• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I dhuroi 4263 m2 tokë Arqile Bollanos, GJKKO firmos arrestin e dytë për Jorgo Goro

15:11 : 04/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur këtë të enjte masën e dytë të sigurisë “Arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i cili ndodhet në qeli për shkak të tjetërsimit të sipërfaqes së tokës prej mbi 5 mijë metra katror, ku Artan Gaçi, burri i ish-ministres së Jatshme Olta Xhaçka, do të ndërtonte resortin pasi u shpall investitor strategjik.

Këtë herë Jorgo Goro akuzohet se i ka dhuruar në vitin 2016 kryebashkiakut të sapokomanduar të Himarës, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke, e cila në zonën e Livadhit.

“Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Jorgo Goro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, gjatë procesit të trajtimit të kërkesës së paraqitur nga shtetasi Arqile Bollano dhe më tej pajisjen e këtij shtetasi me aktin e marrjes së tokës në pronësi, ka kryer veprime/mosveprime në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr. 9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, i ndryshuar, si dhe pikat 1, 2, 3 të VKM-së me nr. 253, datë 6.3.2013 “Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore”, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Si rezultat i veprimeve të Bashkisë Himarë, shtetasi Arqile Bollano ka përfituar sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr….., datë 25.08.2016, një sipërfaqe toke prej 4263 m2. Kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme pasi hetimi ka provuar se shtetasi A.B. është trajtuar me tokë bujqësore bazuar në Ligjin nr. 7501/1991 “Për Tokën” sipas AMTP nr…….., datë 08.03.1996, me sipërfaqe totale 7700 m2.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Edhe në lidhje me këtë çështje, Jorgo Goro akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, teksa SPAK njofton se hetimet vijojnë me qëllim evidentimin e përgjegjësisë së personave të tjerë të përfshirë në kryerjen e veprës penale.

Lexo edhe:

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

Hetimi për këtë çështje është nisur fillimisht nga prokurori i Vlorës Arjan Xhaferaj, porështë transferuar një muaj më parë në Tiranë. Arrestin e dytë ndaj Belerit e ka kërkuar prokurori i SPAK, Elvin Gokaj.

Sipas dosjes hetimore rezulton se kallëzimi është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501.

Në dosje del se 9 vite më parë, një punonjës i rëndësishëm i bashkisë Himarë, i quajtur Arqile Bollano, që sot mban postin e kryetarit të komanduar të bashkisë Himarë, ndërtoi një listë emërore për disa banorë të zonës, të cilët duhet të trajtoheshin me tokë nga bashkia Himarë. Ndërtimi i kësaj liste argumentohej, me faktin se këto familje nuk ishin trajtuar me tokë bujqësore në vitin 1991-1992, por për shkak se ishin përdorues faktik të disa ngastrave toke, këto sipërfaqe duhet ti njiheshin nga ana e bashkisë Himarë.

Në kohën e paraqitjes së listës së përfituesve në Bashki, Arqile Bollano, ishte pjesë e grupit të punës në bashkinë Himarë, ku kryente plotësimin e procedurave që do shpallnin emrat përfitues të tokës. Pikërisht në këtë listë, ishte dhe emri i Arqile Bollanos, njeriut kryesor që drejtonte grupin e punës për trajtimin e personave me tokë nga ana e bashkisë së Himarës.

Sipas dosjes hetimore del se Bollano vetë firmoste, vetë verifikonte dhe më pas vetë rezulton të jetë përfitues i dy ngastrave me tokë me një sipërfaqe totale prej 4263 m2 në zonën e Livadhit në Himarë.

Bollano, përfitoi pronësinë mbi dy sipërfaqet e tokës, ku tek njëra prej tyre prona e fituar nga zyrtari i bashkisë, u mbivendos në pothuajse 80 për qind mbi pasurinë e një mësuesi në Himarë. Një fakt i tillë është provuar dhe përmes një akti-ekspertimi topografik të kryer nga prokuroria që ka ndjekur rastin.

Por rezulton se firmëtar final për përfitimin e këtyre dy ngastrave nga zyrtari Arqile Bollano dhe personave të tjerë, rezulton të jetë kryetari i asaj kohe, Jorgo Goro. Sipas dosjes hetimore Jorgo Goro, në cilësinë e kryetarit të bashkisë Himarë, ka firmosur për përfitimin e dhjetëra mijë metra katror tokë nga disa familje bujqësore.

Praktika është përpiluar dhe argumentuar në formën se këto familje bujqësore nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992. Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, këto toka duhet ti njiheshin nga bashkia.

Etiketa: Arqile BollanoarrestGJKKOHomarejorgo gorospaktokë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

11:06 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

09:34 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

I dënuar në Maqedoni për plagosje, kapet në Pikën Kufitare të Bllatës 28-vjeçari

13:47 : 07/08/2025
Para

Dështuan në Euro2024, në Itali të sigurt: Kemi pasur një spiun në dhomat e zhveshjes

TË GJITHA

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025

Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

15:36 : 08/08/2025

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com