• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gati kulla më e lartë me 65 kate, Rama “masakron” Tiranën me beton

15:59 : 05/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Tirana po vendos ditë pas dite rekorde me projekte kullash dhe së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e zhvillimit për një ndërtesë me 65 kate mbi tokë dhe gjashtë nën tokë.

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar këtë fillim korriku (2 korrik 2024) KKT kishte ne axhendë miratimin e disa lejeve të ndërtimit apo zhvillimit për  projekte kullash ku më kryesorja ajo në Bulevardin e Ri që lë pas projektin “Mount Tirana” që është deri më tani projekti me lartësinë më të madhe me plot 58 kate.

Në listën e KKT janë edhe disa projekte në rrugën Dritan Hoxha me 35 kate apo në Rrugën Teodor Keko me një lartësi 50 kate mbi tokë. Tashmë duket se kullat po kalojnë zonën brenda unazës duke u shtirë edhe në pjesën më periferike të kryeqytetit. Një projekt që parashikon një kompleks multifunksional reziedencial prej 27 kate në zonën e Kasharrit.

Përpos vendimeve të kullave qeveria ka dhënë disa leje të tjera për projekte të institucioneve publike si Autoriteti Portual Durrës apo Ministrinë e Mbrojtjes apo kompanitë publike të energjisë teksa në seri ka miratuar edhe disa impiante fotovolatikë.

Lexo edhe:

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

Nga viti 2019 në Tiranë ka pasur një rritje të ndjeshme lejeve të dhëna për ndërtim. Sipas të dhënave të INSTAT për vitet 2019-2023 janë dhënë leje ndërtimi për 6.5 milionë m2 nga 4.2 milionë m2 për periudhën 2010-2018.

Lista e vendimeve të miratuara në 2.7.2024

1.Leje Ndërtimi për objektin: “Porti i Durrësit – Porto Romano, faza fillestare”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Autoritetin Portual Durrës.

2. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës, me ambjente sportive dhe në funksion të Fondacionit “Durrah City Football Academy”, me 1, 2 dhe 3 kates mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në zonën e Spitallës, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Fondacionin “Durrah City Football Academy”.

3. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Ofiçinës së Repartit Ushtarak Nr. 4007”, me vendndodhje në zonën ushtarake të Pezë Helmës, Bashkia Tiranë, me zhvillues Repartin Ushtarak Nr. 4007.

4. Leje Zhvillimi për objektin: “Granizoni Ushtarak Pocestë”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë, me zhvillues Repartin Ushtarak Nr. 1001.

5. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i Nën/Stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Piqeras, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

6. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i Nën/Stacionit 110/35/20 kV Akerni – Aeroport”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

7. Leje Ndërtimi për objektin: “Realizimi i murit rrethues të godinës së re të SPAK”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

8. Leje Ndërtimi për objektin: “Përshtatjen e ambjenteve të brendshme të objektit “Inkubatori i Biznesit” në zyra për strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndërtimi i Urës lidhëse midis dy objekteve eksiztuese”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

9. Leje Ndërtimi për objektin: “Realizimin e plansistemimit, ambjenteve ndihmëse dhe teknike në objektin e Xhamisë së Plumbit, Bashkia Shkodër”, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

10. Leje Ndërtimi për objektin: “Porto Oriku” Barrierë detare për akomodimin e mjeteve lundruese me shërbime ndihmëse, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Qendra Peshkimit Oriku” sh.p.k.

11. Leje Ndërtimi për objektin: “Flower Tower”, me vendndodhje në Rrugën e Barikadave, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Ober” sh.p.k, “Kleal – Invest” sh.p.k dhe “Xhajs Tirana” sh.p.k.

12. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.

13. Leje Ndërtimi për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.

14. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi, hotelerie me shërbime 1, 25, 39, 50 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, në Rrugën “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k

15. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi, shërbimi dhe funksione të përziera me 20 kate mbi tokë dhe 4 kat nëntokë”, me vendndodhje pranë Rrugës “Sulejman Delvina”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Babasi Coo” sh.p.k.

16. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 4, 6, 8, 9 dhe 11 kate mbitokë me 2 kate nën tokë”, me vendndodhje në Rrugën “Feizi Himzo”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Orion” sh.p.k.

17. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks multifunksional, rezidencial dhe shërbime 2, 3, 4, 8, 10 dhe 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana West Center” sh.p.k.

18. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë me funksion hotelerie, shërbimesh dhe zyra prej 12 kate + atik mbi tokë dhe 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Vaso Pasha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “IBN” sh.p.k.

19. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me objekt shërbimi 1-3 kate dhe vila banimi 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë, me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në njësinë strukturore FA/47, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rolling Hills By The Lake” sh.p.k.

20. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial “Park Houses” me objekte banimi me struktura 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, me 1-2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Mjull-Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “EBG” sh.p.k.

21. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me banesa individuale 1 dhe 2 kate me mure rrethuese dhe godina banimi 1, 2, 3 dhe 4 kate me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trema Investment” sh.p.k.

22. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks hoteleri, shërbim dhe banimi me 6 deri në 15 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën Egnatia, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vezi Group” sh.p.k.

23. Leje Zhvillimi për objektin: “Resort multifunksional, banim, hotel dhe shërbime”, Faza I, me vendndodhje në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.

24. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik Breathe”, me vendndodhje Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dag Construction” sh.p.k.

25. Leje Zhvillimi për objektin: “Niko Coastal Retreat” Struktura rezidenciale me 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, 2 kate nëntokë dhe hapësira shërbimesh të përbashkëta, me vendndodhje në segmentin e ri të rrugës Palasë-Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Niko P&I” sh.p.k dhe “Drimadhë I&I” sh.p.k.

26. Leje Zhvillimi për objektin: “Il Borgo Boutique Hotel”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Z.Ervis Morina, Z.Ilir Hoxha dhe Z.Klodian Hoxha.

27. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi hotelier me 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Capital B” sh.p.k.

28. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks shërbimi dhe banimi me 4 dhe 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Beta Construction” sh.p.k.

29. Leje Ndërtimi për: “Objekt polifunksional me shërbime, hoteleri dhe apartamente banimi 5, 10 dhe 18 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues shoqërinë “G&E investment” sh.p.k.

30. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe shërbimi 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Junik” sh.p.k.

31. Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: “Soho Towers”, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Eb Construction” sh.p.k dhe “Agroroma 2019” sh.p.k.

32. Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtim magazinash, shoëroom, zyra, rikonstruksion i objekteve ekzistuese, shtesë kati dhe shtesë anësore”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kato Aromatic Albania” sh.p.k.

33. Leje Ndërtimi për objektin: “Spostim Pikë Karburanti”, me vendndodhje në Savër, Bashkia Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Joti” sh.p.k.

34. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 100 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Mallakastër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Greennat Solar Park Ballsh” sh.p.k.

35. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 3 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k.

36. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 40.56 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albania Power Core” sh.p.k.

37. Leje Ndërtimi të Infrastrukturë për objektin: “Përmirësimi i elementeve arkitektonikë dhe urban në zonat bregdetare të Bashkisë Himarë, zona 1”, me subjekt zhvillues Bashkinë Himarë.

38. Leje Ndërtimi të Infrastrukturë për objektin: “Përmirësimi i elementeve arkitektonikë dhe urban në zonat bregdetare të Bashkisë Himarë, Gardhet e Dhërmiut”, me subjekt zhvillues Bashkinë Himarë.

39. Leje Ndërtimi për objektin: “Parku Tematik Kulturor “Tirana Art Garden”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

40. Leje Ndërtimi për objektin: “Kolegji i Evropës, Tiranë, Kampus Universitar 1, 2, 6 dhe 8 kate, me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

41. Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë./Monitor

Etiketa: Edi Ramakulla betonileje ndertimindetimeTirane

Lajme të lidhura

FOTO ILUSTRUESE
AKTUALITET

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

17:27 : 06/06/2025
SPORT

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

22:24 : 05/06/2025
AKTUALITET

A rrezikohet mandati i dytë i “Mundësisë” nga rinumërimi në Tiranë? Shehaj: Çdo gjë është e mundur

21:58 : 05/06/2025
Para

Zbardhet dosja/ Policët e kufirit në Korçë futën në xhep mijëra euro, falsifikonin dietat në hotele luksoze

TË GJITHA

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
FOTO ILUSTRUESE

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

17:27 : 06/06/2025

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com