• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova shpall Ditën Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendimin e qeverisë së tij për këtë ditë përkujtimore e cilësoi si “një veprim fisnik dhe i duhur në emër të Kosovës”.

15:09 : 11/07/2024
në RAJONI

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të saj e shpalli 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës, bazuar në rezolutën tashmë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, OKB. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendimin e qeverisë së tij për këtë ditë përkujtimore e cilësoi si “një veprim fisnik dhe i duhur në emër të Kosovës”. “Është veprim i universales sonë njerëzore dhe i dëshirës sonë për paqe, që të mos harrohet e të mos përsëritet më gjenocidi, as në Bosnje, e as në Kosovë dhe askund tjetër në rajonin tonë dhe në botë”, tha kryeministri Kurti.

Masakra e Srebrenicës në Bosnje dhe Hercegovinë është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, e cila vjen nga komuniteti boshnjak i Kosovës tha se, “le të jetë kjo ditë një kujtesë e përhershme e vuajtjes dhe pikëllimit tonë të përbashkët, forcës sonë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur dhe përkushtimit tonë për ruajtjen e së vërtetës, paqes, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut”.

Kryeministri i Kosovës, Kurti duke ngritur dorën
Fotografi: Office of the Kosovo government

Ndërkohë, ministri serb në qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq, që e mbështeti vendimin, tha se “është e rëndësishme të thuhet se kriminelët dhe gjenocidi kanë emrat dhe mbiemrat e tyre dhe nuk duhet të përgjithësohen për një popull të caktuar, ose një vend të caktuar, por mbi autorët individualë që e bënë këtë, duke mos menduar as për viktimat dhe as për njerëzit e tyre”.

Pas vendimit të qeverisë që e shpalli 11 korrikun edhe në Kosovë, Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në një reagim të saj, se “Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit”. “Tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore. Sot, në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat”, shkroi Osmani.

Lexo edhe:

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

Çfarë ndodh nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

Në maj të këtij viti, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Në Srebrenicë dhe zonat përreth, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në korrik të vitit 1995. Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë lëshoi një vendim që thotë se Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Atëbotë, Srebrenica ishte zonë e mbrojtur e OKB-së./DW

Etiketa: gjenocidi i Srebrenicëskosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

17:14 : 24/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

14:11 : 24/10/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Zgjedhje milionëshe, transparencë minimale

10:17 : 24/10/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

09:13 : 24/10/2025
RAJONI

Akuza të ndërsjella Kosovë Serbi në KS të OKB-së

11:50 : 22/10/2025
RAJONI

Kosova e pranon se Belgjika ka shprehur interesim për shfrytëzimin e burgjeve të saj

11:15 : 22/10/2025
Para

Vokshi jep detaje: Sot do të jetë një nga protestat më të mëdha!

TË GJITHA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com