohë e nxjerr edhe unë nga çanta armën që kisha me vete dhe e mbush, afrohem afër personit dhe i them:“…për ça më shave…”? Personi në fjalë bëri gjeste me pistoletë dhe mu duk sikur e mbushi dhe unë e kisha nxjerrë pistoletën nga çanta e mbusha dhe e qëllova i pari dhe personi u rrëzua menjëherë në tokë…”.

Më tej Azgan Mërniza ka vijuar dëshminë e tij, duke treguar se gjatë shkëmbimit të sharjeve me njëri-tjetrin mamaja ime më kujtohet që ka folur duke më thënë që “mos… mos….”.

“…por mbasi e qëllova me armë personin dhe u rrëzua në tokë, unë menjëherë kam shkuar te makina, kam marrë mamanë në makinë dhe kam ikur në drejtim të fshatit Sulaj. Kam zbritur mamanë tek shtëpia ime dhe më pas kam çuar makinën tek oborri i shtëpisë së dajës tim në Sulaj dhe më pas kam ikur direkt me vrap për në drejtim të pyllit të Semanit, ku dhe kam qëndruar i fshehur për tre ditë rresht deri në darkë, ku kam shkuar te shtëpia e gjyshit tim Çerki, e cila ndodhet rreth 100 metër larg shtëpisë time, aty kam gjetur mamanë time, dajën Gentjan Selaci, gjyshin Çerki, të cilët më thanë do të dorëzojmë dhe as pesë minuta erdhi makina që më solli në polici….”-ka treguar dinamikën e lëvizjeve Azgan Mërnica.

Në lidhje me armën e zjarrit, i hetuari Mërnica ka deklaruar dhe arsyet se pse mbante me vete armën e zjarrit:

“…kur kam dalë nga shtëpia pistoletën e kisha me vete që në mëngjes, pasi mua më është dënuar vëllai im për vrasje dhe ndihesha i kërcënuar, kjo ishte arsyeja që e mbaja me vete armën…”.

Sipas tij ai kishte tre-katër ditë që e kishte gjetur armën e zjarrit dhe e mbante me vete në çantën marsup.

“…Pistoletën e kam hedhur bashkë me çantën gjatë kohës që ecja nëpër kanale, në zonë të pyllëzuar me ferra dhe shkurre….”

Ndërsa, në lidhje me viktimën Novruz Cenaliaj dhe nëse kishte njohje me të, Mërnica ka përshkruar viktimën dhe duke pohuar se ka konstatuar se ai ishte i veshur si polic.

Në përfundim të deklarimeve, i hetuari Mërnica është shprehur se i vjen keq përsa ka ndodhur, ndihet i penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës./Ora News

Etiketa: Azgan MernicaNovruz Cenaliajpendesepolicinshauuniformëvrau

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau partneren/ Zbardhet dëshmia e amerikanit: Ishim të dy të dehur, kohët e fundit ziheshim shpesh

13:59 : 03/05/2025
AKTUALITET

Arrestohet amerikani që vrau bashkëshorten në Shkodër

10:32 : 03/05/2025
AKTUALITET

Atentati në Fier/ “Shënjestrat” janë të afërm të Azgan Mërnicës, vrasësi i efektivit të “Shqiponjave”

17:54 : 09/04/2025
AKTUALITET

EMRI/ Policia e Elbasanit konfirmon arrestimin e dhëndrit të Qazim Sejdinit, kërcënoi efektivin

10:24 : 21/03/2025
AKTUALITET

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me 2 të plagosur, arrestohet një polici në Këlcyrë

17:30 : 28/01/2025
AKTUALITET

Vrau kamarierin, dënohet me 17 vite burg në mungesë Erjon Llapushi

15:35 : 23/01/2025
Para

Nelson Hysa hedh "K.O" gjermanin Fuchs, fiton titullin WBO për peshat e rënda (VIDEO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com