• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Asambleja e Republikës Sërpska e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”

21:44 : 02/07/2024
në RAJONI

Asambleja Kombëtare e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, e ka miratuar të martën vonë të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb, e cila doli nga një “Kuvend gjithëserb” muajin e kaluar në Beograd.

Deklarata, e miratuar më 8 qershor në Beograd në një takim të përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republikës Sërpska, përbëhet nga 49 pika.

Aty thuhet se populli serb “përbën një entitet të vetëm” dhe se, ndonëse “përgjatë historisë, populli serb ka jetuar në shumë shtete me emra të ndryshëm, ai ka të drejtë të ruajë traditën e tij të pasur”.

Miratimi i kësaj Deklarate është dënuar nga anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiç, si dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë.

Miratuar në “Kuvendin gjithëserb” në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe shtetin e pavarur të Bosnje e Hercegovinës “nuk përfaqësojnë mbrojtjen e Marrëveshjes së Dejtonit, siç autorët pretendojnë, por janë një sulm i planifikuar ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës”.

Lexo edhe:

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

Debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla kërcënon se do kalohet në votim

Më 10 qershor, Ambasada amerikane në Sarajevë e cilësoi Deklaratën si të rrezikshme, dhe me plot gabime.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, në fjalimin e tij para deputetëve tha se “aspiratat e serbëve janë të paplotësuara”.

“Ne kemi të drejtën e një veprimi unik dhe ai nuk është i drejtuar kundër askujt”, tha Dodik.

Në të njëjtën kohë, Ramiz Salkiç, anëtar i Asamblesë së Republikës Sërpska, tha se “deklarata nuk ofron stabilitet apo marrëdhënie të mira fqinjësore, por vazhdon ta themelojë këtë entitet si territor ekskluziv i serbëve”.

Ndërkohë, në takimin e 8 qershorit në Beograd ishte insistuar në, siç është thënë, “përdorimin e emrit të plotë të provincës jugore serbe – Kosova dhe Metohija” – si referencë për shtetin e Kosovës.

Përveç pjesës për emrin, në Deklaratë përmendet edhe që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që Kuvendi gjithëserb mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mes tjerash përmendet që serbët në Kosovë, si dhe gjithë qytetarët tjerë që janë besnikë të Serbisë, duhet të mbrojnë manastiret, kisha, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara shkruan REL.

Nënshkruesit e Deklaratës i kanë dënuar edhe ato që i kanë konsideruar kushte të patolerueshme të jetesës së serbëve në Kosovë, të krijuara prej autoriteteve të Prishtinës, por pa përmendur ndonjë fakt konkret.

Në një pikë tjetër është përmendur edhe nevoja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, si mënyra e vetme e qëndrueshme për zgjidhje të problemit.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Etiketa: gjithserbKuvendiSrpska

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

Debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla kërcënon se do kalohet në votim

12:17 : 27/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
AKTUALITET

Debati me Peleshin, PS kërkon përjashtimin 30-ditor të Gazment Bardhit nga Kuvendi

19:49 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

Peleshi i “mbyll gojën” opozitës, me forcën e kartonëve socialistët miratojnë projektin për mbetjet

17:17 : 16/10/2025
Para

Skandali tek Onkologjiku, Alimehmeti: Rama injoroi raportet e KLSH

TË GJITHA

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com