• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet e 4 Gushtit në Himarë, Beleri kërkesë gjykatës për pezullimin e dekretit të Begajt

15:33 : 08/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Fredi Beleri i është drejtuar këtë të hënë me një shkresë Gjykatës Administrative të Tiranës, ku i kërkon që të pezullojë dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja më 4 Gusht për Bashkinë e Himarës.

Sipas kërkesës, Beleri kërkon nga gjykata “Marrjen e masës së sigurimit të padisë. Pezullimi i zbatimit të Dekretit nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi ditën e premte për ta shpallur të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, e cila e dënoi me 2 vite burg për krim zgjedhor.

Duket se vendimi i Celibashit ishte i paracaktuar, pasi brenda disa orësh Presidenti Bajram Begaj caktoi 4 Gushtit si datë për zgjedhjet e reja, pas shkresës së marrë dhe nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që brenda ditës takoi edhe Celibashin. Kreu i shtetit Bajram Begaj nuk priti afatin prej 30 ditësh që Fredi Beleri ka për të ankimuar vendimin e KQZ-së, për heqjen e mandatit, përpara se të dekretohej data për zgjedhjet e reja në Himarë.

Në shkresën dërguar gjykatës, Beleri argumenton se do të ankimojë vendimin dhe deri atëherë kërkon pezullimin e zbatimit të aktit administrativ.

Lexo edhe:

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

Vrau recepsionistin/ Merret i pandehur pronari i hotel “Grecia”, Greqia mban “peng” ekstradimin

“Ky Akt administrativ individual, do të kundërshtohet nga kërkuesi me Padi drejtuar Gjykatës kompetente, pasi vjen në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, si dhe Kodin e Procedurave Administrative.

Para ngritjes së padisë, kërkuesi i drejtohet Gjykatës me kërkesë për sigurimin e padisë, pezullimin e zbatimit të aktit administrative, Dekret i Presidentit të Republikës nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar”

Kërkuesi Dhionisios Alfred Beleri aktualisht është Kryetar i Zgjedhur i Bashkisë Himarë, cilësi që sipas ligjit do ta mbajë deri në kalimin e afatit 30 ditor të paraqitjes së ankimit kunder vendimit nr. 69 datë 05.07.2024 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ose deri në shpalljen e vendimit që do të shqyrtojë ankimin e tij, kundër vendimit nr. 69 datë 05.07.2024 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, në përputhje me nenin 164/2 të ligjit nr. nr. 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative.

Kjo pasi shtetasi Dhionisios Alfred Beleri mban Mandatin e vlefshëm të Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë, mandat i fituar në zgjedhjet e datës 14 maj 2023, dhe që aktualisht është i vlefshëm, sa kohë që vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 69 datë 05.07.2024 me të cilin në të njëjtë kohë, ky organ administrativ shpalli të pavlefshëm Mandatin por shpalli dhe ndërprerjen e parakohshme të tij, është shpallur në datën 05.07.2024, dhe ndaj tij lejohet 5 ankim, dhe si I tillë ky akt është i paekzekutueshëm në kuptim të neneve 133/1 dhe 164/2 të ligjit nr. 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative.” – thuhet në shkresën e Belerit drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës.

Ashtu siç pritej prej një viti, ditën e sotme kryesia e PS-së zbatoi urdhërin e shefit të tyre Edi Rama për të caktuar Vangjel Tavon si kandidat të socialistëve për Bashkinë e Himarës. Me Tavon, kreu i qeverisë ka filluar prej kohësh fushatën, madje duke e caktuar edhe në postin e Prefektit të Qarkut të Vlorës.

Emrin e Tavos, referuar mediave greke kryeministri Edi Rama ia propozoi që para një viti Athinës për të rregulluar marrëdhëniet, duke qenë se i përket komunitetit grek, edhe pse ai nuk ka asnjë lidhje me Himarën. Por, në atë kohë qeveria greke i refuzoi propozimin Ramës.

Etiketa: Bajram BegajdekretiFredi BeleriGjykata administrativehimarekerkeseZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

Vrau recepsionistin/ Merret i pandehur pronari i hotel “Grecia”, Greqia mban “peng” ekstradimin

18:17 : 15/06/2025
AKTUALITET

Psikologët i vënë drynin derës/ Situatë e pazakontë, “Urdhri i Psikologut” është jashtë shërbimit

20:49 : 13/06/2025
AKTUALITET

Kush e “tradhtoi” në Kavajë? Meta: E pabesueshme! Dërgova më shumë letra, se sa mora vota!

15:41 : 13/06/2025
AKTUALITET

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

09:15 : 13/06/2025
AKTUALITET

“Nuk është problemi Berisha apo opozita”/ Bushati: Qeveria manipuloi zgjedhjet

22:11 : 12/06/2025
Para

Kampioni i botës me Gjermaninë: I meritonim penalltitë, Europianin e fiton Spanja

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com