• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Parlamenti Gjerman zgjat mandatin e KFOR-it

Jo vetëm raportet e sigurisë por edhe tifozëria serbe, kroate e shqiptare në Europian treguan se sa e brishtë është situata në rajon, thanë politikanët.

22:41 : 27/06/2024
në RAJONI

Ushtarët gjermanë do të marrin pjesë për një vit tjetër në praninë ndërkombëtare të sigurisë të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR). Kjo u miratua nga Bundestagu të enjten, më 27 qershor 2024, në një votim emëror me 535 vota pro, 91 kundër dhe dy abstenime. Në fillim të seancës, deputetët përshëndetën me ovacione të gjata disa nga veteranët e luftës së Kosovës që ishin të pranishëm në tribunë, ndër ta edhe ish-komandanti i KFOR-it, Roland Kather. Më parë në Parlament kishte pasur një debat afro 40-minutësh.

Roth e Mijatovic: Kritika ndaj politikës  së Vučić

Boris Mijatovic (Të Gjelbrit) theksoi nevojën e misionit të KFOR-it si një stabilizues në rajon për 25 vjet dhe lavdëroi angazhimin e ushtarëve. Ai kritikoi politikën nacionaliste të Vučić-it dhe politikanëve të tjerë që nxisin tensione dhe vuri në dukje rëndësinë e KFOR-it për sigurinë. “Politika e tij nacionaliste paraqet një rrezik të qëllimshëm për rajonin. Ushtria serbe në kufi me Republikën e Kosovës nuk është rastësi dhe as shenjë e qëllimeve paqësore,” tha deputeti i të Gjelbërve, duke kujtuar se tonet në rajon sa vijnë e bëhen edhe më nacionaliste.

Roth duke folur në Bundestag
Michael Roth, SPD: Jepini fund politikës së paqësimit! Kërkon politikë më strikte ndaj SerbisëFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Michael Roth, kryetar i Komitetit të Jashtëm të Bundestagut, kërkoi që Bashkimi Evropian t’i japë fund politikës së qetësimit ndaj Serbisë dhe të forcojë demokracinë dhe shtetin ligjor. Roth shprehu zhgënjimin e tij që Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Ai vuri në dukje rëndësinë e dhënies së shpresës për njerëzit në Kosovë dhe theksoi se përpjekjet për reforma vlejnë. “Jam shumë i zhgënjyer që dëshira e madhe e grupit tim parlamentar, mbështetur nga grupet parlamentare të koalicionit dhe CDU/CSU, nuk u mor parasysh dhe Komiteti i Ministrave, pra qeveritë, jo deputetët, që na përfaqësojnë në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, refuzuan të miratojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.”

Lexo edhe:

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Situata është shumë e brishtë, tha Roth duke iu referuar edhe gjuhës së përdorur nga tifozët në kampionat: “Ka kaq shumë urrejtje nacionaliste dhe ne duhet të arrijmë që përmes shkëmbimeve më të ngushta mes të rinjve ta eliminojmë këtë urrejtje. Duhet të vijë deri te një pajtim rajonal. Ne duhet të përballemi edhe me kapitujt e vështirë. Dhe është e papranueshme që me mosnjohjen e Kosovës ose me mohimin e gjenocidit në Srebrenicë të bëhet politikë mbi kurrizin e njerëzve në rajon”, tha Roth

AFD, BSW dhe e Majta kundër zgjatjes së mandatit 

Si çdo vit, edhe këtë herë mandati u zgjat me votat e koalicionit të qendrës së majtë, përbërë nga tri partitë, SPD, Të Gjelbrit, dhe FDP, si edhe të grupit më të madh parlamentar të opozitës, krahu konservator, CDU/CSU. Partitë e ekstremit të majtë dhe të djathtë votuan kundër.

Hannes Gnauck (AfD) argumentoi kundër zgjatjes së mandatit të KFOR-it, duke theksuar tre argumente, sipas tij: rezoluta e vjetëruar e OKB-së, kostot e larta dhe efikasiteti i dyshimtë, dhe mungesa e perspektivës afatgjatë dhe përgjegjësisë vendore për sigurinë.  “Duke marrë parasysh këto argumente, është jo vetëm e arsyeshme, por edhe e domosdoshme të refuzohet mandati për pjesëmarrjen gjermane në KFOR. Edhe në këtë mision, 29 ushtarë gjermanë kanë humbur jetën. Është koha për t’i dhënë fund këtij misioni,” tha politikani i AfD.

Nastic: Kurti kërkon Shqipërinë e Madhe

E ashpër në retorikë ishte sidomos ish-deputetja e së Majtës, sot Bündnis Sahra Wagenknecht (BSW), Žaklin Nastić, sipas të cilës ndërhyrja e Perëndimit në “Kosovë dhe Metohi” ishte e paligjshme dhe nuk ka sjellë asgjë veçse më shumë përçarje. “Ju mbështesni një ultranacionalist si Kurti në Prishtinë me fantazitë e tij për Shqipërinë e Madhe, përkrahësit e të cilit madje tani në Kampionatin Evropian brohorisnin hapur për vrasjen e serbëve në rrugët e Gjermanisë. Heshtja juaj për këtë flet për vete.”

Nastic duke folur te enjten ne Bundestag ne kuader te votimit per KFOR-in.
Zaklin Nastic: Albin Kurti kërkon Shqipërinë e MadheFotografi: Lucas Röhr/dpa/picture alliance

Këtë e kundërshtoi folësi i fundit, Thomas Silberhorn, ish sekretar shteti në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes dhe tani ekspert për mbrojtjen nga CSU. “E vërtetë,” tha ai, “që gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, tifozët nga Shqipëria dhe Kroacia brohorisnin parulla si ‘Vdekje serbëve’. Në të njëjtën kohë, tifozët serbë kishin slogane nacionaliste si ‘Kosova është Serbi’ në flamujt e tyre.” Silberhorn theksoi: “Këto ngjarje tregojnë tensionet etnike të vazhdueshme në rajon.”

Mandati për EUFOR Althea dhe UNIFIL

Në të njëjtën ditë, Bundestagu miratoi gjithashtu zgjatjen e mandateve për misionet EUFOR Althea në Bosnje dhe Herzegovinë dhe UNIFIL në Liban. Për misionin EUFOR Althea, Gjermania mban të gatshëm deri në 50 ushtarë, ndërsa për KFOR-in në Kosovë deri në 400 ushtarë. Kostot totale për këto dy misione ushtarake të Gjermanisë në rajon janë parashikuar në rreth 10.1 milionë euro për Althea-n dhe deri në 21.8 milionë euro për KFOR-in./DW

Etiketa: GjermaniKFORkosove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

15:04 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 27-të për konstituimin e kuvendit

09:16 : 05/06/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
BOTA

Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore, katër të plagosur

16:51 : 04/06/2025
RAJONI

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë, do të caktohet në ditët në vijim

16:38 : 04/06/2025
Para

Curri për mjekët: Çufoja i dhjamosur vrapoi, ajo kishte hall për fotot

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com