• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbetjet në Durrës digjen në kulmin e sezonit turistik

19:16 : 11/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Menaxhimi i mbetjeve në Durrës dhe në Shijak vijon të mbetet problem. Rritja disafish e kostove të menaxhimit, nuk po jep zgjidhjen e premtuar. Në kulmin e sezonit veror, mbetjet digjen, ose bëhen kapicë fare pranë plazheve. Banorët e Durrësit janë të shqetësuar për rrezikun që ka për shëndetin bashkëjetesa me mbeturinat. Ndërsa, tek turistët vendas dhe ata të huaj grumbujt e mbetjeve po lënë shije të hidhur.

Në ditën e parë të korrikut çdokush mund të shihte buzë rrugës pirgjet e mbeturinave që digjen në Xhafzotaj të Shijakut.

Mbetjet duke u djegur Xhafzotaj, Durrës, 1 korrik 2024

Megjithëse, vëmendja e autoriteteve është përqendruar tek vija bregdetare me mbetje mund t’i hasësh lehtësisht në zona të ndryshme të plazhit të Durrrësit. Edhe më shqetësuese është djegia e tyre në dritë të diellit.

Plepa, Durrës 30 qershor 2024

“Plazhi është i pastër vende-vende. Mendoj se kjo duhet rregulluar. Diku është shumë bukur, se është shumë pastër dhe diku tjetër ka mbeturina. Mungojnë edhe koshat. Nuk di ku t’i hedhësh mbeturinat. Jo çdo ditë ka qenë i pastër. Duhet pastruar më mirë.” – thotë një turiste e huaj që prej disa ditës po pushon në Durrës.

Turiste në plazhin e Durrësit

Përtej shëmtisë që mund të sjellin pamje të tilla për turistët vendas dhe ata të huaj, më të shqetësuarit janë banorët e zonës.

Lexo edhe:

Rrezikon të përplaset nga era e fortë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në radë

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Mbetjet në rrugën dytësore të plazhit në Durrës

“Kemi takuar edhe kryetaren e bashkisë për t’i kërkuar ndihmë, se tani në verë, nuk durohet era e rëndë. Për më tepër kemi frikë se na sëmuren fëmijët. Sëmundjet i kemi tek dera e shtëpisë. Derisa paguajmë taksa, të na shërbejnë.”– tregon i shqetësuar Fuati, banor i lagjes numër 14, që njihet si zona e Shkozetit.

Ata i cilësojnë si vatra të hapura infeksionesh që kërcënojnë shëndetin e familjarëve të tyre në ccdo stinë të vitit.

Por thirrjet e banorëve që taksat t’i kthehen në shërbime nga autoriteti vendor kanë rënë në vesh të shurdhër.

Këto pamje, drejtuesit të “Durrësi Aktiv” Klaudio Hysenit, i kujtojnë pasojat që sjell depozitimi i mbetjeve nëpër kanale dhe lumenj. Në mesin e muajit prill e gjithë vija bregdetarë e Durrësit dhe Golemit u mbush me plastikë.

Bregdeti i Durrësit, 18 Prill 2024
Bregdeti i Durrësit, 18 Prill 2024

“Sasitë e mbetjeve janë grumbulluar në kanale e lumenj. Lumi Ishëm rezulton si një nga 1000 lumenjtë më të ndotur në botë dhe më i ndoturi në Evropë. Mbetjet e hedhura në të përfundojnë në det, duke rezultuar vdekjeprurëse për këto habitate.”, argumenton Hyseni.

Eksperti i mjedisit Olsi Nika, drejtues i thekson se menaxhimi i mbetjeve është një problem që shkon përtej Durrësit dhe Tiranës.

“Në vendin tonë mbetjet nuk menaxhohen! Menaxhimi është thjeshtë një mënyrë e mirë për të përfituar para korrupsioni edhe kaq.”, pohon drejtuesi i Eco Albania.

Por ndryshe e sheh situatën Bashkia e Durrësit që ka nën administrim edhe mbetjet e banorëve të Njësive Administrative, Katund i Ri dhe Manëz.

Sipas Bashkisë evadimi i mbetjeve gjatë sezonit veror bëhet dy herë në 24 orë, duke rikontrolluar pika të veccanta që kanë ngarkesë. Ndërsa jashtë sezonit, mbledhja e mbeturinave bëhet njëherë në 24 orë.

“Në kuadër të sezonit veror janë marrë të gjitha masat që të mos kemi probleme me pastrimin dhe evadimin e mbetjeve.” pohon për Faktoje, Bashkia e Durrësit duke nënvizuar se nuk ka zona që digjen mbeturinat.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Bashkia e Durrësit evadon çdo ditë rreth 184 ton mbetje të kategorive të ndryshme në ditë. Prej mbylljes së venddepozitimit në Porto Romano në vitin 2019, mbetjet depozitohen në landfillin e Sharrës në Tiranë, si “zgjidhja e vetme” asokohe për t’i dhënë fund emergjencës që u krijua nga mbyllja e venddepozitimit.

Që nga kjo kohë, kostot e menaxhimit të mbetjeve janë rritur disafish, duke u bërë të papërballuehsme për buxhetin e bashkisë. Verën e 2021, qeveria i dha bashkisë 30 milion euro subvencion për 10 vitet e ardhshme.

“261 milionë lekë është pagesa që ne i detyrohemi landfillit të Sharrës për depozitimin e mbetjeve dhe këtu kemi politika për të bërë uljen e këtij volumi, që do të vijmë patjetër pas hartimit të masterplanit të mbetjeve ku do të përcaktohet dhe stacioni i transferimit. Ndërtimi i stacionit të transferimit do të sjellë fillimin e konceptit të diferencimit që në burim të mbetjeve dhe patjetër do të çojë në uljen e kësaj tarife”, – deklaroi në maj të këtij viti, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, kur u pyet mbi kostot e rritura shumëfish për menaxhimin e mbetjeve.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në vititn 2025 Bashkia e Durrësit parashikon të shpenzojë 930- 960 milionë lekë në vit për mbrojtjen e mjedisit.

Shijak, mbetjet digjen

Edhe në Shijak, menaxhimi i mbetjeve vijon të ketë probleme, ku jo pak herë vendgrumbullimeve ju vihet zjarri dhe mbetjet digjen.

.

Rasti më i fundit është kjo video nga Xhafzotaj, ndërsa për djegie në një vendgrumbullimi mbetjesh në Pjezë muajin e kaluar, u desh madje dhe ndërhyrja e zjarrfikësve që situata të vihej nën kontroll.

Asokohe, banorët e fshatit u alarmuan për nivelin e ndotjes, por i vetmi reagim i kryetarit të bashkisë Shijak, Elton Arbana ishte përmes rrjeteve sociale.

“Zjarret e qëllimshme janë një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm dhe ata që fshihen pas këtyre veprimeve do të përballen me forcën e ligjit.”, pohoi Arbana.

Por sërish në rrjete sociale, institucioni thotë se është duke monitoruar situatën për t’iu përgjigjur problematikave lidhur me mbetjet.

Në përgjigjen e saj për Faktoje, Bashkia e Shijakut pranon se çmimi për tarifën e pastrimit është rritur për vitin 2024.

Përfundimi

Tre vite më pas shpalljes së emergjencës mjedisore, problematikat me menaxhimin e mbetjeve në Durrës vazhdojnë, ndërsa zgjidhja përfundimtare mungon. Durrësi, që njihet ndryshe si kryeqyteti i turizmit mirëpret pushues vendas dhe të huaj, që për fat të keq, kujtimet e pushimeve i shoqërojnë me pamjet e mbetjeve urbane, një problem ende i pazgjidhur pavarësisht miliona eurove që shpenzohen nga fondet publike për t’u menaxhuar.

/Faktoje

Etiketa: digjenDurresmbetjetSezoni turistikshijak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrezikon të përplaset nga era e fortë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në radë

10:41 : 18/11/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 55-vjeçari humb jetën pas sherrit me një 18-vjeçar, arrestohet i riu

12:07 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Masakër me VKM’/ Qytetarët durrsakë akuzojnë Ramën për projektin e shembjes së banesave

13:01 : 11/11/2025
AKTUALITET

AKU bllokon çokollatat me insekte në supermarketin “Diambe” në Durrës

20:03 : 10/11/2025
Para

Nuk i pëlqyen pyetjet, Ngjela lë në mes intervistën: Jeni jashtë kapacitetit tim

TË GJITHA

Kamioni merr përpara çiftin shqiptar në Greqi, dërgohen në gjendje të rëndë në spital

12:14 : 18/11/2025

Situatë alarmante nga reshjet në Lezhë/ Del nga shtrati Lumi Drojë, mbi 50 shtëpi të përmbytura

12:00 : 18/11/2025

Përmbytet nënkalimi i Mamurrasit, fundoset makina bashkë me shoferin/ VIDEO

11:59 : 18/11/2025

Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

11:49 : 18/11/2025

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij rrahin për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arrestohen

11:44 : 18/11/2025

Vijon skandali te Onkologjiku/ Mungesa e “Avastinës”, pezullon kimiot për pacientët me kancer

11:38 : 18/11/2025

PS-PD bien dakord, mocion me debat për situatën me krimin e organizuar në vend

11:32 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com