• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet franceze, Macron nuk pranon dorëheqjen e Kryeministrit Attal

19:08 : 08/07/2024
në BOTA

Presidenti i Francës Emmanuel Macron refuzoi dorëheqjen e kryeministrit, duke i kërkuar atij të qëndrojë përkohësisht si kreu i qeverisë pas rezultateve të zgjedhjeve që rrezikojnë të fusin vendin në një krizë politike. Votuesit francezë e ndanë legjislaturën në tri grupe politike, duke mos i dhënë asnjërës shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re. Analistët megjithatë pajtohen se humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është Presidenti Emmanuel Macron, partia e të cilit humbi rreth 100 vende në Asamblenë Kombëtare.

Presidenti Emmanuel Macron i shpalli zgjedhjet si kundër-reagim ndaj fitores së thellë të së djathtës së skajshme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare megjithatë krijuan paqartësi politike për Francën. Parlamenti tani është ndarë në tri grupe, të majtën që doli e para, grupin e qendrës, të Presidentit Macron dhe të djathtën e skajshme.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuara mëngjesin e së hënës, asnjë prej tre blloqeve kryesore nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 289 vendesh në Asamblenë Kombëtare me 577 deputetë.

“Duke qëndruar besnik ndaj traditës republikane, do të dorëzoj tek Presidenti i Republikës dorëheqjen ”, tha të djelën Kryeministri Attal.

Pas takimit që zgjati rreth një orë e gjysmë në Pallatin Presidencial, Presidenti Macron e refuzoi dorëheqjen e Kryeministrit “për të siguruar stabilitetin e vendit”.

Lexo edhe:

Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

Brunilda Mersini do garojë për Bashkinë e Vlorës, ja kush do e zëvendësojë në Kuvend

Kjo nxiti reagimin e grupit të majtë Fronti i Ri Popullor të përbërë nga komunistët, të Gjelbërit dhe socialistët, që siguroi numrin më të madh të votave. Ndërsa u mblodhën të hënën në selinë e partisë ata thonë se propozimi i emrit të Kryeministrit të ri iu takon atyre.

“Në një kornizë demokratike, kur një bllok politik kryeson në zgjedhje, Presidenti Emmanuel Macron duhet të reformojë qeverinë. Kryeministri duhet të jetë nga radhët e Frontit të Ri Popullor. Na lini pak kohë që të propozojmë një emër. Kjo është një nevojë, pasi shohim një përpjekje antidemokratike që vjen nga presidenti”, tha ligjvënësi i Frontit të Ri Popullor në Parlamentin Evropian, Manon Aubry.

Udhëheqësit në të gjithë Evropën reaguan me lehtësim, por edhe me shqetësim që një koalicion jo i qëndrueshëm mund të paraqesë sfida për politikën evropiane.

Qeveria në Gjermani, e cila së bashku me Francën është parë prej kohësh si motori i integrimit evropian, shprehu lehtësimin që e djathta e skajshme nuk fitoi.

Megjithatë, presidenti francez është dobësuar nga votimi i së dielës dhe kjo do të ketë pasoja për Gjermaninë dhe gjithë Evropën, thotë Ronja Kempin, analiste e marrëdhënieve franko-gjermane në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

“Për marrëdhëniet gjermano-franceze, rezultati i zgjedhjeve të mbrëmshme është para së gjithash një lajm shumë i mirë. Partia e së djathtës Bashkimi Kombëtar nuk arriti të fitojë shumicën në Francë/ Unë mendoj se Gjermania megjithatë do të duhet të përshtatet me pushtetin e ri në Francë. Ne kemi një president të dobësuar, i cili nuk mund të veprojë më aq lirshëm sa ka bërë gjatë shtatë viteve të fundit”, thotë zonja Kempin.

Me këtë qëndrim pajtohet edhe analisti politik francez dhe zëvendësdrejtori ekzekutiv në organizatën ‘Ipsos’ Brice Teinturier.

“Humbësi i madh është Emmanuel Macroni. Në këto zgjedhje gjërat duhet t’i krahasojmë jo në raport me sondazhet, por me zgjedhjet e vitit 2022. Atëkohë Presidenti kishte një shumicë relative. Sot, Presidenti ka 94 deputetë më pak. Pra, rënia është kolosale”, thotë zoti Teinturier.

Analistët në Francë janë të shqetësuar se planet e së majtës, që doli e para në këto zgjedhje, mund të zbusin reformat pro-tregut të Presidentit Emmanuel Macron.

“Aleanca Fronti i Ri Popullor ka dalë me një program ekonomik që do të kushtojë rreth 150 miliardë euro. Ky plan është ofruar për një vend që në fakt duhet të bëjë shkurtime buxhetore dhe kjo paraqet një rrezik për Bashkimin Evropian, sepse Franca është shumë e madhe ekonomikisht për të rrëshqitur në një krizë borxhi”, thotë analistja gjermane Ronja Kempin.

Presidentit Macron i kanë mbetur edhe tre vjet në mandatin e tij presidencial.

Bllokimi politik mund të ketë implikime të gjera për luftën në Ukrainë, diplomacinë globale dhe stabilitetin ekonomik të Evropës.

Ndryshe nga vendet e tjera në Evropë që janë mësuar më shumë me qeveritë e koalicionit, Franca nuk ka një traditë që ligjvënësit nga kampet rivale politike të bashkohen për të formuar një shumicë. Franca është gjithashtu më e centralizuar se shumë vende të tjera evropiane, me shumë më tepër vendime të marra në Paris./Voa/

Etiketa: kryeministrimacronZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

20:40 : 07/10/2025
AKTUALITET

Brunilda Mersini do garojë për Bashkinë e Vlorës, ja kush do e zëvendësojë në Kuvend

19:31 : 07/10/2025
BOTA

Macron emëron kabinetin e ri francez

21:36 : 05/10/2025
AKTUALITET

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025
AKTUALITET

Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin si kandidat për bashkinë e Tiranës

19:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

Përplasje mes "euro-atlantikëve"/ Kulluri: Basha dhe Berisha janë bashkë, bëjnë si të ndarë

TË GJITHA

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

21:44 : 07/10/2025

“Roboti shqiptar që u bë minister”, gazetari grek intervistë me Diellën: Nuk dija nëse të qeshja apo të dridhesha

21:44 : 07/10/2025

Shkrumbohet një makinë e parkuar në Lezhë

21:30 : 07/10/2025

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

21:30 : 07/10/2025

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025

“Ta mbyllim me 100 mijë €”/ Si përfituan 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja, u përdor vula e kreut të Qarkut

20:58 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com