• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investim 20 mln euro/ Mashtroi biznesmenët, Kushtetuesja rrëzon ish-ministrin peruan

10:16 : 07/07/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ish-ministri peruan, Manuel Augusto Blecker-Miller, ka humbur përfundimisht betejën me drejtësinë shqiptare, e cila e ka dënuar me 8 vjet burgim për “Mashtrim me pasoja të rënda” ndaj dy biznesmenëve vendas, Iljaz Fisheku dhe Arben Shuaipi.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur së fundmi të mos pranojë kërkesën e tij, në të cilën ankohej se gjykatat shqiptare nuk kanë respektuar normat proceduriale gjatë procesit të tij.

Blecker-Miller u dënua fillimisht nga gjykata e Tiranës në maj 2017. Vendimi i dënimit u la në fuqi nga Gjykata me një vendim të nëntorit 2018.

Gjykata e Lartë, në 21 nëntor 2023, vendosi të mos pranojë rekursin e ish-ministrit peruan. Tashmë, edhe Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë plenare kërkesën e tij.

Lexo edhe:

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

“Jemi bërë arrogantë”, Braçe: PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve

Hyrja e zhurmshme në Shqipëri

Në korrik të vitit 2013, në median shqiptare u përhap informacioni se Policia kishte arrestuar fillimisht ish-ministrin peruan Blecker-Miller, të kërkuar nga vendi i tij nëpërmjet Interpol-it dhe më tej ishte liruar, pas procedurave të dyshimta.

Ai kishte qenë Ministër i Jashtëm në vitin 1992, kur Alberto Fujimori udhëhoqi një “grusht shteti” për marrjen e pushtetit në Peru. Blecker-Miller ishte akuzuar së bashku me 10 kolegë të tij ministra si pjesëmarrës në atë grusht shteti. Por, deri në vitin 2009, të gjithë të akuzuarit ishin liruar nga akuzat. Prej vitit 2002, Blecker-Miller kishte jetuar lirisht në Shtetet e Bashkuara, ku ishte shndërruar në biznesmen.

Ish-ministri peruan, Manuel Augusto Blacker-Miller

Megjithatë, pas lajmeve të përhapura në median shqiptare për një arrestim të mundshëm të tij në verën e vitit 2013, deputeti socialist opozitar i asaj kohe, Erion Braçe, akuzoi menjëherë ish-kryeministrin Sali Berisha se kishte ndikuar për lirimin e ish-politikanit të lartë peruan, pasi “bashkë po kryejnë një biznes për përpunimin e mbetjeve në Fier”.

Këto pretendime u rrëzuan menjëherë nga Policia e Shtetit, e cila deklaroi se nuk kishte asnjë urdhër-kërkimi ndërkombëtar ndaj tij.

Ish-presidenti peruan, Alberto Fujimori

Po ashtu, edhe vetë Manuel Augusto Blecker-Miller mohoi që ndaj tij të kishte urdhër-kërkimi ndërkombëtar. Madje, ai deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri që në vitin 2012 për të zhvilluar projektin e tij për përpunimin e mbetjeve, pas një takimi dhe bisede që kishte zhvilluar në Amerikë me kryetarin socialist të Bashkisë së Fierit të asaj kohe, Baftjar Zeqaj.

Pas kësaj zhurme, Manuel Augusto Blecker-Miller fitoi azil politik në Shqipëri, në shtator 2013, ndërkohë që vijoi të avanconte idenë e projektit në Fier, nëpërmjet shoqërisë së tij “Apollon Investment”.

Marrëveshjet mes Fishekun e Shuaipin

Në Shtator të vitit 2012, Blecker-Miller regjistron në Shqipëri kompaninë “Apollon Investment”, me objekt promovimin e investimeve në ndërtim dhe fusha të tjera.

Në vitin 2013, ai njihet me biznesmenin shqiptar, Arben Shuaipi. Ky i fundit, së bashku me italianin Gianpaolo Azzola kishte në pronësi kompaninë “Italian Bussines Sport-IBS” dhe po kërkonin mundësi financimi për një projekt përpunimi mbetjesh në Fier.

Peruani Manuel Augusto Blecker-Miller i premton mbështetje financiare nëpërmjet shoqërisë “Apollon Investment”.

Biznesmeni Arben Shuaipi

Për të vënë në jetë këtë bashkëpunim, Blecker-Miller, në kohë të ndryshme, ka marrë 150 mijë euro nga Arben Shuaipi, me pretendimin për shpenzime për zyra, qera, projekte, e të tjerë.

Në të njëjtën kohë, peruai Blecker-Miller ka hyrë në kontakt edhe me biznesmenin tjetër shqiptar, Iljaz Fisheku, i cili është daja i Arben Shuaipit.

Manuel Augusto dhe Fisheku kanë biseduar me njëri-tjetrin për të krijuar një shoqëri për shitje hidrokarburesh me shumicë e pakicë, në Shqipëri dhe në Ballkan, duke bashkëpunuar në masën 50 përqind secili.

Për këtë qëllim, në maj 2023, ata kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi (joint venture) për importin e naftës në vendin tonë dhe në vende të tjerë të Ballkanit.

Bazuar në këtë marrëveshje, Manuel Augusto Blecker-Miller mori përsipër që, nëpërmjet shoqërisë së tij, ‘Apollon Investiment”, të paguajë 20 milionë euro investim në favor të kompanisë “Fisheku” të Iljaz Fishekut.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Blecker-Miller ka kërkuar nga Fisheku 21 mijë euro, me pretendimin e shpenzimeve të nevojshme për transferimin e fondit nga “Apollon Investment”. Për këtë transfertë, mes palëve është nënshkruar edhe një deklaratë e posaçme.

 

Pasi ka kaluar më shumë se një vit nga pagesat që Arben Shuaipi dhe Iljaz Fisheku kishin bërë ndaj Manuel Augusto Blecker-Miller, ky i fundit nuk ka lëvizur asgjë në aspektin financiar.

Në këto kushte, dy biznesmenët shqiptarë janë ndjerë të mashtruar dhe, në vitin 2014, kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj biznesmenit nga Peruja.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurimit “ndalim për dalje jashtë shtetit” dhe më tej çështja u dërgua për gjykim

Pretendimi i peruanit

Gjatë procesit gjyqësor, Manuel Augusto Blecker-Miller nuk pranoi akuzat për mashtrim. Ai deklaroi se ka marrë nga Iljaz Fisheku shumën prej 21 mijë euro për të mundësuar investimin e një shume prej 20 milionë euro dhe se tentativa për të mundësuar investimin në Fier ishte shtyrë në kohë, për shkak se po afronin zgjedhjet e qershorit 2023 dhe situata nuk ishte e favorshme.

Gjithnjë sipas tij, nuk dihej se çfarë do të ndodhte me qeverinë e re pas zgjedhjeve, si me projektin, ashtu edhe me kuadrin ligjor.

Pretendimet e Manuel Blacker-Miller

Sipas Blecker-Miller, në këto kushte, projektet kishin vonesë, ndërkohë që biznesi i tij kishte nevojë për impute financiare për të mbajtur në këmbë shoqërinë e tij, pasi duhej të mbulonte shpenzimet, të paguante njerëzit dhe bashkëpunëtorët që kishin punuar për projektin financiar.

Për të gjitha këto, ai deklaroi se kishte nevojë për financime, të cilat i mori nga Arben Shuaipi dhe Iljaz Fisheku.

Dënim në të gjitha shkallët

Prokuroria dhe më tej gjykata, kanë konstatuar se pretendimet e Blecker-Miller nuk kanë qenë të vërteta dhe koherente. Të dhënat e hetimit zbuluan se peruani vetëm ka shpenzuar shumat e marra nga dy biznesmenët shqiptarë.

Sipas vendimeve gjyqësore, “premtimet e të pandehurit se do të kryente investime serioze në favor të kallëzuesve, as nuk janë iniciuar dhe as finalizuar. Destinacioni i përdorimit të parave nga i pandehuri  është i ndryshëm nga marrëveshjet, ndërkohë që nuk ka as investim dhe as kthim parash”.

Bazuar mbi këto argumenta, Gjykata e Tiranës e dënoi Manuel Augusto Blecker-Miller me 8 vjet burgim. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Apeli dhe Gjykata e Lartë, me vendime, konkretisht në vitin 2018 dhe 2023. Ndërkohë që në maj të vitit 2024, edhe Gjykata Kushtetuese nuk pranoi pretendimet e tij për shkelje proceduriale dhe të procesit të rregullt ligjor, duke vulosur dënimin e tij përfundimtar.

Etiketa: Alberto Fujimorierion braceInvestim 20 mln euroish-ministrinkushtetuesjaManuel Augusto Blecker-MillerMashtroi biznesmenët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Jemi bërë arrogantë”, Braçe: PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve

19:25 : 31/05/2025
AKTUALITET

Votat e diasporës/ Braçe më i votuari nga PS, Alimehmeti nga PD

18:05 : 18/05/2025
AKTUALITET

Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve, përplaset me përfaqësuesin e PD dhe kërcënon gazetaren

18:44 : 11/05/2025
AKTUALITET

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

21:02 : 09/05/2025
Para

Dy aksidente të njëpasnjëshme në Pogradec, dy të plagosur

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com