• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Një shqiptaro-amerikan, zbulohet kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës

17:17 : 10/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Petro Gjikuria pritet të jetë kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e parakohshme lokale që do të zhvillohen më 4 Gusht, pas shpalljes së pavlefshme të mandatit të Fredi Belerit.

Lajmi konfirmohet nga burime mediatike pranë opoziës, teksa Petro Gjikuria është një biznesmen shqiptaro-amerikan dhe jeton në Washington, teksa është me origjinë nga fshati Gjilekë (Drimadhë) i Himarës.

Deri më tani ishte folur emri i Petro Belerit, djali i Fredi Belerit si kandidat i opozitës për kryebashkiak të Himarës, por siç duket emri i tij është rrëzuar si kandidat.

Biznesmeni shqiptaro-amrikan Petro Gjikuria

Ndërkohë, kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës do të jetë Vangjel Tavon, të cilin Rama e kishte paracaktuar që prej më shumë se një viti, duke e emëruar në postin e Prefektit të Qarkut të Vlorë.

Me të Rama ka filluar prej kohësh fushatën, teksa janë fokusuar tek legalizimet, teksa ai e dinte se do të ishte kandidat, pasi që prej muajit Prill kishte bërë “pashaportizimin” në Himarë.

Lexo edhe:

Monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

Portugali/ Partia e kryeministrit Montenegro fiton zgjedhjet vendore

Vangjel Tavon nuk e lidh asgjë me Himarën, teksa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kur ai garonte për deputet në Qarkun e Gjirokastrës nën siglën e LSI-së, akuzonte socialistët se kundër tij kishin blerë deri në 500 euro një votë, teksa denonconte dhe një sërë abuzimesh të tjera për krime zgjedhore nga mazhoranca kundër tij.

Emrin e Vangjel Tavos, kryeministri Edi Rama ia propozoi qeverisë greke si kryetar për Bashkinë e Himarës që një vit më parë, për të sheshuar përplasjet, duke qenë se ai i përket komunitetit grek, por në atë kohë u refuzua nga Athina zyrtare.

Data e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë u dekretua më 5 Korrik nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, vetëm brenda pak orësh pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, pas dënimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për të.

Kreu i shtetit nuk priti afatin prej 30 ditësh që Fredi Beleri ka për të ankimuar vendimin e KQZ-së në KAS, teksa ky i fundit i është drejtuar me kërkesë Gjykatës Administrative për ta shpallur të pavlefshëm dekretin e Begajt.

Ndërkohë, në mbledhjen e djeshme, mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ u mbyll pa miratimin e projekt-vendimit për afatet e zgjedhjeve në Himarë, duke u votuar 3 pro dhe 2 kundër, ndërkohë që duhej shumicë e cilësuar 4 me 1.

Anëtari Muharrem Çakaj tha se vendimarrja e KQZ-së për ta shpallur mandatin e Fredi Belerit si të pavlefshëm nuk ka patur bazë ligjore, pasi sipas tij, ligji i dekriminalizimit bën fjalë për ngjarje dhe situata juridike që do duhet të kenë ndodhur para kandidimit, duke shtuar më tej se vendimarrja është e pavlefshme. Nisur nga ky akt, sipas tij edhe dekreti i presidentit Bajram Begaj është akt i pavlefshëm.

Sipas projekt-vendimit që ishte planifikuar të miratohej në mbledhjen e djeshme të Komisionit Rregullator të KQZ-së, kandidatët do të kenë 9 ditë afat për fushatën zgjedhore për të shpalosur programet politike, e cila do të nisë më 26 Qershor.

Sipas KQZ, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore prej 9 ditësh kushtëzohet nga afati i krijimit të KZAZ-ve, regjistrimit të subjekteve zgjedhore, komiteteve nismëtare, koalicioneve dhe kandidatëve, duke mos dhënë arsye pse është kaq me ngut për të mbajtur zgjedhje në Himarë në mes të Gushtit.

“Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë është parashikuar të fillojë më datë 26 korrik 2024, duke u garantuar kohë të mjaftueshme subjekteve zgjedhore për të shpalosur programet e tyre. Referuar nenit 77 të Kodit Zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Duke qenë se afati 30 ditor nga dekretimi i zgjedhjeve është shumë i ngushtë, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore prej 9 ditësh kushtëzohet nga afati i krijimit të KZAZ-ve, regjistrimit të subjekteve zgjedhore, komiteteve nismëtare, koalicioneve dhe kandidatëve”, thuhet në projekt-vendim.

Gjitashtu, thuhet se kërkesa për regjistrimin e subjekteve zgjedhore duhet të paraqitet jo më vonë se data 15 korrik. Nëse KQZ i kthen subjektit për plotësim kërkesën, atëherë ai ka 24 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin.

Etiketa: Bashkia HimareopozitaPetro Gjikuriazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

19:36 : 13/10/2025
BOTA

Portugali/ Partia e kryeministrit Montenegro fiton zgjedhjet vendore

15:21 : 13/10/2025
RAJONI

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025
RAJONI

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025
RAJONI

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025
RAJONI

Nis numërimi në Kosovë/ Reagon Albin Kurti: Komisionerët të ruajnë votat!

20:13 : 12/10/2025
Para

Vdekja e motrës së ish-lojtarit të Fiorentinës, nëna akuza djalit: Ka gisht në vrasje

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com