• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

24 orë para protestës, Berisha: Nesër Shqipëria iu thërret në rrugët dhe sheshet e Tiranës

20:36 : 10/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Teksa na ndajnë vetëm 24 orë nga protesta kombëtare e thirrut nga PD para kryeministrisë, kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin nesër në rrugët e Tiranës.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm, Berisha tha se Shqipëria iu fton ju në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj, ku sipas tij, pas një dekade sundimi të Edi Ramës, ka ardhur buzë greminës.

Berisha ftoi të rinjtë, gjimnazistët, burrat, gratë, mjekët, administratën, pensionistët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe biznesmenët dhe qytetarët e thjeshtë të dalin nesër në shesh.

Sali Berisha: Nesër është dita e vërtetë e shqiptarëve. Është dita në të cilën qytetarët e këtij vendi do të ngrihen me forcën e bashkimit të tyre dhe do të çelin dyert e përmbysjes të këtij regjimi armiqësor. Regjimi pushtues të brendshëm. Regjimi që po zbraz Shqipërinë sa asnjë luftë, sa asnjë fatkeqësi natyrore, sa asnjë epidemi dhe asnjë pushtim në të gjitha kohërat. Ndaj dhe unë sot thirrjen time do ta nis duke iu drejtuar çdo të reje dhe të riu shqiptar, nesër Shqipëria iu thërret në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Nesër, Shqipëria ju pret në rrugët dhe sheshet e Tiranës si shpëtimtarë. Nesër, ju vajzat dhe djemtë e këtij vendi, duhet t’i përgjigjeni thirrjes së saj. Mos harroni se Shqipëria iu fton ju në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj. Ju fton ju në një moment kur pas një dekade sundimi të Edi Ramës, ajo ka ardhur buzë greminës. Ajo numëron tashmë çdo vit më shumë të vdekur se të lindur. E merrni pra me mend se sa të çmuar jeni ju për vendin dhe kombin tuaj. Prandaj dhe nesër, në ditën e besës së madhe të shqiptarëve për të shpëtuar Shqipërinë.

Thirrja ime e veçantë shkon për gjimnazistët, merrni përsipër misionin tuaj, mblidhuni nga të katër anët e Shqipërisë nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës, sepse ndaj jush ky regjim armiqësor, dëmtoi fuqinë tuaj mendore. Me korrupsionin e tij në shkolla ju katandisi ju në honet e padijes. Ju zbriti ju në nivelet më të ulëta botërore të mendimit kreativ, sepse arsimin e udhëhoqën ministret e pashpirt, që me paratë e arsimit ndërtonin vila. Hajdutë të shpërfytyruar, militantë fanatikë. Gjimnaziste dhe gjimnazistë, nesër është dita juaj e ndëshkimit tuaj të këtij regjimi armiqësor ndaj jush dhe mbarë shqiptarëve. Në emër tuaj, unë i bëj thirrje çdo prindi, nëne, babai në këtë vend, nesër të dalin në shesh për kauzën e drejtë të tij. Të dalë në shesh si ndëshkim ndaj regjimit që ka katandisur ju, prindërit shqiptarë, që 18 përqind të rasteve të mos ushqeni dot fëmijët tuaj. Që detyron fëmijët tuaj të marrin rrugët e dheut se nuk u ofron asnjë mundësi, asnjë alternativë dinjitoze për jetën e tyre.
Nesër pra, çdo burrë, çdo grua, çdo nënë, çdo baba i këtij vendi del në shesh për vete, fëmijët e tij. Por del në shesh dhe për të gjithë ata që sakrifikuan, që ranë, që punuan me nder për këtë vend, i cili po zbrazet çdo ditë.
Ftoj nesër çdo pensionist shqiptar që në dhjetë vitet e qeverisjes së Edi Ramës, vuajti për kafshatën e gojës. Vuajti për ilaçet. Vuajti në mënyrën më të pamerituar sepse blen ushqimin me atë pension më shtrenjtë se në vendet më të pasura të Europës. Kurse pensioni i tyre krahasuar me rritjen e çmimeve është qartësisht më i ulët se në vitin 2013. Ndaj dhe burra dhe gra të moshuar, nesër sipas mundësive tuaja, të gjithë në shesh për të treguar përçmimin ndaj këtij regjimi. Vendosmërinë për të firmosur ndryshimin.

Lexo edhe:

Berisha: Karteli i Sinaloas dhe i “Hakmarrjes për Drejtësi” kanë marrë leje ndërtimi në bregdet

Vajza e Frederik Radit: Ma vranë babain në gjumë, Policia dhe Prokuroia e Lezhës fshehin autorin

Nesër ftoj në shesh çdo punonjëse dhe punonjës të ndershëm të këtij vendi, që konstaton se si zyrat e shtetit janë shndërruar në zyrat e hajnisë të pamëshirë ndaj qytetarëve shqiptarë. Që konstaton se shteti i drogës dhe i krimit është antishteti i vërtetë. Të bashkohen me ne në respekt të qytetarëve dhe vetes së tyre. I garantoj se administrata do ketë respektin e merituar. I garantoj se pensionistët do të kenë dyfishim të pensioneve dhe se do marrë fund keqtrajtimi dhe përçmimi i tyre me rrogat qesharake. Garantoj mësues dhe nxënës se arsimi, shkollimi, cilësia do të jetë përparësia e të gjitha përparësive tona. Ftoj çdo mësuese dhe mësues të bashkohet me ne në këtë betejë për shpëtimin e arsimit, për shpëtimin e Shqipërisë. Ftoj mjekët, infermierët, të bashkohen me ne kundër këtij regjimi që me vjedhjet, plaçkitjet që u bën fondeve të ilaçeve, fondeve të sterilizimit, fondeve të mjekimit, kryen krime monstruoze kundër njerëzimit. Dhe pastaj gjen dhe shpall mjekë dhe infermierë, kriminelë për krime kundër njerëzimit. Bashkohuni me ne të ndryshojmë shëndetësinë tonë, t’i rikthejmë asaj dinjitetin, humanizmin, cilësinë që meritojnë shqiptarët. Miqtë e mi, ftoj çdo biznesmen dhe biznesmene nesër të dalë me guxim në shesh sepse ne me ndryshimin që sjellim, duam t’i kthejmë biznesit konkurrencën e lirë.
Duam t’i kthejmë biznesit dinjitetin. Duam t’i përgjysmojmë atij barrën fiskale. Ndaj dhe mbyllni qepenat, derdhuni në shesh me qytetarët.

Etiketa: 11 KorrikuprotestaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Karteli i Sinaloas dhe i “Hakmarrjes për Drejtësi” kanë marrë leje ndërtimi në bregdet

15:20 : 24/07/2025
AKTUALITET

Vajza e Frederik Radit: Ma vranë babain në gjumë, Policia dhe Prokuroia e Lezhës fshehin autorin

11:53 : 24/07/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Berisha vijon akuzat: 50% e fletëve nuk u dorëzuan tek votuesit në Itali

14:31 : 23/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Për momentin situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime

13:28 : 22/07/2025
AKTUALITET

“Dumani është përleshur fizikisht me një gjykatëse”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

15:28 : 21/07/2025
AKTUALITET

Berisha – Sadushit: S’ke tagër të ndërhysh në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses

13:58 : 21/07/2025
Para

"Europa në rrezik," gjenerali polak: Të përgatitemi për konflikt të gjithanshëm

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com