• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali tek Onkologjiku/ Ministrja: Faji ka emër dhe fytyrë, jo përgjithësime! Përgjegjësia tek mjekët!

12:48 : 04/07/2024
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

“Në këtë qeverisje faji ka emër, ka fytyrë dhe jo përgjithësime” Kështu është shprehur ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu nga foltorja e Kuvendit, teksa ka folur për interpelancën e kërkuar nga PD në lidhje me skandalin e Onkologjikut, ku mjekët kishin krijuar një skemë korrupsioni për t’i çaur të sëmurët me kancer drejt klinikave private.

Pra, njësoj si shefi i saj, edhe Koçiu thotë se përgjegjësia është individuale, duke harruar faktin se ky skandal ishte denoncuar me dhjetra herë në media prej vitesh dhe ajo si drejtuese e këtij institucioni nuk kishte reaguar.

Ministrja Albana Koçiu secili prej mjekëve duhet të përgjigjet për çdo veprim të kryer, ku sipas saj, përbën faj të rëndë e të patolerueshëm në nivelet e një krimi që hyn te veprat kriminale.

Ajo shtoi më tej se tentativa për të politizuar ngjarjen për të futur ndasi dhe diversion mes mjekëve dhe trupës drejtuese të shëndetësisë është një akt i shëmtuar, por për më tepër do të rezultojë dhe i dështuar.

Albana Koçiu: Do të përpiqem të sqaroj përmbledhtazi gjithçka në lidhje me këtë ngjarje për të cilën jemi pozicionuar qartazi, qoftë politikisht por edhe nëpërmjet akteve dhe vendimeve të marra. Së pari dua të sjell në vëmendje reagimin dhe qëndrimin në tërësi të qeverisë dhe në veçanti të Kryeministrit, i cili duke vlerësuar posaçërisht situatën u angazhua personalisht për të qartësuar pozicionin institucional që kemi ndaj çdo fenomeni që bie ndesh me qasjen tonë të cilën unë do ta përkufizoja me devizën punë dhe nder.

Lexo edhe:

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

Pikërisht kjo devizë, që e gjej të mishëruar në mënyrën sesi përpiqemi të qeverisim sa më mirë dhe me përkushtim, më bën të ndjehem e nderuar që kontribuoj në këtë kabinet qeveritar që nuk iu shmanget përgjegjësive apo sfidave të çfarë do lloj niveli apo vështirësie qofshin ato. Ne jemi ata që marrim përgjegjësitë dhe përballemi me to duke mos i shmangur apo mbuluar ato, sikurse ka ndodhur në të shkuarën, mendësisë reminishencat e së cilës janë të ekspozuara qartazi edhe në skandalin që ndodhi me një grup individësh, që kanë thyer çdo element njerëzor e profesional në spitalin Onkologjik. Në këtë qeverisje faji ka emër, ka fytyrë dhe jo përgjithësime.

Ne kemi vendosur një standard i cili është i vetmi që aplikohet dhe është i barabartë dhe i njëjtë për të gjithë: Kushdo që provohet fajtor, nuk ka më punë me këtë qeveri, as me këtë familje politike! Ky standard vlen edhe për mjekët e vendosur nën akuzë! Secili prej tyre, duhet të përgjigjet për çdo veprim të kryer që në vlerësimin timin personal, të institucionit që përfaqësoj dhe qeverisë gjithashtu përbën faj të rëndë e të patolerueshëm në nivelet e një krimi që hyn te veprat kriminale.

Sigurisht,  dukshëm standardi sesi ne kemi transformuar mendësinë e përgjegjësisë ndaj angazhimeve e detyrimeve publike në çdo aspekt, nuk do të kishin kuptim pa implementimin reformës në drejtësi e cila bën dhe ndarjen e qartë mes përgjegjësisë për të qeverisur,  për t’u qeverisur dhe për t’u distancuar e ndëshkuar çdo akt të papërgjegjshëm i kryer me ose pavetëdije.

Në lidhje me zullumin qe doli ne dritë në Spitalin Onkologjik, dua të theksoj se Ministria e Shëndetësisë, që në momentin e parë në të cilën u mësua lajmi për zbulimet paraprake të Prokurorisë, reagoi menjëherë dhe bëri thirrje publike për të zbardhur deri në fund ngjarjen. Dhe gjej rastin të përsëris të njëjtin qëndrim edhe sot për të inkurajuar organet e drejtësisë të hetojnë me zero tolerancë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ligjore çdo individ që është implikuar dhe ka abuzuar me misionin e shenjtë të mjekut në dëm të shëndetit të qytetarëve, me pasoja edhe zhvatjeje për ta.

Por ndërsa shpreh këtë qëndrim të prerë për ata abuzues, dal, jam dhe do të jem krah dhe në mbrojtje të çdo anëtari të trupës spitalore të QSUT dhe jo vetëm që profesionin e ka të shenjtë dhe bluzën e bardhë të panjollosur nga korrupsioni dhe as nga korruptimi politik.

Tentativa për të politizuar ngjarjen për të futur ndasi dhe diversion mes mjekëve dhe trupës drejtuese të shëndetësisë është një akt i shëmtuar, por për më tepër do të rezultojë dhe i dështuar. Ju jeni në të drejtën tuaj për të përdorur për kapital politik jo vetëm shëndetin por edhe vdekjen. Kjo është çështje zgjedhjeje. Por nder nuk ju bën dhe asgjë s’do arrini sepse jeni shumë të lexueshëm në hipokrizinë tuaj për t’i qarë hallin njerëzve. Në fakt jeni ju për t’iu qarë hallin se jeni katandisur të improvizoni politikisht çfarë t’iu sjellë rastësia.

Etiketa: Albana Koçiumjeketonkologjikupergjegjesiaskandali

Lajme të lidhura

Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

12:26 : 28/05/2026
AKTUALITET

“Risia e madhe”në 2026, konviktet më në fund me tualete në dhomë

20:49 : 25/05/2026
AKTUALITET

Osman Stafa: Ministrja e Shëndetësisë mashtron! Fsheh skandalet e QSUT

10:22 : 18/05/2026
AKTUALITET

Rriten problemet nga alergjitë, mjekët: Përbëjnë rrezik nëse nuk trajtohen

20:14 : 10/05/2026
AKTUALITET

Prokuroria çoi për gjykim çështjen e Onkologjikut/ Stafa: Është bërë krim ndaj pacientëve

18:56 : 02/05/2026
Para

Lëvizte me pistoletë, policia i gjen arsenal armësh dhe kanabis në banesë 28-vjeçarit (Emri)

TË GJITHA

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom