• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I dhuroi 4900 m2 tokë Arqile Bollanos, SPAK kërkon arrestim të dytë për Jorgo Goron

10:40 : 03/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Rëndohet pozita penale e ish-kryetarit të bashkisë Himarë Jorgo Goro, pasi prej disa ditësh prokuroria e posaçme SPAK, mësohet ti jetë drejtuar gjykatës, me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për ish-zyrtarin e PS.

Hetimi i nisur fillimisht nga prokurori i Vlorës Arjan Xhaferaj, por i transferuar një muaj më parë në Tiranë, duket se tashmë po finalizohet nga prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, i cili mësohet t’i jetë drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për sekuestrimin e një sipërfaqe toke në Himarë, që është përfituar në mënyrë të parregullt dhe caktimin e masës së “arrestit në burg” për ish-kryebashkiakun, Jorgo Goro.

“Ora News” ka mësuar se bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 4900 metra katror, e ndodhur në zonën e Livadhit në Himarë, e cila është përfituar në mënyrë të padrejtë nga Arqile Bollano, aktualisht kryetar i komanduar nga PS në bashkinë Himarë.

Hetimet e SPAK janë përqëndruar dhe tek përfituesi i këtyre dy pasurive Arqile Bollano dhe një person tjetër që kanë qenë pjesë e grupit të punës, të cilët ndërtuan listën emërore të personave që fituan tokë në mënyrë të padrejtë në Himarë.

Me këto ritme që po ecën hetimi, ka gjasa që bashkia e Himarës të mbetet sërisht pa kryetar.

Lexo edhe:

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

Por deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i kësaj çështje, aktualisht SPAK masë sigurimi “arrest në burg”, ka kërkuar vetëm për ish-kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i cili për momentin vijon të jetë në burg për shkak të një procedimi tjetër që bën fjalë për tjetërsimin e një sipërfaqe toke prej mbi 5 mijë metra katror, e përfituar kjo nga Artan Gaçi, burri i ish-ministres së Jatshme Olta Xhaçka.

Tashmë kërkesa e SPAK është në shqyrtim nga gjykata e Posaçme, e cila pasi të vlerësojë dhe kontrollojë provat e prokurorisë, brenda 5 ditëve duhet të dale me një vendim për caktimin e një mase ndaj Jorgo Goros dhe sekuestrimin e dy gastrave të tokës me sipërfaqe totale prej 4900 metra katror.

Sipas dosjes hetimore rezulton se kallëzimi është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501.

Në dosje del se 9 vite më parë, një punonjës i rëndësishëm i bashkisë Himarë, i quajtur Arqile Bollano, që sot mban postin e kryetarit të komanduar të bashkisë Himarë, ndërtoi një listë emërore për disa banorë të zonës, të cilët duhet të trajtoheshin me tokë nga bashkia Himarë.

Ndërtimi i kësaj liste argumentohej, me faktin se këto familje nuk ishin trajtuar me tokë bujqësore në vitin 1991-1992, por për shkak se ishin përdorues faktik të disa ngastrave toke, këto sipërfaqe duhet ti njiheshin nga ana e bashkisë Himarë.

Në kohën e paraqitjes së listës së përfituesve në Bashki, Arqile Bollano, ishte pjesë e grupit të punës në bashkinë Himarë, ku kryente plotësimin e procedurave që do shpallnin emrat përfitues të tokës.

Pikërisht në këtë listë, ishte dhe emri i Arqile Bollanos, njeriut kryesor që drejtonte grupin e punës për trajtimin e personave me tokë nga ana e bashkisë së Himarës.

Sipas dosjes hetimore del se Bollano vetë firmoste, vetë verifikonte dhe më pas vetë rezulton të jetë përfitues i dy ngastrave me tokë me një sipërfaqe totale prej 4900 m2 në zonën e Himarës.

Bollano, përfitoi pronësinë mbi dy sipërfaqet e tokës, ku tek njëra prej tyre prona e fituar nga zyrtari i bashkisë, u mbivendos në pothuajse 80 për qind mbi pasurinë e një mësuesi në Himarë. Një fakt i tillë është provuar dhe përmes një akti-ekspertimi topografik të kryer nga prokuroria që ka ndjekur rastin.

Por rezulton se firmëtar final për përfitimin e këtyre dy ngastrave nga zyrtari Arqile Bollano dhe personave të tjerë, rezulton të jetë kryetari i asaj kohe, Jorgo Goro, aktualisht në burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me rastin e tokës të përfituar në zonën e Himarës nga Artan Gaçi, burri i deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Sipas dosjes hetimore Jorgo Goro, në cilësinë e kryetarit të bashkisë Himarë, ka firmosur për përfitimin e dhjetëra mijë metra katror tokë nga disa familje bujqësore.

Praktika është përpiluar dhe argumentuar në formën se këto familje bujqësore nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992. Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, këto toka duhet ti njiheshin nga bashkia.

Mes përdoruesve faktikë në listën e përfituesve është dhe Arqile Bollano, aktualisht kryetar i komanduar i bashkisë Himarë. Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria, ka rezultuar se në periudhën e përpilimit të kësaj praktike, 2015-2016, Bollano ishte pjesë e grupit të punës që ka ndërtuar listën e përfituesve.

Ndërkohë nga një verifikim i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se Arqile Bollano, nuk duhet të përfitonte pronësinë mbi dy ngastrat e tokës, pasi ai rezulton në librin e fermerit se është trajtuar me tokë në vitin 1991.

Ligji e përcakton qartë se familjet bujqësore që janë trajtuar me tokë nga komisionet e ndarjes së tokës, përjashtoheshin nga përfitimi, edhe nëse ishin përdorues faktikë të një sipërfaqe toke. Kjo pasi pjesën takuese.

Por kjo gjë nuk është mbajtur parasysh, sikundër nga ana e kreut të bashkisë Himarë, Jorgo Goro, nuk është marrë asnjë masë për të kryer verifikime në teren nëse tek këto sipërfaqe toke, ka mbivendosje ose jo, nëse mbi këto sipërfaqe toke ka ndërtime me leje ose pa lejë, nëse për këto sipërfaqe toke ka apo jo pretendentë të tjerë të pronësisë, nëse është e rregulluar marrëdhënia mes kufitarëve etj.

Për shkak të këtyre shkeljeve të njëpasnjëshme dhe nisur nga pozita juridike e Arqile Bollanos, i cili mban funksionin e kryetarit të komanduar të bashkisë Himarë, prokuroria e Vlorës vendosi të shpallë moskompetencën dhe dosjen t’ia kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK./Ora News

Etiketa: Arqile Bollanoarrestimdhuroijorgo gorolivadhespaktokë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025
AKTUALITET

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

10:26 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
AKTUALITET

Sherr për pronën/ Dy vëllezër godasin me gurë vajzën 15-vjeçare të fqinjit në Tiranë

14:35 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet 33-vjeçarja

14:11 : 26/06/2025
Para

Durrës - Përndiqte ish të dashurën dhe e goditi me makinë, ndalohet 42-vjeçari

TË GJITHA

Plagosje me thikë në Tiranë – VIDEO

10:50 : 27/06/2025

Paraqitet në GJKKO deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja

10:44 : 27/06/2025

Paralajmërimi i Kushtetueses për Kuvendin, Albin Kurti fton në takim krerët e partive

10:37 : 27/06/2025

Pajtime Fetahu mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares

10:33 : 27/06/2025

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

10:31 : 27/06/2025

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

10:26 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com