• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni, një çështje shumë alarmuese dhe fenomen në rritje në Shqipëri

08:32 : 30/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Korrupsioni në Shqipëri mbetet shqetësimi kryesor i sipërmarrjeve të drejtuara si nga femrat, ashtu dhe meshkujt, sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Monitor” në faqen e vet të internetit përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting).

Sondazhi u plotësua nga 503 anketues, rreth 35% e të cilëve ishin femra.

80% e femrave të anketuara nga “Monitor” thanë se korrupsioni është një pengesë për investimet

80% e femrave të anketuara thanë se korrupsioni është një pengesë për investimet e tyre. E njëjta përqindje është dhe për përgjigjet që dhanë meshkujt sipërmarrës.

Është një normë e pashkruar në Shqipëri, që nëse nuk paguan, nuk mbaron punë. Perceptimi për femrat është se “korruptohen” më pak dhe ndaj hezitohet t’u kërkohet ryshfet.

Lexo edhe:

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

“Korrupsioni nuk luftohet me propagandë”/ Tabaku: Sapo nxorrën Diellën, qeveria fshehu prokurimet publike

54% e sipërmarrëseve kanë pohuar se u është kërkuar të japin një herë ryshfet gjatë 12 muajve të fundit, përkundrejt 76% që u përgjigjën në këtë mënyrë nga bizneset e drejtuara nga meshkuj.

52% e të anketuarave që u kishin kërkuar ryshfet thanë se ai varionte midis 10-20% të vlerës së kontratës.

Por, kur nuk mbaron punë, duhet të paguash. “Pas 16 viteve luftë për të mos paguar tarifat e korrupsionit që janë të afishuara, u dorëzova. Po këshilloj klientin t’i paguajë”, thotë një ekonomiste nga Shkodra, në komentet anonime në platformë.

Sipërmarrëset komentojnë se korrupsioni pengon rritjen, teksa i step në realizimin e investimeve.

“Korrupsioni, mua personalisht nuk më lë të rritem profesionalisht, pasi lloji i biznesit që unë bëj lidhet direkt me institucionet e qeverisjes vendore dhe ata u japin prioritet në kohë dhe në cilësi vetëm bizneseve të tyre ose atyre të zgjedhura prej tyre”, thotë një sipërmarrëse në sektorin e shërbimeve në Tiranë.

“Kemi frikë për të ardhmen dhe për rritjen e biznesit”, pohon një sipërmarrëse e re që vepron në sektorin e “Akomodimit dhe shërbimi ushqimor”, e klasifikuar në sipërmarrjet me 10-49 të punësuar.

Korrupsioni step dhe të huajt. “Kompania është pjesë e një grupi të huaj. Perceptimi i mungesës së konkurrencës së ndershme, që favorizohet nga niveli i lartë i korrupsionit, frenon vendimmarrësit e kompanisë së huaj të rrisë investimin në Shqipëri, shprehet një sipërmarrëse nga Durrësi, në sektorin e tregtisë, me 10-49 të punësuar.

Rezultatet totale

Rezultatet e sondazhit të “Monitor” me 503 të anketuar tregojnë se korrupsioni perceptohet si një çështje shumë alarmuese dhe fenomen në rritje në Shqipëri.

Më shumë se 90% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është një çështje shumë alarmuese, ndërsa 77% e tyre vlerësojnë se korrupsioni është rritur shumë në pesë vitet e fundit. 69% e të anketuarve mendojnë se lufta kundër korrupsionit nuk ka treguar përparim në vitet e fundit.

Megjithatë, shumica mendojnë se Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultate. Perceptimi i qytetarëve është se qeverisja qendrore përbën segmentin më të korruptuar./ MONITOR

Etiketa: femratkorrupsioniPerceptimi për femratryshfetsipërmarrjeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025
AKTUALITET

“Korrupsioni nuk luftohet me propagandë”/ Tabaku: Sapo nxorrën Diellën, qeveria fshehu prokurimet publike

18:15 : 22/09/2025
AKTUALITET

Mori ryshfet për ti dhënë leje të burgosurit, arrest në shtëpi për Irakli Lekën

16:16 : 19/09/2025
AKTUALITET

25% e grave nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia, përkeqësim në dekadën e fundit

12:42 : 16/09/2025
AKTUALITET

Rama shpik ministre virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI i kujton lidhjet e mafies me ekonominë

14:52 : 13/09/2025
BOTA

Akuzohet për ryshfet/ Gruaja e ish-senatorit amerikan dënohet me mbi katër vite burg

19:55 : 11/09/2025
Para

Gjermania miraton fonde për zhvillimin e një rakete detare supersonike

TË GJITHA

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com